Në kozmos me PRAS

Në kozmos me PRAS

Nga Sokol Shameti - 21/10/2021

Shqipëria me të drejtë po mendon të shpenzojë para për t'u bërë vend me program hapësinor. Kishte ardhur saktësisht koha që shqiptarët vërtet t'i mbajnë sytë nga qielli për të mos u fiksuar me vogëlsira që u ndodhin këtu në tokë, si fjala vjen varfërimi galopant, rritja e çmimeve, pagat e ulëta kur kanë punë e papunësia nëse s'pranojnë pagat e ulëta.

E mbara e do që tani t'i gjendet edhe një emër programit hapësinor shqiptar që do hedhë në kozmos satelitë me stampën "Albania". 

Sigurisht do të ishte e pasjellshme ta quajmë këtë program NASA (National Aeronautics and Space Administration), për shkak të ndjenjave të aleatëve strategjikë. 

E.S.A. (European Space Agency) është brenduar me kohë nga europianët e BE-së të cilët kanë kohë që e dëshmojnë antishqiptarizmin e tyre me anë të zvarritjes së negociatave. 

Por drama më e madhe është që Koreja e Jugut, me programin e saj Korean Aerospace Research Institute (K.A.R.I.) na ka zënë edhe akronimin adapt, atë të përshtatshmin për programin që shpreh aspiratën tonë astronomike.

Gjithsesi, shpresat nuk duhen humbur. Lajmi i mirë është që akronimi P.R.A.S.I (Program for Research of the Aeronautical and Space Idiocracy) është i lirë, andaj duhet kapur sa më shpejt përndryshe do na ndodhë mynxyra e padëgjuar që të nisim fluturimet në hapësirë pa pasur fillimisht bazën tokësore të këtyre fluturimeve. 

Me PRASI-n të ngritur dhe me satelitët Albania 1 dhe Albania 2 në orbitë, benefitet janë të shumta. Së pari na e marrin të keqen ata që duan t'i mbajnë shqiptarët peng të shqetësimeve të kota tokësore.

Gjithashtu, programi satelitor shqiptar ka shansin të hapë edhe një faqe të re e të panjohur sa i përket qëllimeve pse një shtet vendos të shpenzojë qimet e kokës për të dalë në kozmos.

Nëse amerikanë, rusë, kinezë, francezë e koreanë i lëshojnë satelitët e tyre me qëllim shërbime telekomunikacioni, navigimi, studimesh astronomike e fshehtazi edhe ushtarake, Shqipëria me dy satelitët e saj Albania 1 dhe Albania 2 mund të bëhet vendi i parë që i nis satelitët për qëllime mjekësore. 

Programi hapsinor shqiptar mund të jetë i pari që shërben si mjet për çlirimin e gazit të tepërt të prodhuar nga një stomak tepër entuziast deliranti dhe eksplorimin e ndërveprimit mes degës mjekësore të flatologjisë dhe megalomanisë politike.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Lyli Lilushi21/10/2021 13:23

Fluturon fluturon Lylushi pallaveshi me vule ,fitoren e si te Piros.

Shqiptari21/10/2021 11:45

Prasin e pare qe the ti do tja fusim Lylit,se ja per shembull Lyli nuk fluturoj dje me prrase ne bythe kur tha qe ka 95% te demokrateve me vete,qe kishte fituar 94 deputet por qe ja vodhen sikur me qene dardha deputetet ,ai e mbush sallen por ka hall se mos i mbetet qejfi Berishes ,po ky eshte estrada e peqinit mor mik jo ke prrase qe fluturon por dhe me hurin ne bythe.

Shto koment

Denonco