Përse Lulzim Basha kërkon ta minojë vetingun?!

Përse Lulzim Basha kërkon ta minojë vetingun?!

Nga Bujar Nishani - 23/10/2021

Pse Lulzim Basha gënjen sa herë që del e flet? Është e vërtetë që opozita kërkoi Vetingun e politikanëve në 2018, por nuk e kërkoi atë nga SPAK.

Askush sot nga opozita nuk është kundër Vetingut, po përse Lulzim Basha kërkon ta minojë e ta fusë atë në xhepin e pengmarrësit të tij?

Kjo është pyetja që ai duhet t’i përgjigjet.

Përveç shumë e shumë arsyeve pse SPAK nuk ka as legjitimitetin, as moralin, as besueshmërinë e as gjasë të bëjë vetingun, kjo tezë spekulative e Lulzim Bashës bie poshtë vetëm me një argument të thjesht ligjor.

Vetimi nuk është hetim penal. Vetimi bëhet me legjislacion, mekanizma, aktor, të posaçëm, të përkohshëm, të pavarur, për të evidentuar fakte e prova të paligjshmërisë.

SPAK është pikërisht për të marrë më pas këto fakte e prova për t’i hetuar penalisht.

SPAK nuk mund të përgatisë punën për SPAK. Kjo nuk është vetëm qesharake, por djallëzi prej skuthash.

Vetimi i pasurive të pajustifikuara të politikanëve dhe familjarëve të tyre do të bëhet me patjetër një ditë të afërme, do apo nuk do Lulzim Basha dhe Edi Rama.

PD dhe opozita as nuk drejtohet e as bëhet e besueshme për shqiptarët, me një kryetar që vetëm gënjen! Të shpëtojmë PD për të shpëtuar Shqipërinë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp23/10/2021 18:22

Z.President, sot një bashkbisedues më 'shpjegonte' se: "politikanët vërtetë janë të korruptuar, kanë bër lëmsh shtetin dhe shoqërinë, por asgjë nuk do ndodhë, jo se Amerikanët dhe BE nuk ua dinë të larat dhe të palarat, por thjesht se nuk duan, e se gjithçka do zgjidhet paqësisht dhe politikisht". Politikanëve të korruptuat do tu marrim pasuritë i thash unë, sikur me demek po më pje....dh njeri mua. Bashkëbiseduesi më kujtoi fabulën e dhelprës me dashin, unë i kujtova fabulën me ujkun dhe gomarin që lutej: o zot bëje ëndërr. Hodhëm dhe një bastë, ku shoku tha: i lutem zotit dmth Amerikës që ta fitosh ti bastin. Ndarja në dy parti ju bën me dy seli. Te SHQUPI dhe te selia e vjetër. Gjthsesi edhe në rastin më të keq, nuk del i humbur.

Shto koment

Denonco