Si reforma në drejtësi e çoi drejtësinë shqiptare nën kontrollin e PS dhe roli i Xhorxh Soros

Si reforma në drejtësi e çoi drejtësinë shqiptare nën kontrollin e PS dhe roli i Xhorxh Soros

Nga Sali Berisha - 22/10/2021

Nga Sali Berisha

'Në korrik të 2021 mbushen pesë vite nga votimi në parlament i paketës kushtetuese të Reformës së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, e cila i solli vendit një sistem drejtësie totalisht të kontrolluar nga ekzekutivi.

Kjo reformë është ideuar, iniciuar, financuar, nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (OSF) dhe është draftuar nga bashkëpunëtorët e këtij Fondacioni. Pas dështimit të saj dhe rënies dramatike të besimit të qytetarëve tek reforma dhe sistemi i drejtësisë eksponentë kryesorë të OSF, në Shqipëri dhe në Europë, përpiqen të mohojnë rolin prej promotori kryesor të OSF në këtë reformë.

Por dokumentet e vetë OSF dhe dokumente të tjera zyrtare provojnë se ideja e Reformës të Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri u formulua pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet nga OSF, në Planin e Strategjisë për vitet 2014-2017 të këtij Fondacioni, të publikuar në dhjetor të vitit 2013. OSF do të ishte jo vetëm ideator dhe iniciator i kësaj reforme, por dhe financues e promotori i saj. OSF me qeverinë krijoi trurin e reformës - Grupin e Ekspertëve të Lartë të Reformës në Drejtësi (GELR), i cili përbëhej nga bashkëpunëtorë të OSF, ish ministra, zëvendës ministra e zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste, si dhe ekspertë të misioneve për ligjin pranë ambasadave të SHBA dhe BE.

Anëtarët e GELR në përputhje me parimin kush paguan vendos, u paguan nga OSF deri në fund të reformës. GELR nuk pranoi si anëtar asnjë nga kandidaturat e propozuara nga opozita. Misioni i GELR, si truri i reformës, ishte hartimi i amendamenteve kushtetuese dhe ligjeve organike të reformës së drejtësisë, të cilat miratoheshin në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës (KPPR) vetëm me votat e mazhorancës.

Opozita ndonëse pa të drejtë vetoje dhe anipse ekspertët e saj nuk u pranuan nga GELR, mori pjesë në KPPR. Ajo vuri si kusht të vetëm për këtë pjesëmarrje dërgimin në Komisionin e Venecias për opinion të draftit të ndryshimeve kushtetuese të përgatitur nga GELR dhe të miratuar nga KPPR vetëm me votat e mazhorancës, si edhe oponencën e opozitës ndaj këtij drafti. Palët binin dakord të pranonin rekomandimet e Komisionit të Venecias.’

Sa më sipër është pjesë e raportit mbi kapjen e reformës dhe sistemit të drejtësisë shqiptare nga George Soros për llogari të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Raportin e plotë në shqip dhe anglisht e gjeni në dokumentet bashkangjitur me këtë postim. Raporti në anglisht është botuar nga ‘The International Institute for Middle East and Balkan Studies (IFIMES).

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Bimi22/10/2021 15:11

I nderuar doktor. Ndonese jam dakort me argumentet qe jep ju keni pergjegjesine tuaj ne ngritjen dhe mosluftimin e kancerit sorosian. Soros ka vepruar be Shqiperi lirisht edhe kur ju keni pasur pushtet dhe krijeses se tij ju i dhuruat PD. Nejse kjo eshte e kaluara. Ne duhet te shohim perpara. Duhet te mobilizosh shoqerine civile, drejtuesit fetare qe ti qendrojne perversiteteve qe Soros do kerkoje tju imponoje shqitareve duke filluar nga edukata e transgender dhe LGBTQ ne shkolla shkaterrimi i familjes traditionale etj. Ki kujdes se shpesh fshihen pas ambientalizmit qe Te fitojne pike ne publik. Krijo ambientalistet e tu.

Shto koment

Denonco