Misioni i Syrit dhe pazaret e Bashës

Misioni i Syrit dhe pazaret e Bashës

Nga SYRI.net - 23/10/2021

Kreu aktual i PD Lulzim Basha sulmoi sot Syri Televizion dhe Syri Net duke e transferuar pa pikë turpi fjalën “Shpresë” nga Syri tek vetja.

Pra ai qenkërka shpresa e opozitës, ndërsa Syri si Tv dhe Web Opozitar jo. Për të kuptuar se Syri vazhdon të njëjtin mision që nga krijimi i tij, duke bërë opozitë të vërtetë dhe jo false ndaj Ramës dhe qeverisjes së tij, mjafton vetë fakti që Basha ka filluar të flasë me të njëjtën gjuhë si vetë Rama për Syrin, ashtu sikurse po e shohin të gjithë se si avokatët e Ramës në media, janë bërë automatikisht dhe avokatët e tij njëherësh. 

Por sot kur Basha edhe pas 4 palë zgjedhjeve të humbura, në mënyrë qesharake guxon krahas emrit të tij të vërë mbrapa dhe mbiemrin “Shpresa” e të diskutojë opozitën e vërtetë e të pastër të Syrit, ia vlen të përmendim disa fakte. 

Përshembull ata që kanë ndjekur me kujdes opozitën e Bashës dhe të Syrit e kanë të vështirë ta kujtojnë cfarë bënte Basha kur Syri përshembull denonconte projektin për ndarjen e kufijve të Kosovës. Nëqoftëse e kujton njeri, qoftë Gaz Bardhi apo qoftë edhe Grida Duma e ftojmë ta thotë. Ose përshembull a e dini çfarë bëri Basha ditën kur Kryeministri i Kosovës e gjithë gjithë klasa politike Kosovare pa përjashtim, Syri TV dhe Syri Net denonconin me shqetësim Open Ballkan: A e mbani mend çfarë bëri? Ua kujtojme ne: bëri deklaratë për shtyp për dhunen ndaj grave duke shtuar se do të propozonte në parlament një projekligj kundra dhunës ndaj tyre. 

A e mbani mend përshembull çfarë bënte Basha kur Partia tjetër opozitare lajmëronte videokonferencë për aferën e inceneratorëve dhe Syri Televizion ishte nga të paktat TV që e trasnmetonte: A e dini çfarë bënte? Dilte në të njëjtën minutë në konferencë vetë me temë tjeter. Aq sa i detyroi liderët e Partisë tjetër t’i luteshin mos e bënte më.. Fundja e fundit a e mbani mend pas sa dhjetra e qindra kronikave e denoncimeve të Syrit për aferën e inceneratorëve, më në fund Basha bëri një denoncim zyrtarisht për këtë aferë te cilin e ka lene jetim …. nuk po citojmë gojët e liga për arsyen! 

Ose a e mbani mend përshembull ditën kur Syri Televizion me një dyzinë kronikash vërtetonte dështimin e SPAK, çfarë bëri Basha: Doli dhe tha se Partia Demokratike ka besim te SPAK per te bere vetingun e politikaneve. 

Sot doli dhe foli gjerë e gjatë pas më shumë se 6 vitesh personalisht për çështjen Beketi… Po a mban mend njeri të ketë folur në momentin kur këtij televizioni iu vunë shiritat e sekuestrimit apo dhe më pas….Kurrë. Ndonëse nuk pretendojmë te kemi 97% të audiencës ajo është rritur ndjeshëm që në momentin kur vendosëm të flasim hapur dhe pa doreza për pazaret Rama – Basha, për faktin e thjeshtë së publiku është gjithmonë i ndjeshëm ndaj të vërtetës!

Jemi përpjekur ta sjellim atë gjithmonë tek ndjekesit tanë edhe kur përballeshim me tatimet dhe gjobat e Ramës, edhe kur na kërcënonin me heqjen e licencës madje edhe kur kryeministri na sulmonte në fjalime patetike në sheshe apo institucione.

Për Syrin mund të thuhet se mbështet opozitën, se është agresiv me qeverinë por kurrë dhe asnjeherë ajo që dëgjohet rëndom per kryehumbësin, që është në pazar me qeverinë! Në një vend normal e në një parti funksionale Basha do duhej te kishte kërkuar ndjesë e të ishte larguar me kohë si pasojë e gjendjes pa shpresë ku e ka katandisur opozitën shqiptare duke i dhuruar si askush tjetër në 30 vjet, mandatin e tretë kundërshtarit.

Por me sa duket misioni i tij nuk ka qënë kurrë sjellja e PD në pushtet por realizimi i planit 12-vjeçar të pazareve individuale ndërkohë që populli opozitar vazhdon të firojë jashtë Shqipërise për shkak të dështimeve dhe mungesës së shpresës! 

Nuk ia vlen më të krahasohet Misioni i Bashës me Misionin e Syrit, se edhe ne bëhemi qesharakë si vetë ai po vazhduam më tej...

Syri ka vetëm një mëkat në rrugën dhe misionin e tij: që besoi për një periudhë kohe që Basha ishte më shumë i paaftë se në Pazar me Ramën dhe u mundua me mish e me shpirt ta ndihmonte dhe atë të bënte opozitë në të mirë të këtij vendi...

Por tani që dhe vetë ai nuk kujdeset aspak të dëshmojë që është në Pazar me Ramën, Syri thjesht do të vazhdojë misionin e tij ashtu si ditën e parë pavarësisht sulmeve që i vijnë nga Rama apo shërbëtori i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Qytetari 24 tetor 202124/10/2021 11:37

I nderuari syri.net. Me gabimet qe ka berë dhe bëri kohet e fundit, Lulzim Basha në lidhje me z. BERISHA , është në "grahmat" e fundit te tij si kryetar i PD. Ai do te kete nje fund të hidhur dhe mjaft "diskreto" pavarsisht mbeshtetjes te momentit nga ndonje ambasadore e huaj, qe sot ndodhet ne Shqiperi dhe neser mund te largohet siç edhe ka ndodhur rëndom....

reti23/10/2021 21:19

Go Syri go!

MANI USA23/10/2021 20:42

HEU, MISIONI I SYRIT DHE PAZARET E BASHES! EU, KRIZIONI ZGJYERIT BËR VAZARET
E PASHES!! PO KUR BASHA NA ISHTE SËBASHKU ME UNMIK-UN NË KOSOVË, LE QË AI
AS QE GUXONTE, AS NUK DONTE; AS TË KOMUNIKONTE, NE GJUHËN SHQIPE POR, AS TË KONTAKTONTE, AS TË BASHKËPUNONTE PËR T'MIRËN E KOSOVES, POR, PËRKUN-
DRAZI, AI ME VAJZEN E SALI BERTISHES SUPOSOHEJ BASHKË ME UNMIKUN-ARMIKUN
JA HAPEN VARRIN OH, ZJARRIN; PËR VARROSJEN AH ZJARRMOSJEN E UÇK-SË O, ME
BURGOSJE, TORRTURRA DHE MONTAZHE GLOMAZHE, PËR ASGJASIMIN EDHE SHKA-
TËRRIMIN E TERË POPULL KOMBIT TË VETË, MBARË SHQIPTARISË! KËTE MË SË MIRI
E VERTETON DEKLARATA E DRASKOVIÇIT, DISIDENT NACIONALIST SERBË, TEK PATË
DEKLARUAR: PËR ÇUDI QË SHQIPTARËT TË KOSOVES JANË TËRHEQUR NGA UÇK-JA
ÇLIRIMTARE,LEGJENDARE, NË KRYE ME ADEM KRYELEGJENDARIN,DUKE E SHKELUR
DETIMIN E UÇK-SË MBI FLAMUR DHE HIMNE,EDHE DUKE NDRRUAR EDHE INTEGRITET
E IDENTITE KOMBËTARË MBARË SHQIPTARË; NE, ME NDËRKOMBËTARËT DO LUJAMË
SI TË DOJMË, SI DESHIRIROJMË, PËR ASGJASIMIN E ÇESHTJES MBARË SHQIPTARE!"
MANI USA

t23/10/2021 17:55

Qentë te lehin,syri ec para,vulembajtesi i pd,vetem po ti lexonte shkrimet,analizat te botuara te syri,apo edhe komentet e lexuesve te syrit ,do ti kishin vlejtur me shume se sa ata keshilltaret izraelite.

Shto koment

Denonco