Letër e hapur për mikun tim Anti-VAX

Letër e hapur për mikun tim Anti-VAX

Nga Erion Dasho - 18/10/2021

Letër e hapur për mikun tim Anti-VAX.

Më lër ta nis këtë letër duke thënë se i kuptoj shqetësimet e tua.

Në murin tënd në facebook të shkruajnë me dhjetëra, për të mos thënë qindra, miq virtualë puna e përditshme e të cilëve sot është bërë anatemimi i vaksinës.

Në inbox-in tënd vijnë video nga shkencëtarë dhe aktivistë që denoncojnë me patos "eksperimentet" që janë duke u bërë me vaksinat e "rrezikshme", "konspiracionin global" që përgatitej prej shekujsh, por i mungonte vetën një koronavirus për t'u shpalosur, etj. etj.

Në ekranin tënd del herë pas here një personazh (shpesh i nderuar si jurist, si ambientalist apo si fallxhor) që flet me zjarr për viruset, vaksinat, ADN-në, antitrupat dhe limfocititet.

Flet me aq kompetencë, sa edhe mjeku më i zot i fushës përkatëse duket si amator para tij.

Ajo që është më e keqja, në ekranin tënd del herë pas here edhe ndonjë mjek që i bashkohet këtij enturazhi dhe, kur këtë mjek e dënojnë shoqatat mjeksore, ngrihet një stuhi akoma më e madhe se establishmenti po hakmerret ndaj guximtarëve dhe kalorësve të së vërtetës.

Të gjithë këta kanë një të përbashkët!

Ata të mbushin mendjen ty të mos vaksinohesh!

Të bindin se trupi yt i stërvitur, i ushqyer shëndetshëm, i përforcuar me disa vitamina "magjike", mjafton për të të mbrojtur nga virusi!

Sinqerisht, uroj të kenë të drejtë!

Uroj që ti të jesh midis atyre 80% fatlumëve që e kalojnë COVID-in si një grip të zakonshëm. Apo midis atyre 15% më pak fatlumëve që sëmuren, por sidoqoftë nuk përfundojnë në një shtrat reanimator!

POR!

Mos harro se fati i keq mund të bëjë që ti të jesh tek ai 5%-i fatkeq... Atëherë pranë krevatit tënd nuk do të jetë:

...miku i Facebook-ut që të dërgonte videon e përditshme anti-Vax. Ai/ajo ka dëgjuar para disa muajsh se nuk duhet patur kontakt me një person të infektuar. I dhimbet jeta e vet!

...drejtuesi i protestës, ai juristi apo ambientalisti me të cilin dënonit së bashku konspiracionin botëror! Ai vazhdon në rrugën e vet. Dje protestonte kundër vaksinës, sot ka tjetër hall.

...parashikuesi me pamje profetike që mbin ekraneve dhe parashikon të ardhmen transhumane apo apokaliptike!

...ai mjeku amerikan, kanadez apo italian që ka vite që ka humbur licensën si sharlatan dhe mundohet të fitojë në Facebook apo YouTube ato që nuk fiton dot më si mjek!

...as ai mjeku ose mjekja shqiptare që fliste në ekran me entuziazëm! Ata nuk janë infeksionistë dhe vazhdojnë të merren me pacientët e vet!

Jo! Ti je në një dhomë spitali, i rrethuar nga mjekë dhe infermierë që po bëjnë të pamundurën për të të shpëtuar!

Që të japin medikamente, administrojnë injeksione, të lidhin pas aparaturave për të të matur temperaturën, rrahjet e zemrës, oksigjenimin, etj.

Që të kanë vendosur një maskë e cila të mban akoma në jetë sepse të jep oksigjenin që nuk ta japin dot mushkëritë e tua.

Rreth teje vdesin çdo ditë 5, 6 apo më shumë fatkeqë të tjerë dhe ti nuk e di nëse do të kthehesh dot apo jo pranë familjes dhe miqve.

Tani ndoshta e kupton se sikur të ishe vaksinuar, rreziku për të qenë në atë shtrat do të ishte rreth 10 herë më i ulët dhe se do të kishe dhjetë herë më shumë shans të ishe duke pirë një birë me shokët se sa të luftoje për jetën në spital!

Dimri po vjen dhe bashkë me të edhe virozat. Askush nuk mund ta parashikojë se si do të sillet COVID-i, por ajo që mund të parashikojmë është:

Nëse vaksinohesh sot mundësia për të vdekur nga COVID-i në gjashtë muajt e ardhshëm është jashtëzakonisht e ulët.

Mos e humb këtë shans!

Vaksinohu!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ERION PIPERO18/10/2021 12:55

Mqs na ke bere block ne faqen tende ne fcbook qe te mos bejme komente por ju jepet fjala vetem atyre me regji qendrore po te pergjigjem ketu per sharlatanizmat e mjera alla Dr.Adhamudhi qe shkruan jo me larg se sot: 1: Uroj që ti të jesh midis atyre 80% fatlumëve që e kalojnë COVID-in si një grip të zakonshëm. Apo midis atyre 15% më pak fatlumëve që sëmuren, por sidoqoftë nuk përfundojnë në një shtrat reanimator!
POR!
Mos harro se fati i keq mund të bëjë që ti të jesh tek ai 5%-i fatkeq- PERGJIGJE- Atehere vete nga propaganda e BigFarmas, OBSh etj etj qe e ripertyp dhe e percjell edhe ti vetem 5 % jane raste fatale (kjo me shume rezerva por e marrim te mireqene) atehere vete "Kryevaksina" -Pfizer pretendohet ta kete efektshmerine ne fillimet e saj (se duhet te cpohesh pambarimisht) deri ne 90% edhe kjo me reklame se ne realitet ka zbritur deri ne 60-70%. Pra pse te bejme bixhoz me jeten tone dhe te femijeve duke ja bere me detyrim kur vete Natyra na mbron shume me mire se vaksina qe efektet e saj anesore si merr persiper askush ne rast se ndodhin dhe po ndodhin ca si shpesh perhere e me shume ?! kush e ndjen veten te rrezikuar qe eshte tek 5% pas konsultimit me mjeket bujrum le ta beje e i dalte per hajer! 2:Që të kanë vendosur një maskë e cila të mban akoma në jetë sepse të jep oksigjenin që nuk ta japin dot mushkëritë e tua. - PERGJIGJE - Ose je komplet "OUT" ose nuk e di si ta veme emrin o "Pipero" i FcBookut, po cfare efekti ka intubimi ose maska e oksigjenit kur enet e gjakut ne mushkeri jane te "trombuara"/te bllokuara duhen cbllokuar ato qe mushkerite ta absorbojne oksigjenin dhe nepermjet gjakut ta percjellin me tej ne gjithe trupin, futja e oksigjenit pambarim kur ne mushkeri nuk qarkullon gjaku vetem sa i "mbyt" ato sepse shkaku qe ne marrim fryme eshte kur ne mushkeri shtohet CO2 dhe jepet "komanda" per frymemarrje. Pra nje aspirine 400 ose antikoagulant me i specializuar do shpetonte shume jete por ju nuk pergjigjeni pse nuk i behet autopsi te vdekurve te semureve me covid dhe shkaku do ishte shume i qarte por ju i pershkruani receta me antibiotike te shtrenjte qe skane asnje lidhje me viruset, duke ja bere "cope" imunitetin njerezve qe ju o te pashpirt i trajtoni si kavie! 3:Dimri po vjen dhe bashkë me të edhe virozat. Askush nuk mund ta parashikojë se si do të sillet COVID-i, por ajo që mund të parashikojmë është:
Nëse vaksinohesh sot mundësia për të vdekur nga COVID-i në gjashtë muajt e ardhshëm është jashtëzakonisht e ulët.- PERGJIGJE - Kjo fraza e fundit eshte qershia mbi torte se e pranon perseri qe jeni komplet kontradiktore dhe qesharake sepse kur se di si do sillet Covidi ne dimer nga e di ti qe vaksina do na mbroka?! aq me teper qe keto vaksina jane prodhuar mbi variantin fillestar te Covidit por cuditerisht bejne efekt edhe per mutacionet?! dmth vaksina "autopershtatet"! NE PERFUNDIM TE UROJ TE VAKSINOHESH TI DHE GJITHE ATA QE TE BESOJNE DERI SA TJU MBAJE TRUPI PO SBESOJ SE DO JU MBAJE SHUME NQS VERTET VAKSINOHENI SIDOMOS ME PFIZER APO ASTRA ZENECA!

Shqiptari18/10/2021 10:58

Dr. Dasho! Qënke mjeshtër për fare për hartime! Paske tamam një stil shkrimi artistiko-letrar të tipi kadarean! Bravo! Paske humbur kot si shkrimtar apo poet mjeko-social!
Por përpara kësaj, pse nuk i bën thirrje atyre mjekëve "jo-sharlatan", që nuk i detyrojnë qeveritë që të pajisin me një tip pasaporte të njëvlerëshme me green-pass edhe personat fatlum, që u infektuan nga virusi dhe e kanë kaluan sëmundjen? Pse duhet të vaksinohen fëmijët 5 vjeç e lart? Pse ata studentë apo njerëzit e vaksinuar të mos e bëjnë çdo 4 ditë testin për Covid? Pse duhet të vaksinohen personat e shëruar nga Covid? Pse stadiumet e Shqipërisë dhe të gjithë botës janë të mbushur plot e përplot? Pse urbanët e qyteteve janë plotë e përplot me njerëz që rrijnë ngjitur njëri pas tjetrit? Pse ata që u sëmurën nga virusi dhe u trajtuan në shtëpi paguan mijëra euro për t'u shëruar? Pse ata mijëra dhe dhjetra mijëra pacientë të siguruar tek shteti, të shtruar nga covid dhe sëmundje të tjera nëpër spitalet e Shqipërisë paguajnë si ryshfet qindra dhe mijëra euro për shërbimet spitalore dhe operacionet e ndryshme tek mjekët, infermjerët dhe deri tek sanitaret e tirizuara?!!! Pse vidhen me qindra miliona euro në sistemin e kalbur të shënditësisë shqiptare me kaq shumë tendera hajdutësh???
Fol për këto një herë o Dr. Dasho i Gjermanisë, pastaj shkruaji mikut tend andti-vax. Sepse këto gjëra e vdesin shqiptarin e gjoë pa u infektuar fare nga Covid!!!
Maskarallëqet, abuzimet, fshehja dhe shtimi i numrit të viktimave nga covidi sipas interesave të politikës së ditës janë krime dhe sharlatanllëqe!!
Kush nuk flet më përpara për këto, atëherë është një kryesharlatan dhe shërbëtor i qelbur i kriminelëve të shëndetësisë!! Sot shëndetësia është kthyer thjesht në biznes dhe nuk ka lidhje fare me humanizmin apo me Hipokratin!!
Po nuk u more me krimin e shëndetësisë, je një kryesharlatan o Dr. Dasho, o gjerman!!!

The donald18/10/2021 10:35

Vazdoni avazin ju. Po perdorni te djathten. Vetem halli i berishes ju intereson pastaj ne cdo gje tjeter jeni bashke me ramen.

liu18/10/2021 10:14

hik er spurdhjak. kundra vaksines kan dal shkenctare me cmime NOBEL ti bari dhish do me dhon men

Genjeshtra18/10/2021 10:11

Mos na qaj hallin e birres me shoket po thuaj sa vdesin nga vaksinat...ca perqindje? Apo e ke te ndaluar te flasesh se nuk ju lejon pfizer...ske faj ke hall te madh kur je ne xhepin e mafjes se barnave...duhet te genjesh te shantazhosh te behesh palaco dhe maskara.
Do ju vije dita qe do jepni llogari per kete skeme vdekjeje qe i sherbyet me zell per xhepin tuaj..

Githbo18/10/2021 09:50

Meh.....

Shto koment

Denonco