Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Frrok Çupi, eksponent i nëntokës në studiot e Tiranës

Frrok Çupi, eksponent i nëntokës në studiot e Tiranës

Nga Skënder Buçpapaj - 17/10/2021

Kam qeshur me të madhe këtu në Zvicër. Me siguri, më keni dëgjuar në Tiranë.

Të mërkurën, më 13 tetor në mbrëmje, TopChanel, më ka kushtuar një edicion të emisionit ‘Open’. Tema ishte ‘Gjendja e Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH)’.

Ishte i ftuar F. Çupi, i parapëlqyer i veçantë i drejtueses së emisionit, i dërguar nga nëntoka e Shqipërisë; M. Kikia, injorant i përgjithshëm, injorant i veçantë për temën që po trajtohej dhe C. Bolino, të cilit i dukej vetja sikur fliste në ndonjë studio të kamorrës, ku shahet në mungesë dhe nuk jepet e drejta e fjalës, ku shpifet në mungesë dhe nuk jepet e drejt e përgjigjes, ku denigrohet antimafia. Ishte e ftuar edhe një zonjë që shpjegoi akuzën e ngritur nga SPAK ndaj Thoma Gëllçit, ish Drejtor i Përgjithshëm, i larguar nga kjo detyrë pas mbarimit të mandatit 5 vjeçar. Ishte i ftuar edhe një tjetër nëpërmjet Skype.

Dy të ftuarit kryesorë deshën t’ia krijojnë idenë publikut se RTSH-në, që nga viti 1990, e drejton Skënder Buçpapaj. Dhe fajin pse institucioni publik nuk reformohet gjatë këtyre tridhjetë viteve e paska Skënder Buçpapaj. Sipas tyre, RTSH-në e paskam politizuar unë dhe e paskam bërë të pareformueshëm e të padepolitizueshëm.

Skënder Buçpapaj ishte në gjithë nëntekstin e emisionit, në pyetjet e drejtueses së emisionit dhe në komentet e Çupit e Kikisë. Që emisioni më kushtohej mua, doli në mbyllje të tij, kur E. Vasili ia bëri me shenjë se tashi është koha dhe Çupi tha se ‘Buçpapaj ishte një krejtësisht i panjohur nga Tropoja, ishte një asgjë që nuk dinte se nga bie globi’ kur Berisha e solli në krye të Radiotelevizionit Shqiptar.  Krrokat Frroku, kikiris Kikia, e rritën sa e rritën vezën, derisa iu erdhi për të dalë veza dhe, nëpërmjet gojës së Çupit, e përplasën në surratin e Vasilit.

Nga viti 1990, para Buçpapajt ishin dy Drejtorë të Përgjithshëm, pas Buçpapajt ishin edhe gjashtë-shtatë drejtorë të tjerë. Por u përmendën vetëm Buçpapaj dhe Gëllçi.

Në lajmin e ‘Zërit të Amerikës’ për burgosjen e Gëllçit thuhet ‘Në vitet ’90 ai ka drejtuar gazetën e Partisë Socialiste ‘Zëri i Popullit’ dhe më pas ka shërbyer si zëdhënës për disa kryeministra socialistë. Pas disa vitesh jetesë në Shtetet e Bashkuara, që prej vitit 2015, ai u rikthye në Shqipëri, ku konkurroi për postin e drejtorit të RTSH, detyrë nga e cila u largua në përfundim të mandatit 5-vjeçar, para pak muajsh.’

Skënder Buçpapaj erdhi në krye të RTSH kur kishte njëzet vjet veprimtari të suksesshme letrare e publicistike dhe gjashtë vjet veprimtari të suksesshme botuese në gazetën e vetme letrare-artistike që botohej në Shqipëri, ‘Drita’. RTSH deri atëherë kishte qenë institucioni strategjik propagandistik, ‘bomba atomike e PPSH’, siç e quante Ramiz Alia.

Në Radiotelevizionin Shqiptar unë kam shkuar për të drejtuar institucionin. Dhe e kam drejtuar me integritet të plotë profesional dhe intelektual. Nuk kam bërë korrupsion dhe nuk e kam lejuar korrupsionin. Thoma Gëllçin e mori nga SHBA Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës, dhe e solli në krye të Radiotelevizionit Shqiptar për të bërë korrupsion, për ta shpërdorur institucionin.

Me Çupin jemi njohur shumë mirë. Atë e rekomandoi për në Rilindjen Demokratike tropojani Mehmet Elezi. Partia Demokratike u fut menjëherë në zgjedhjet e vitit 1991. Çupi e vuri gazetën e parë opozitare në shërbim të klaneve dhe nëntokës së PPSH-PS, nëpërmjet saj, futi në parti frymën klanore, e cila nuk iu nda më. U fol në atë kohë se Çupi organizoi goditjen e njërit prej të klanit të tij (kandidat për deputet i PD) në errësirë me levë në kokë. Si kryeredaktor i RD-së do të mbahet mend për intervistën e përbashkët, të bujshme, që ia morën presidentit Ramiz Alia me kryeredaktorin e ‘Zërit të popullit’.

Pasi PD e largoi nga ‘Rilindja Demokratike’, Çupi u dërgua në krye të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës nga Ramiz Alia. U dërgua jo për të drejtuar, por si emisar i Ramiz Alisë dhe për të bërë korrupsion sa të dojë.

Image

Në mars të vitit 1997 ishte përkrah Zani Çaushit dhe kryebanditëve të tjerë të ‘Revolucionit Demokratik të Vonuar’ anembanë jugut të Shqipërisë. Me triumfin e ‘Revolucionit’ më 1997 ai u caktua Drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare jo për të drejtuar, por për të sjellë frymën e komiteteve të shpëtimit dhe për të bërë korrupsion sa të dojë. Edhe kryetar i Qendrës Kombëtare të Kulturës më 2012 u dërgua jo për të drejtuar, por për të bërë korrupsion sa të dojë.

Çupin nuk e ngritën dot më lart as demokratët, as socialistët, sepse ai ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Letrarucët dhe gazetarucët F. Çupi e Th. Gëllçi, pra, i bashkon gjithçka. Dhe i ndan gjithçka me Skënder Buçpapajn. Skënder Buçpapaj është 180 gradë ndryshe nga F. Çupi e Th. Gëllçi.

Skënder Buçpapaj shkoi në RTSH nga gazeta ‘Drita’, në një periudhë kulmore suksesi të saj, të paparë në historinë e Shqipërisë, ku ai pati rol të rëndësishëm. Mjafton të shfletosh koleksionet e gazetës. Filloi si nëndrejtor i RTSH dhe përballoi fushatën zgjedhore të shkurt-marsit 1992. Shkoi për fitoren e demokracisë dhe jo për t’u bërë Drejtor i Përgjithshëm. Shkoi me kërkesën e Sindikatës së Pavarur të Radiotelevizionit, kryetar i së cilës ishte shkrimtari Alfred Kanini.

Shkoi si intelektual i pavarur, që nuk i përkiste asnjë partie. President i Shqipërisë ishte Ramiz Alia, kryeministër ishte djali i këshilltarit të Ramiz Alisë. Pas shtatë muajsh mori drejtimin e institucionit. I rrallë do të ishte ai shqiptar që do të guxonte të merrte në dorë një institucion të tillë që dita-ditës mund të heshtte përgjithmonë, ngaqë teknika e tij ishte e vjetëruar dhe e kalbur. E rinovoi institucionin, e fuqizoi ekonomikisht, e stabilizoi dhe i ndërtoi një perspektivë të sigurt. Televizioni kishte vetëm 4-6 orë programe. Shumë shpejt u katërfishuan. Kreu reforma të thella e të domosodshme që i qëndruan me sukses kohës.

RTSH u bë dritarja ku shqiptarët shikonin për herë të parë në dritë të diellit krimet e komunizmit. Kjo ishte një nga arsyet pse Skënder Buçpapaj sulmohej përditë nga gazetat e shumta të Partisë Socialiste dhe nëntokës së Sigurimit të Shtetit. Në atë periudhë janë shkruar me mijëra shkrime denigruese kundër Skënder Buçpapajt, më vonë janë shkruar edhe libra. Pas Berishës kam qenë më i sulmuari nga shtypi.

Në emisionin për RTSH ‘Open’ u tha me të drejtë se RTSH ishte sa çdo ministri e asaj kohe. Në fakt, nga çdo pikëpamje, ishte më shumë se disa ministri së bashku. Sepse ishte institucioni i vetëm informativ kombëtar dhe njëkohësisht i vetmi institucion kulturor kombëtar, në një kohë kur Kinostudio, Teatrot, e gjithë jeta kulturore kishin heshtur. RTSH, kur Buçpapaj shkoi në krye të institucionit, ishte gati për të pësuar fatin e tyre.

F. Çupi mund të fliste për ATSH-në te E. Vasili, Të tregonte se si ai e shndërroi atë në një institucion të panevojshëm dhe të tepërt, të cilit askush në botë nuk i referohet. Një institucion vetëm për të shpërblyer me vende pëllumbash militantët e partisë. Mund të fliste edhe për fatin e televizionit ‘Agon’ të Bechettit, ku ai punoi derisa Rama e mbylli. Kikia mund të fliste për TopChanelin nga e përzuri Ben Blushi. Por nuk mund të flisnin për RTSH-në. Këtë mund ta bënte çdo njeri i rëndomtë që do të vinte nga rruga, por jo as Çupi, as Gëllçi.

Sepse këta nuk mund të tregonin të vërtetën se si Gëllçi e shndërroi RTSH-në në një institucion të panevojshëm, madje të tepërt, që shërben për punësime të njerëzve të PS-së. Sepse këta nuk mund të tregonin të vërtetën pse RTSH është ndër mediat më pak të shikuara, me përqindje njëshifrore të shikueshmërisë, çka nuk mund të përfytyrohet për mediat publike, të vetmet që e kanë për detyrë të mbrojnë dhe kultivojnë shijet dhe interesat e publikut të një vendi dhe kombi. Por Çupi dhe Kikia kishin ardhur vetëm për t’ia plotësuar porosinë Ramës dhe për të kënaqur veshët e mafiozëve të tij, të cilët thonë: Gëllçin na e burgosën, por, gjithsesi, Buçpapajn e shamë publikisht.

E. Vasili ka dalë vetë nga RTSH i Skënder Buçpapajt. Ashtu si shumë të rinj e të reja që u formuan në vitet 1992-1995 dhe, me krijimin e mediave private, kaluan atje dhe ua japin tonin këtyre mediave sot e kësaj dite, përgjithësisht me dinjitet dhe nuk përdoren si rrecka, siç përdoret E. Vasili. RTSH ka të vetmin faj- që nuk i ka bërë mësime diksioni E. Vasilit, e cila, edhe sot e kësaj dite, nuk i respekton fjalët shqipe, të cilat i shqipton në mënyrën më të shëmtuar, e cila, edhe pas 30 vitesh, ka një zë të cilin nuk e meriton mikrofoni.

RTSH është në gjendje të rëndë. E. Vasili mund t’i kushtonte emisione ku të merret seriozisht e sinqerisht me këtë temë. Nëse ajo do të kishte minimumin e dinjitetit, nëse ajo do të kishte minmumin e profesionalitetit, nëse ajo do të kishte minimumin e etikës profesionale, aty mund të ftoheshin ish Drejtorë të Përgjithshëm të RTSH, edhe personalitete të tjera të këtij institucioni dhe njohës të tjerë ekspertë të tij, por jo njerëz që duan ta inkriminojnë historinë e RTSH të këtyre 30 viteve, për faj të viteve të Edi Ramës.

Nuk mund të flasë asgjë të vërtetë apo me vlerë F. Çupi, i cili shkel e shkon mbi veten e tij si pa gjë të keq, me të katër këmbët, vetëm për të marrë bonuset më të cilat e kanë mësuar këto 30 vite pushtetarët e radhës. Nuk mund të flasë asgjë me vlerë në studiot e Tiranës, F. Çupi, protagonist i vitit 1997 i aso veprash të cilat nuk i amnistoi marrëveshja me Fran Vranickin dhe të cilat, përballë drejtësisë, nuk vjetërohen kurrë.

F. Çupi ka folur për lirimin e Zani Çaushit, mund të flasë edhe për lirimin e Th. Gëllçit, por nuk mund të flasë për RTSH-në dhe për asnjë temë serioze të realitetit shqiptar.

Është poshtërsia më e madhe të flasësh për një njeri i cili ka 26 vjet që është larguar nga Shqipëria dhe që e ka nxjerrë RTSH-në nga errësia e diktaturës në dritën e demokracisë. RTSH as Shqipëria nuk mund të bëhen sa të jenë në duart e F. Çupit, Th. Gëllçit, E. Ramës dhe nëntokës të cilën e përfaqësojnë.

Sot mediat në Shqipëri janë përfshirë në një Hocus Pocus, lojë mashtruese, ku shqiptarëve iu thithet gjaku ditë e natë nga Mafia, ndërsa atyre iu ofrohet iluzioni i njerëzve më të lumtur të botës, si në kohën e babait dhe dajëve të Edi Ramës. Vetëm VOAL duket se ua prish hesapet, sepse nuk është bërë as nuk bëhet pjesë e kësaj loje.

F. Çupi dhe Tha. Gëllçi janë mutacione të të njëjtit virus të nëntokës së Shqipërisë.

F. Çupit mediat në Shqipëri ia kanë lejuar pozicionin ex cathedra nga mund të nxjerrë nga goja çfarë t’i teket pa ia prishur askush terezinë. Por ai është veçse një tollumbace e mbushur me gaz helmues, të cilën, për të manipuluar opinionin publik, e fryjnë nga njëra studio në tjetrën dhe që, një ditë, do t’iu pëlcasë në dorë.

As armikut tim më të madh nuk do t’ia doja shpirtin e shitur të eksponentit të nëntokës F. Çupi.

Ja pse unë qesh këtu në Zvicër dhe, patjetër, dëgjohem në Tiranë.

Botuar ne Voal.ch

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari17/10/2021 18:14

FRROK CUP PLEHRA NXJERR NGA GOJA ATO QE EDVIN RAMA NXJERR NGA BYTHA, NDERSA MENTOR KIKIA NXJERR NGA GOJA ATO QE NXJERR NGA BYTHA FROOK CUPI!
MENDOJINI VETE PRODUKTET MEDIATIKE QE ATA TE DY NXJERRIN NGA GOJA DHE NGA BYTHA TEK HALEJA E QELBUR E ENI VASILIT!! IMAGJINONI GJITHASHTU, KUR DIKUR ENI VASILI KA QENE DASHNORJA E SPARTAK NGJELES, DERI SA TAKUT IU MBARUAN PARATE E BURGUT DHE FILLOI TE LEPINET BYTHEN E QELBUR TE EDVIN RAMES PER 3 MIJE EURO NE MUAJ!

drita bashaj17/10/2021 17:36

Eshte tragjedi kombetare keneta e qelbur e spiuneve, hajduteve, tradhtareve, krimineleve, mafiozeve, kopileve-te degjeneruar , qe kane gllaberuar kete vend keto 30 vjet. E vetmja shprese eshte qe te vrasin njeri-tjetrin dhe te thithen nga lluca e tmerrshme e ferrit qe krijuan ne vendin e nje populli te mjere. I lutemi Zotit te dergoje hakmarresin ndaj Berishave, Bashave, metave, Nanove e Ramuteve...lista eshte e gjate se qeniet e peshtira shkaterruese jane shume pjellore- minj, kacabunj, tartabiqe, gjarperinj, o Zot ver dore!

DAJO KSANI17/10/2021 16:59

FRROK CUPI NI PEDER ROBQ...

Buzzz17/10/2021 16:15

Fork CUPA ESHTE SAKTE DHE DREJTE CFARE SHKRUAN AUTORI QE E PERSHENDES DHE I UROJ JETE TE GJATE PER TE NA SHERUAR NGA FFRROKATT GELLCAT DHE GELBAZAT KOMUNISTE QE DUHET TI PESHTYJME CDO MENGJEZ KUR PASTROJME DHEMBET DHE BYTHEN NGA FEKALET KOMUMISTE

cut dabjoni17/10/2021 15:24

Sakte...pèr njè pleher nga me te ndyrat e ketij tranzicioni

tarasi17/10/2021 14:58

FRROK CUPI MUT-MUTI!

Genci17/10/2021 14:28

Ke shume te drejte ne analizen tende.Je njeri i nderuar.Sa per Frok Çupin te gjithe e dine se e kurdis Balla dhe ja ka hapur dyert e studiove per te hedhur helm te gjithe atyre que do eprori i tij.
Per mua eshte nje funderine dhe sigurims i pandreqshem.Si i tha Grita Duma ,je nje kellire..

Shto koment

Denonco