Mesazhet e reja të ambasadores Yuri Kim!

Mesazhet e reja të ambasadores Yuri Kim!

Nga Bledian Koka - 24/09/2021

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë e mbajti frymën e parë pas kthimit nga SHBA në selinë e Partisë Demokratike nga ku dolën në pah disa mesazhe të reja dhe interesante.

E para që më bëri përshtypje kishte të bënte me saktësimin se "SHBA e respektojnë sovranitetin e Shqipërisë dhe janë këtu për të mbështetur Shqiperine në rrugëtimin e saj euro-atlantik". Kjo tregon se kritikat gjithnjë e në rritje të opinionit publik shqiptar në raport me disa qëndrime të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, të cilat më shumë se njëherë janë parë si favorizuese për Qeverinë dhe penalizuese për Opozitën, kanë ngritur shqetësim në Departamentin e Shtetit. Kjo mesa duket nga sot ndryshon. E gjitha konfirmohet edhe me faktin se vetëm pak orë pas kthimit nga SHBA, ambasadorja shkoi menjëherë në selinë e PD-së ku herën e fundit që shkoi u kujtoi demokratëve "barin" që hahej në komunizëm. Për këtë zonja Kim e tërhoqi "barin" dhe solli në vëmendje faktin se SHBA ka pasur një marrëdhënie "speciale" me PD-në që në fillimet e saj e deri më sot.

Kujtojmë që në 22 vite të këtyre raporteve 'speciale', kryetar i PD-së ka qenë "non-grata" Sali Berisha.

Znj. Kim thotë se SHBA-të do të jenë aty për të festuar kur PD të vijë në pushtet ashtu siç bënë në vitin 1991. Kjo tregon se tashme erërat kanë ndryshuar dhe PD duhet të bëhet gati të vijë në pushtet. Por si? Ambasadorja kërkoi sot në derën e PD-së një parti të fortë, të bashkuar dhe aktive në kauzat opozitare, e cila nuk duhet të jetë me një këmbë nga e shkuara.

Që Partia Demokratike të dalë më e fortë dhe më e bashkuar, ajo duhet të pajtohet me anëtarësinë e saj së pari, e më pas me qytetarët shqiptarë, të cilët i ka braktisur në 8 vjet. Lulzim Basha nuk e bën dot këtë, sepse e pengojnë pazaret dhe humbjet e akaparuara ndër vite. Këtë mund ta bëjë vetëm një proces i vërtetë reformimi dhe "Foltorja" është përpjekja më serioze për të çliruar partinë nga mediokriteti dhe kapja. Për këtë pajtohen pjesa më e arsyeshme e PD-së ose me saktë 70% e saj bashkë me 30%-shin që vështirë se ka ndonjë dyshim në këtë pike. Lufta e premtuar kundër krimit dhe korrupsionit është mirëpritur nga kushdo. Qoftë dhe nga ata që për 8 vjet kanë mbyllur sytë para tij apo kanë dërguar deri në zyrën ovale ministra rilindas nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge.

E vërteta është që PD nuk mund të ecë përpara duke e pasur një këmbë mbrapa, dhe këtu pajtohen të gjithë. Njeriu-këmbëmbrapa i Partisë Demokratike sot padyshim është Lulzim Basha, i cili vetëm para disa muajsh regjistroi humbjen e katërt radhazi dhe në momentin që Selia Blu do të çlirohet nga kjo gjyle me zinxhir, e ardhmja e opozitës do të jetë më premtuese.

P.S. Vetëm kështu ne shqiptarët dhe të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike e jo vetëm do të mund dhe do të ecim përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Trump 2024!27/09/2021 00:27

"Governatorja" e pavotuar qe nderhyn ne punet e brendshme te Shqiperise ben mire te fokusohet ne demokracine dhe zgjedhjet e Amerikes. Sali Berisha nuk vodhi votat as perdori Dominion voting machines.

Osumi26/09/2021 13:06

Sipas meje carja ne PD eshte e thelle. Arsyet smund ti di por nje unifikim i saj sipas meje eshte i pamundur, kjo besoj per shume arsye. Ndaj personalisht mendoj qe te mos humbasim asnje vote ne zgjedhjet qe do te pasojne duhet te ravijezohen dy rryma. Keshtu ndodhi dhe me PS, nga e cila doli LSI. Te dyja parti te majta. Pra nga PD e 90, dalin dy PD, sigurisht te dyja te qendres se djathte. Ndryshe PD perjetesisht mbetet parti ne opozite.

Shqiptari25/09/2021 12:29

Z. KOKA!!! MESAZHI ME I QARTE I AMBASADORES YURI KIM ESHTE AJO MEME QE KA PUBLIKUAR I MADHI GENC SEJKO. AJO ESHTE POLIKA E VERTETE AMERIKANE SOT!
MINISTRESHES AZIATIKO-AMERIKANES AMBASADORESHES DHE QEVERISE AMERIKANE SOT NUK I INTERESON FARE, PO FARE, FARE PD APO OPOZITA, POR VETEM LULUSHI!!! SEPSE DUKE MBAJTUR LULUSHIN DHE GAZRAT E TIJ NEN SQETULLEN DHE TUTELEN E KIMETES, PARTIA DEMOKRATIKE ZVOGELOHET ME 25%, OPOZITA SOT ESHTE E PERCARE DHE E SHPARTALLUAR DHE KESHTU REGJIMI I SATRAP SULLTAN SALEPIT TE SURRELIT ESHTE I GARANTUAR TE PAKTEN KETO 4 VITE!!! KJO VEPRIMTARI ANTI-SHQIPTARE E KIMETES DHE DASH NE MBROJTJE TE NJE REGJIMI KRIMINAL NARKO-FASHIST, E BEN IMEDIATE DHE URGJENTE BASHKIMIN E TE GJITHE DEMOKRATEVE SHQIPTARE, INTELEKTUALEVE ME DHE PA PARTI, E TE GJITHE OPOZITES SE VERTETE NE NJE FRONT TE VETEM PATRIOTIK ANTI-MAFIOZ, ATDHETAR PER TE SHPETUAR DEMOKRACINE SHQIPTARE!! KY BASHKIM TE BEHET SA ME SHPEJT, PERPARA SE SA SHQIPERIA TE JETE KATANDISUR SI AFGANISTANI APO HAITI!!! KJO ESHTE DHURATA E FUNDIT E SOROSIANEVE AMERIKANE NE PUSHTET!!!
SHQIPERIA NUK KA NEVOJE PER NJE QEVERI DHE PUSHTET TE AMBASADOREVE AMERIKANE!!!

Shqiptari24/09/2021 19:23

Mua me duket se po i jepni shume 25-30% Lulit sepse nuk i ka. Nqs do ti ndiqnit me vemendje mitingjet qe bente ne 105 pjesmares 5 therrisnin Basha dhe 100 Berisha..

Shto koment

Denonco