Fryma e Foltores do të përhapet deri në rrëzimin e regjimit

Fryma e Foltores do të përhapet deri në rrëzimin e regjimit

Nga Bujar Nishani - 23/11/2021

Nëse Lulzim Basha do të kishte parësore interesin e Partisë Demokratike, ai do të kishte luftuar “me mish e me shpirt” që ta sillte atë në pushtet.

Pasi nuk e solli dot, duke dështuar jo 1 herë, as 2 e 3, por plot 4 herë rresht në garat elektorale të njëpasnjëshme, për t’i bërë asaj partie, të paktën shërbimin e fundit, duhet të kishte dhënë dorëheqjen duke i hapur rrugë një modeli tjetër të lidershipit, një projekti tjetër politik, një alternative tjetër për besimin e shumicës së votuesve shqiptarë. 

Lulzim Basha jo vetëm nuk e bëri këtë, por pasi i fundosi demokratët në 12 vite opozitë dhe keqtrajtim prej regjimit të Edi Ramës, doli hapur në qëllimin e tij për ta mbajtur Partinë Demokratike një instrument fals të pluralizmit dhe sjelljen e tij si një manekin i regjimit.

Lulzim Basha dhe regjimi që e menaxhon kishin gabuar rëndë në kalkulimet politike.

Demokratët shqiptarë, të vlerësojnë, të duan, të mbështesin, por shpirtin dhe interesat e tyre nuk i shesin, as për karrigen e L. Bashës, as për karrigen e kurrkujt e aq më pak kur interesat e tyre tradhtohen e shiten tek regjimi i Edi Ramës.

Ata të cilët bërtasin ekraneve se L. Basha është votuar veç para pak muajsh e nuk mund të gjykohet dot nga vota e demokratëve, janë ose ca të paditur ose kanë probleme të rënda me dinjitetin.

Ju kujtojë të gjithë avokatëve të regjimit të rikthehen pak e të mësojnë mbi parimin “recall election” !

Eshtë një nga parimet më fondamentale të Demokracisë dhe një nga mjetet më efikase të pjesëmarrjes në demokracinë e drejtpërdrejtë.

Kushdo mendon se do t’i asgjësojë parimet dhe mekanizmat demokratike për shqiptarët, jo vetëm gabon, por “i hap probleme” të rënda vetes.

Rasti i Lulzim Bashës, kur opozita zyrtare kthehet në fasadë të një regjimi korruptiv dhe një subjekt përdorimi nga pushteti, është jo vetëm rasti i parë në historinë e pluralizmit shqiptar, por do të jetë një objekt studimi i thellë.

Kontrasti i thellë me këtë nonsens politik, historik e shoqëror, për fat të mirë, feksi prej reagimit qytetar.

Përmes foltores dhe lëvizjes së saj, sot demokratët kanë arritur të krijojnë pikërisht atë për të cilën ankoheshim mes vetes se na mungonte për 8 vitet e shkuara. FRYMA!

Pikërisht sot është krijuar më në fund FRYMA, e cila as krijohet dot me sforcim e as ndalohet dot me forcë.

Kjo frymë veç do të vijojë të përhapet me shpejtësi deri në rrëzimin e regjimit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

DEMOKRATI I BAZS23/11/2021 15:49

QË KUR KRIMINELËT KOMUNISTË NARKO-FASHIST DHE GJAKATARË NA QENKAN BËRË PRO-AMERIKANË? APO QË KUR AMBASADA E SHBA U KINEZIZUA NGA ÇDO ASPEKT DHE U KTHYE SI AMBASADA E KORESË SË VERIUT!!???
TË JESH SOT KUNDËR SALI BERISHËS DHE LËVIZJES DEMOKRATIKE FOLTORJA DO TË THOTË TË JESH ANTI-DEMOKRAT, ANTI-SHQIPTAR DHE ANTI-AMERIKAN!
PAS RRËZIMIT TË PENGUT LULZIM BASHA NGA FRONI I PD DO TË RRËZOHEN ME RADHË EDHE TË 3 PENGMARRËSIT E TIJ: EDVIN KRISTAQ RAMA, ERJON PLEH VELIAJ DHE YURI ÇING LI MING KIM! DO TË RRËZOHET EDHE AZIATIKJA KIM, PASI E KA SHNDËRRUAR AMBASADËN E SHBA SI JO SI NJË AMBASADË AMERIKANE POR SI NJË AMBASADË KINEZE OSE KOREANO-VERIORE!
PASTAJ TË GJITHA INSTITUCIONET E DREJTËSISË, TË MINISTRISË SË BRENDSHME DHE TË POLICISË SË SHTETIT DO TË RIBËHEN SIPAS SISTEMIT TË DREJTËSISË DHE POLICISË FRANCEZE OSE AMERIKANE!! TË PAVARUARA NGA POLITIKA, JO VEGLA TË POLITIKËS DHE TË PUSHTETIT POR INSTITUCIONE TË PAVARUARA LEGJITIME NË FUNKSION DHE NË MBROJTJE VETËM TË SHTETIT DHE TË QYTETARËVE!
KËTO 30 VJET TË IKURA KOT, DO TË JENË NJË MËSIM I MADH PËR TË GJITHË BREZAT QË DO TË VIJNË!! SHQIPËRIA DO TË BËHET VËRTETË E LIRË, DEMOKRATIKE DHE EVROPIANE! SHQIPËRIA DO TË BËHET NJË SHTET DINJITOZ!
SALI BERISHA AS NUK SE ÇFARË TË HUMBASË MË, AS NUK KA SE ÇFARË TË FITOJË PËRVEÇ PËRJETËSIMIT TË EMRIT TË TIJ NË ALTARIN E NDRITUR TË KOMBIT SHQIPTAR! UNË E BESOJ! DEMOKRACIA SHQIPTARE DO TË FITOJË DHE DO TË TRIUMFOJË!

Molla e dijes23/11/2021 11:06

Në fakt nëse Saliu vazhdon me dokrrat e fesë, të shtetit teokratik që gjasme kërkon të ngrejë po erdhi në pushtet, do ju dhjesim mu në foltoren tuaj të leshit. Kujdes me atë punën e fesë, jeni të dobët përballë së vërtetës që ka kohë që ka dalë sheshit dhe ju heshtni. Kështu i thoni Saliut dhe Znj.Liri. Nuk duhet të keni si strehë të fundit fenë, se aty pastaj do menderoseni.

Shto koment

Denonco