Nuk është INDIVID, është INSTITUCION!

Nuk është INDIVID, është INSTITUCION!

Nga Endira Bushati - 12/10/2021

Nuk mund t’ua shpjegojmë atyre që nuk e kuptojnë!

Sa kënaqësi të shohësh këto ditë, të gjithë ata të obsesionuar që vetëm emri i Sali Berishës, i tërbon, teksa studio më studio dalin jashtë kontrollit, kur shohin Rikthimin e Doktorit… të jesh publikisht kundra SB, gjithmonë të ka bërë atraktiv për tregun e punës…

Në fakt, po të llogaritësh rikthimin në 2005 pas rrëzimit të ‘97, ky i vitit 2021 është RIKTHIMI NR. 2 i Sali Berishës… di njeri ndonjë rast nga historia që të ketë 2 rikthime…????

Tërbohen nga sallat, nga adhurimi që ata shfaqin ndaj Berishës, sepse kurrë nuk e kuptuan që Berisha nuk është individ, por institucion… institucion përfaqësimi….!

A ka faje Sali Berisha???

Edhe adhuruesi më i flaktë i tij ia numëron nja 4-5….

Por, i pafalshëm do të ishte Sali Berisha nëse nuk ndërmerrte këtë rikthim, si institucion përfaqësues i gjysmës së popullit….si shpresa e fundit për PD dhe opozitën….

- Po ç’përfaqëson Sali Berisha për të gjithë ata që e ndjekin 30 vite rresht?

Djali nga Tropoja, pa prindër të Byrosë a nomenklaturës, me peshën e diskriminimit jo të pakët krahinor, erdhi dhe “u theu turinjtë” “kapadaijve” të Tiranës, atyre me jetë të dhuruara e trashëguara nga 1945’….me punë, punë, punë, kokëfortësi e këmbëngulje të përditshme….

Kapadaijtë e Tiranës, të llastuar e snobë, kohëharxhues bareve e restoranteve, nuk ia falën kurrë daljen në krye, fitoret e sukseset….ia amplifikuan fajet, në një regjisurë perfekte që synonte të intimidonte këdo që e mbështeste….

Por, shqiptarët, demokratët, ata të thjeshtët, të vuajturit nga “sistemi i privilegjeve” të pamerituara, e panë gjithmonë Sali Berishën si modelin e arritjeve përmes talentit e karakterit të fortë, të paepur dhe të padorëzueshëm….

Kushdo, edhe ata që nuk e njohin personalisht, kanë një eksperiencë me Sali Berishën:

- një përgjigje me sms në 2-3 të natës… mes 300-400 sms çdo ditë…

- një kartolinë për vit të ri, me shkrim dore, të drejtuar me emër… mes 5-6 mijë kartolinave në vit…

- një status në facebook me ankesën apo informacionin e dhënë….

- përgjigje e analizë për çdo ngjarje, të shkuar apo të tashme, mbi politikën, ekonominë, filozofinë e artin…

E kjo punë e pandërprerë, pa pushim, gjatë gjithë jetës, larg qejfeve e kohëhumbjes së njerëzve të zakonshëm, kjo marrëdhënie me njerëzit e për njerëzit, e ka shndërruar Sali Berishën në institucionin e përfaqësimit e të qëndresës për gjithë elektoratin opozitar!

Kush mendoi se Sali Berisha do të dorëzohej e mbyllej në shtëpi, s’paska kuptuar asgjë mbi karakterin e tij këto 50 vite!

Tentuan të “vrisnin” individin, dhe rikthyen institucionin!

Tani mësoni Politikën!

*Ish-anëtare e kryesisë së PD

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Roland13/10/2021 07:50

Shum sakte! Bravo

Genci12/10/2021 20:31

Bravo..Analize e shkelqyer.

Shto koment

Denonco