'Kaq e dija, kaq e thashë, merre Tefik se ta lashë'- (Gjyshja ime i jep mësim Bashës)

'Kaq e dija, kaq e thashë, merre Tefik se ta lashë'- (Gjyshja ime i jep mësim Bashës)

Nga Agim Xhafka - 29/09/2021

Me sa po duket Luli po ndjek përrallën e ëndrrës së gomarit. Që ujku po e shqyente e ai thosh: ”Zot bëje gënjeshtër!” Tashmë jo veç demokratët, por edhe krejt shoqëria shqiptare e kanë bindje se ky njeri nuk çon në fitore. Shkurt nuk çon askund. Ngaqë nuk ngjall shpresë, nuk krijon frymë e tani pas 8 vjetësh edhe nuk i besojnë më fjalëve e përbetimeve të tij. Kupa u mbush me aktin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar. Një vendim i pambështetur në statut dhe alogjik. Ke një akuzë e po të mënjanojmë, i thuhet liderit historik. Po qe për akuza ka pasur plot të tilla Basha e askush nuk ia kërkoi të ikte nga drejtimi i PD-së.

Që situata të çdramatizohet e që Basha të jetojë “i lirë” në kafazin e SHQUP-it deklamohet që PD-së ia kërkoi Amerika largimin e Berishës. Pas kësaj bëhet propagandë, Berisha po sulmon ngaqë nuk e pranon këtë akt, këtë vendim gjoja historik të Lulit.

E vërteta është, Berisha u ngrit nga hiri me një mision të madh. Të ngjallë shpresën te demokratët. Jo duke u bërë vetë ai kryetar, por duke kërkuar që të hiqet Basha nga kryetarllëku pasiv dhe pa fryte. Nga një drejtim shterp, që në katër palë zgjedhje solli hiç fitore.

Sot nga qyteti në qytet Berisha si ai marathonomaku po çon stafetën e shpresës. Me idenë e zgjedhjes së një kryetari të ri që do e hapë e do e zmadhojë partinë me rini, me intelektualë, me shqiptarë që i besojnë dhe luftojnë për fitore.

Basha sot e mot është e ka qenë një rubinet i bllokuar. Asnjë pikë ujë nuk rridhte prej andej. Ketë po zhbllokon Berisha, që uji i së nesërmes  të mos ndalet nga Lulzim ndryshku.
Gjyshja ime, ndjesë pastë, në fund të përrallave që na tregonte kishte edhe frazën: "Kaq e dita, kaq e thashë, merre Tefik se ta lashë.” Edhe në përralla, që ajo mos bëhej monotone, e mërzitshme, ia linte radhën dikujt, që në rastin e saj quhej Tefik, por që sot mund të ketë plot emra të kohës. Mbaronte tregimin e ne prisnim përrallën pasuese, që do na i rrëfente ai tjetri. Gjyshja qysh atëhere këtë sikur e kishte leksion pér Bashën. Mjaft na tregova përralla, bir. Boll na ngope me shpresa të kota, me përbetime fallco, me himnin zëngjirur. Kaq dije, kaq na the. Tani lerja radhën dikujt tjetër. Se tjetër duan të gjithë. Ndryshe, nëse nuk ikën, do të të heqin. Ashtu butë-butë se kur të largon shumica nuk ndjen dhimbje. Por ti do bindesh, mbase pa dëshirë, por ama bindesh. Se s’ke rrugë tjetër. S’ke…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

alienet30/09/2021 18:35

PO NGA HIRI U NGRIT.... BEJNI HIJE KOMUNISTIT O KOMUNIST. NGA CILI HI U NGRIT NGA HIRI I PD HIRI I PARLAMENTIT, KA DHENE DORHECJE GJOJA NGA PARTIA DHE KA GEZUAR TE GJITHA TE DREJTAT SI ME QENE KRYETARE, JU ME TE VERTETE E BESONI SE SALIU ESHTE NE LUFTE ME BASHEN KURRE , ATA PO AKTROJNE DHE PO MATIN PULSIN E DEMOKRATEVE DHE TE SHBA-SE POR NJE GJE ESHTE E SIGURETE QE PD SHUME SHPEJTE DO TE MARRE FUND ASHTU SIC LINDI DHE U RRIT NEN KUJDESIN E SIGURIMIT TE SHTETIT DHE KOMUNISTAVE ASHTU DO TE ASGJESOHET KETE DETYRE E KANE MARRE SALIU DHE LULI GJOJA PO ZIHEMI DHE TE MARRE FUND KJO HISTORI.

Skrapari28/09/2021 16:46

Agim, kam respekt per Ju, per shkrimet qe beni. Por me duket e tepruar te meremi akoma me Bashen. Ai eshte i ikur, kjo as diskutohet. Tani duhet thene cfare do bejne demokratet, qe jetegjatesia e pisit edvin te marre fund. Na luajti menc qendrimi kaq gjate ne pushtet i ndyresires me te madhe qe mund te kete nxjerre ky truall.

Shto koment

Denonco