Pro Kuvendit Kombëtar: për një rithemelim politik perëndimor

Pro Kuvendit Kombëtar: për një rithemelim politik perëndimor

Nga Akil Kraja - 21/10/2021

Pushteti nuk do të ndërmarrë “asnjë ligj [...] që zvogëlon lirinë e fjalës apo të shtypit, ose lirinë e njerëzve të mblidhen në një asamble në mënyrë paqësore, si dhe t’i bëjë peticion Qeverisë për të zgjidhur problemet”. Është ky amendamenti nr.1 i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Etërit themelues besonin se modeli i një Republike ndërtuar mbi demokracinë përfaqësuese është sistemi më i mirë për të garantuar në çdo kohë të drejtat themelore të qytetarëve. Ata besonin gjithashtu se pushteti është burim devijimesh autoritare ndaj amendamentet ishin garanci “kufizuese” për çdo pushtet, në çdo kohë. Bëhet fjalë për vitin 1791. Simbolika është e jashtëzakonshme. Flasim për amendamentin e parë, i cili i përmban njëherazi tre liri duke i bashkuar në një nen të vetëm : të firmosësh një peticion, për të zhvilluar një asamble, ku mund të flasësh lirisht. Kjo është ëndrra amerikane, kjo është demokracia amerikane.

Kontinent tjetër, shekuj më pas. Viti 2000. Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian rendit në nenet 11 dhe të 12 të saj, lirinë e fjalës si dhe lirinë e asamblesë paqësore, duke shtuar, si pjesë e të njëjtit nen, lirinë e organizimit në “parti politike [...] që kontribuojnë për të shprehur vullnetin politik të qytetarëve”. Në qasjen evropiane, sërish tre liritë themelore të fjalës, të asamblesë dhe të organizimit politik shkojnë bashkë si të drejta të pandashme. Kjo është gjithashtu ëndrra dhe demokracia evropiane. Nuk është një rastësi. Amerika dhe Europa, janë pjesë e të njëjtit djep.

Perëndimi nuk ka tjetër emër, për Shqipërinë nuk ka tjetër ëndërr. Një parentezë e gjatë kjo për të qartësuar përtej çdo dyshimi se firmosja e një peticioni, ku kërkohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar, për të diskutuar mbi të ardhmen e një force politike është njëherazi një akt demokratik, njëherazi evropian dhe amerikan. Unë jam pro një kuvendi të tillë. 

Në një artikull të kaluar me titull “Pas 13 qershorit, nevoja e një vizioni rithemelues të PD” shtroja disa piketa të asaj çka mund të ndodhte me ri-organizimin dhe analizën post 25 prill. Pritshmëritë ishin të larta. Por çfarë u ofrua publikut ndërkohë? Kuvendi i 17 korrikut prodhoi si lajm kryesor vetëm fjalimin plot epos, ndjekur nga dorëheqja plot dramë, e Mark Markut. Formimi i Kryesisë nuk krijoi një momentum përpos faktit se një pjesë e mirë e saj u zgjodh me emërim. Ndërkohë ngritja e departamenteve teknikë nuk është bërë ende publike dhe organizatat partnere janë të gjitha jashtë mandateve statutore. Kjo vonon më tej perceptimin se ka një ekip. Ashtu si në vitet e kaluar, denoncimet rifilluan si në media ashtu dhe drejt prokurorisë. Prej 2013 ato numërohen tanimë me qindra, e mbase me mijëra.

Përtej shpresës se një ditë do të ketë drejtësi, opozita duket se po vonon të shpalosë në këtë sezon të ri një vizion të ripërtërirë të aksionit të saj politik. Po përballemi me një deja-vu që nuk entuziazmon. Kjo po lë një boshllëk të thellë në tavolinën e një baze elektorale të përhumbur e të uritur për alternativa imediate. Është pikërisht ky boshllëk që duket se po mbush foltorja. Ajo po ngjit. Mbase sepse përballë humbjes së shpresës, e vjetra e njohur duket më ngushëlluese se monotonia e të sotmes. Një monotoni, që ndikohet ndoshta nga pritshmëritë e afërta që vinë nga Spak, ose nga besimi se skandali i radhës do të jetë dhe më i madh se ai i shkuar.

Fakti është se këto mbetën mirazhe. Jetojmë në gjendjen e skandalit të përhershëm. Rezultati në terren është konsolidimi i një partie-shtet, në mes të Europës, nën hundën tonë e të çdo ambasadori. Humbja ishte e madhe, mos-ndryshimi nuk është zgjidhja. Kuvendi Kombëtar duhet të adresojë këtë situatë sa më parë.

Një forcë politike nuk është polici, hetuesi e aq më pak një gjykatë publike. Nuk është as OJF dhe as qendër sociale që shpërndan ushqime e ndihma falas. Një forcë politike është një organizim njerëzor që synon fitoren dhe jetësimin e politikave shtet-formuese në shërbim të një kombi sovran. Pa sjellë risi të qenësishme përballë të majtës, votuesit shqiptarë nuk besojnë që PD mund të rifitojë sërish. Në bazë, ky dyshim ushqen një ndjenjë vetmie të thellë mbi atë se si dhe çfarë do të jetë vijimi. Është provuar gjithçka, gradualisht dhe në mënyrë eksponenciale drejt një radikalizimi ekstrem : nga çadra, protestat, djegja e mandateve deri në mos pjesëmarrjen në zgjedhje.

Masakrat zgjedhore ndoqën njëra tjetrën, sigurisht, por ne nuk fituam. Rezultati është një opozitë dymbëdhjetëvjeçare, si kurrë më parë. Duke u fshehur tek shkëndija e foltores, dhe jo tek arsyet strukturale pas saj, drejtimi demokrat nuk po ja del të ideojë, e për pasojë të artikulojë një forcë politike moderne, mbështetur në një ekip të konsoliduar, që promovon politika inovative dhe të të ardhmes. Përballë monotonisë dhe të zakonshmes, mediat dhe anëtarësia do të ndjekin natyrshëm çdo fjalë që kërkon të sjellë risi. Fjalën, pasi ajo vjen e para. Thuhet në librat e shenjtë, dhe në çdo kushtetutë që garanton fjalën e lirë.

Kuvendi Kombëtar duhet të mblidhet për të krijuar një traditë reale konsultimi me bazën. Çështja e listave të kandidatëve apo e programit, vendimet mbi pjesëmarrjen apo jo në zgjedhje etj. nuk mund të merren më nxitimthi, pa konsultime të gjëra, të thelluara, të shtrira në kohë dhe në territor. Ndaj unë do ta firmos thirrjen për Kuvendin Kombëtar, jo si një firmë “anti” apo “pro”. Por si e vetmja formë qe lidershipi i PD të dëshmojë, duke filluar nga vetvetja, se beson tek dialogu i hapur me elitën drejtuese të forcës politike që përfaqësojmë. Që në grupimin tonë politik promovohet debati i civilizuar dhe emancipues. Për çdo temë, në çdo kohë. Kjo është një betejë lidershipi dhe vizioni për ristrukturimin e aksionit të një force politike kombëtare. Të mos fshihemi pas vulave dhe interpretimeve të procedurave statutore.

Koha është tani. Anëtarësia duhet të njihet me faktet e përfolura dhe të shprehet mbi drejtimin që PD duhet të marrë në të ardhmen. Me votë pozitive, apo dhe negative, votë-besimi mbetet gjithashtu një parim demokratik. Madje është pjesë e programit të PD i cili propozon që një grup votuesish mund te kërkojnë ndërprerjen e një mandati të një deputeti në çdo moment. Ky ishte një propozim modern dhe kurajoz për kohën i dalë nga vetë Kryetari të PD-së, i cili i ka të gjitha kompetencat që ta mbledhë Kuvendin apo Këshillin Kombëtar pa pritur peticionin që po firmoset nga anëtarësia demokrate. Përse vallë Rama do të pranojë ndonjëherë një debat publik kur ne vetë nuk e ushtrojmë ketë instrument demokratik?

Për ta mbyllur, thirrja e Kuvendit është e vetmja mënyrë për të fshirë nga leksiku opozitar fjalën “anti-amerikanizëm”. Një term guaskë, pa përmbajtje, që u hodh për konsumerizëm politik, por me pasoja të rrezikshme. Teza fillestare duhet të realizohet, në mënyrë që anti-teza e mëvonshme të rrëzohet. Dëshmi ndaj partnerëve dhe çdo votuesi shqiptar për karakterin realisht perëndimor të një force politike historike. Kuvendi duhet të mblidhet si një provë demokracie, statutore dhe qytetare të përkatësisë sonë ideologjike. Një kuvend perëndimor që garanton pluralizmin brenda forcës politike, që garanton mendimin e lirë dhe ndryshe, fraksionet dhe mundësinë që çdokush që nuk është në një linjë me drejtimin politik të mund të shprehet në një platformë institucionale dhe përbashkuese.

Le të shpalosen këto vlera në jetën shpesh herë arkaike të partive politike shqiptare. Le të jetë ky Kuvendi i Platformave Demokratike. Le të jetë PD, sërisht, paraprijëse e standardeve më të mira demokratike. 

*Anëtar i Këshillit Kombëtar PD

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA21/10/2021 20:15

HEU, PRO KUVENDIT KOMBËTAR: PËR NJË RITHEMELIM POLITIK PERËNDIMOR!
EU, DRO PRUR RENDIT KORBËTAR: TERË NJË RIHELMIM RROLIFIK TERËNKRIMOR!!
ATHUA ME FANTAZMA FANTAZMAHRROGRIE; AH DRUA, KRAKAZMA KRAKAZMA HOR-
DHËRIE; DUKE FANATAZUAR, KRRAKAZGUAR, PËR TË NA GLLABRUARA, MASAKRUAR,
EDHE ME PROQESE TË MONTUARA, HORRPRESE TË HORRËZUARA, SI ME SHTËPINË
E VERDHË; GJËJA PËR TRANSPLANTIM ORGANESH SERBË NGA UÇK-JA ËH O, VETËM
ME UA MBROJTUR O HUMBUR GJURMËT E KRIMIT, KURMËT E TËRBIMIT, TË BANDAVE
O TRANDAVE TË RUSO SERBO GREKO TURKO JUGOSLLAVE; AH, PUSO VERBO FERKO
FURKO TUGOSHKAVE; QË KËSO O PËSO, BANDA KANIBALË, KATASTROFALE, NUK PO
NGOPËN, AS KOPËN; ME GJAK DHE PRAG TË MBARË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIP-
TARISË; HEJ, TË MBARË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTRAISË!!. TË FALA MANI USA

Daku21/10/2021 18:14

O Akil, o qylaxhi, qe ty Basa te ka hapur dyert e PD-se duke mos pasur asnje kontribut, Tani qe e kuptove qe u dogj perfundimisht, u kujtove me shkrujt kunder Bashes?!
Trashe pak zerin dhe belin...

Demokrati21/10/2021 15:56

U TREMBËT DHE U MBROJTËT NGA "BERISHIZMI" POR U MASHTRUAT, U VARFËRUAT, U RRËNUAT, U SHKATËRRUAT, U SKLLAVËRUAT DHE DEGRADUAT NGA RAMIZMI, SPIROPALIZMI DHE BASHIZMI.
100 HERË MË MIRË PËR PARTINË DEMOKRATIKE, PËR DEMOKRACINË, PËR OPOZITËN DHE PËR SHQIPËRINË NJË E VJETËR E MODERUAR DHE E MODERNIZUAR SE SA NJË E RE E VJETËRUAR, E KORRUPTUAR, PA SHPRESË DHE E SHPARTALLUAR!!! LULZIM BASHA E KA SHPARTALLUAR PARTINË DEMOKRATIKE!
TË GJITHË SHQIPTARËT QË E DUAN DEMOKRACINË, E DUAN LIRINË, DREJTËSINË DHE SHQIPËRINË, KUDO KU NDODHEN T'I BASHKOHEN "FOLTORES DEMOKRATIKE"!!
FOLTORE = FITORE!

Shqiptari21/10/2021 15:47

O TË NDERUAR SHQIPTARË!
TË GJITHË SHQIPTARËT QË E DUAN DEMOKRACINË, E DUAN LIRINË, DREJTËSINË DHE SHQIPËRINË, KUDO KU NDODHEN T'I BASHKOHEN "FOLTORES DEMOKRATIKE"!!
FOLTORE = FITORE!

Shqiptari21/10/2021 15:30

O TË NDERUAR SHQIPTARË!
AKOMA NUK E KENI MARRË VESH DHE NUK JENI TË BINDUR QË SPAK ËSHTË NJË STRUKTURË E POSAÇME E ORGANIZATËS NAKO-MAFIOZE "RILINDJA"??!!!
SPAK ËSHTË NJË NGA FORUMET E PARTISË NË PUSHTET!!! TË BESOSH TEK SPAK ËSHTË NJËSOJ SI TË BESOSH QË NË DIELL KA UJË!!! APO TË BESOSH QË NË SAHARA KA FOKA DHE ARINJ POLARË!!!
TË GJITHË SHQIPTARËT QË E DUAN DEMOKRACINË, E DUAN LIRINË, DREJTËSINË DHE SHQIPËRINË, KUDO KU NDODHEN T'I BASHKOHEN "FOLTORES DEMOKRATIKE"!!
FOLTORE = FITORE!

tirana21/10/2021 14:23

Nje shkrim analitik me shume kurajo dhe vullnet politik me mendime te vyera qe partia demokratike si e para parti opozitare pas renies se murit te Berlinit , te dale nga gjendja e rende ne te cilen ndodhet se pari me nje program politik afatgjate ....

Shto koment

Denonco