A ekziston e ku ndodhet ‘kërkesa’ e Riker?

A ekziston e ku ndodhet ‘kërkesa’ e Riker?

Nga Kastriot Islami - 18/11/2021

1. Shumë qytetarë më bëjnë dy pyetje:

A ekziston realisht ‘kërkesa’ e sjellë nga ambasadori i SHBA Riker drejtuar PD për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD, të përcaktuar më parë ‘ineligible’ (të papërshtatshëm për tu futur në territorin e SHBA);

Ku ndodhet kjo ‘kërkesë’ pra kush e zotëron atë’ dhe nëse është depozituar/arshivuar në PD...

Personalisht, edhe nga përvoja ime, nuk do ta besoja kurrë që vendi me demokratik i botës dhe për më tepër një aleat i vyer i yni në NATO dhe vend kryesor partner do të mund të bënte një ‘kërkesë’ të tillë formale! Megjithatë do të isha i hapur për çdo sqarim por jo për interpretime siç ka ndodhur deri më sot!

2. Basha pasi ka shpallur ‘aktin’ e tij (deri tani gojor), për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD, në vijim të një takimi në PD me përfaqësues të SHBA (https://albaniandailynews.com/news/basha-explains-to-dp-group-why-berisha-was-excluded) ka deklaruar ndër të tjera se :

 ‘....Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD dhe s’pranonte asnjë negociatë...’

3. Berisha, aktin e përjashtimit nga grupi i PD, të shpallur nga Basha, e ka cilësuar jo një akt privat e personal, por një akt që prek dinjitetin/sovranitetin e votës së lirë e të PD. Prandaj reagimi tij është ndarë në dy pjesë:

Privat e personal, për përcaktimin ‘ineligilble’ duke ndjekur pa implikuar PD vetëm çështjen e ‘shpifjes’ kundër sekretarit të DASH të dërguar përmes avokatit të tij në gjykatën e Parisi;

Aktin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, si një akt politik e qytetar, që ka prekur rëndë dinjitetin e sovranitetin e PD dhe votës së lirë, duke e denoncuar atë përmes mbajtjes së ‘foltores’ për ti shpjeguar demokratëve qëndrimet e tij e moskompetencën statutore të Bashës për këtë ‘akt’...

4. Me këtë rast lindin disa pyetje:

A ekziston një kopje e ‘kërkesës/aktit formal’ të sjellë nga Uashingtoni nga ambasadori Philip Reeker, me porosi të sekretarit të DASH dhe bazuar në përcaktimin e tij, siç thuhet në media, apo bëhet fjalë për një ‘kërkesë gojore’ të ambasadorit Reeker në takimin me drejtues të lartë të PD dhe me prezencën e ambasadores së SHBA në Tiranë, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD?

Nëse ‘akti formal’ ekziston, kush e zotëron dhe ku gjendet kopja e saj? A është arshivuar kjo kopje e ‘aktit’?

Nëse ka pasur gjatë takimit vetëm një ‘kërkesë gojore’ por jo një ‘akt formal’ nga ana e ambasadorit Reeker, sic është thënë në media nga disa drejtues të PD, shtrohen pyetjet se ‘ku është kopja e proces-verbalit të takimit të realizuar në selinë e PD ku evidendohet ky ‘moment i rëndësishëm’..’? Dhe se ‘a është arshivuar një kopje e proces-verbalit apo s’është mbajtur fare proces-verbal’?!

Nëse deklarohet se s’ka pasur ‘kërkesë me shkrim’, por vetëm një ‘kërkesë gojore’dhe nuk është mbajtur proces verbal i takimit në selinë e PD për ‘kërkesën me gojë’, a mundet pjesëmarrësit në takim (drejtuesit e PD) të ulen sot e të formulojnë një ‘dokument të shkruar’ lidhur me kërkesën formale ose gojore të ambasadorit Reeker dhe një kopje e këtij ‘dokumenti të zbardhur’ të depozitohet në arshivën e PD me shënimin ‘top secret’.

Madje, bazuar në legjislacionin shqiptar, a mundet një kopje e ‘kërkesës së zbardhur’ e të firmosur nga kryetari i PD ti jepet të interesuarit Sali Berisha, që me shumë gjasa do ta përdorte sa herë do ti nevojitej, natyrisht duke respektuar në mënyrë strikte rregullat e depozitimit ‘top sekret’..?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco