Koha për Marrëveshjen e Madhe, jo pazarin e radhës

Koha për Marrëveshjen e Madhe, jo pazarin e radhës

Nga Kastriot Islami - 24/09/2021
Rama është personazhi i vetëm politik që gjatë 20 vjetëve të fundit ka treguar me shëmbuj konkretë se i urren marrëveshjet, ai jo vetëm nuk është i gatshëm të merret vesh me opozitën/kundërshtarët, por edhe kur për shkak të ndërhyrjes së ndërkombëtarëve arrihet ndonjë marrëveshje, ai fillon të mendojë si ta prishë atë dhe nuk qetësohet pa e prishur atë...Për ta arritur këtë qëllim ka përdorur paratë e pista të korrupsionit për të blerë disa deputetë, lobuar në disa zyra apo komprometuar zyrtarë të lartë që mbulojnë zhvillimet në Shqipëri.
 
Rama ka qënë konkretisht i prirur të përdorë paratë e korrupsionit për të “blerë” disa deputetë të opozitës për ta arritur “maxhorancën” e nevojshme (3/5 ose 2/3 e deputetëve të kuvendit) për të arritur sipas interesave të tij personale marrëveshjet e kërkuara, përkatësisht për ndryshimin e kodeve apo ndryshimet kushtetuese...
 
Rama gjithashtu ka prishur “traditën” e vendosur në Shqipëri në vitet 1991-2013 për marrëveshje mes maxhorancës e opozitës edhe në ato raste kur maxhoranca zotëronte në kuvend “numrat e nevojshëm” për miratimin e kodeve apo të Kushtetutës... thënë ndryshe të gjitha reformat e lidhura mes ndryshimin/amendimin/hartimin e kodeve janë bërë gjithnjë me pjesëmarrjen e maxhorancës e të opozitës përmes “komisioneve konsensuale” pra pa keqpërdorur sasinë e votave të zotëruara në parlament nga një ose disa forca politike të maxhorancës.
 
Me ardhjen në krye të qeverisë në vitin 2013, Rama, për të kryer të gjitha reformat e nevojshme, më konkretisht reformën territoriale, reformat elektorale, reformën e drejtësisë e të tjera si dhe ndryshimet kushtetuese është angazhuar personalisht për “blerjen e një numri të nevojshëm deputetësh”, duke shmangur kështu marrëveshjet maxhorancë-opozitë për reformat më të rëndësishme... Kjo gjë është mundësuar edhe nga qëndrimi minimalisht indiferent i ndërkombëtarëve (diametralisht i ndryshëm nga qëndrimi i tyre në periudhën 1991-2013) dhe dobësitë eventuale të segmenteve të ndryshme të opozitës... Por pavarësisht këtyre “arsyeve” të fundit, përgjegjësia kryesore bie mbi Ramën që i vendosur për të siguruar pushtet absolut dhe zaptuar të gjithë insititucionet ka përdorur pushtetin, paratë e pista të korrupsionit dhe fondet e pasuritë publike për të arritur qëllimet e tij makiavelike...
 
Pa u futur në analizën e zgjedhjeve të vitit 2013 që tashmë dihet dhe të qëndrimeve diametralisht të kundërta të faktorëve të ndryshëm në kuvend, është e qartë se Rama s’i zotëron as 3/5 e deputetëve për të ndryshuar kodet e rëndësishme që lidhen me reformën territoriale, zgjedhore e të drejtësië dhe as të 2/3 për të ndryshuar Kushtetutën. Për cështjen e Kushtetutës, në realitet do të duhej një studim i thelluar politiko-juridik për të vlerësuar e vendosur lidhur ndryshimin e Kushtetutës apo hartimin e një Kushtetute tërësisht të re dhe aq më pak me amendimin/ arnimin e saj të pjesshëm. Natyrisht të gjitha këto do të kryheshin pasi a) të analizoheshin arsyet e të gjitha krizave dhe dobësive të deritanishme (ky do të ishte një proces tërësisht teknin në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias, me angazhimin e ekspertëve më të mirë vëndas; një proces gjithëpërfshirës e transparent, dhe në konsultë me publikun e median) dhe b) më tej do të kryhej konceptimi i dokumentave/paketave ligjore të këtyre ndryshimeve/reformave dhe c) në fund do të mund të bëhej me konsnesus të gjëra miratimi i tyre në Kuvend.
 
Nëse realisht do të kishte vullnet politik nga të gjthë palët për të vendosur vëndin në shinat e normalitetit, kjo do të thoshte që të gjithë faktorët e rëndësishëm në kuvend të konceptonin dhe pranonin një Marrëveshje “ligjore” për a) reformën territoriale, b) reformën zgjedhore, c) reformën e drejtësisë (në konsultë me Komisionin e Venecias të ndryshonin vetëm dispozitat e miratuara më parë në mënyrë të njëanshme nga Rama së bashku me disa deputetë të “blerë”) dhe d) konceptimin e hartimin eventual të një Kushtetute të re.
 
Natyrisht kjo Marrëveshje “ligjore” do të duhej të plotësohej me disa “”mirëkuptime” për “komponentet politike” të Marrëveshjes së Madhe, më konkretisht (kjo listë është e hapur) me a) vendosjen e një date për zgjedhjet e parakohshme vendore, b) pak më vonë edhe të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme, por edhe c) me emërimin gjithpërfshirës e transparent të drejtuesve të disa disa institucioneve kushtetuese dhe të rëndësishme që janë në prag ose ju ka kaluar afati i rinovimit. Natyrisht kësaj marrëveshje do të duhej të shqërohej me një platformë e plan masash si dhe një kalendar veprimesh për tranzicionin drejt normalitetit për të implementuar në përmbajtje e në kohën më të përshtatshme reformat miratuara dhe Kushtetutën e re.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp24/09/2021 12:00

Profesor, 'bota shqiptare' nuk është 'përmbysur ' në 2013 kur mori pushtet Edi Rama. Por progresivisht, nga njera qeverisje në tjetrën, majtas e djathtas. Kur edhe me kontribut ambasadorial, ligjet hartoheshin për 'maliqin' poshteti mbështetej te maliqtë e tij, të cilët i promovonte, i pasuronte, i mbronte dhe instalonte dora dorës një sistem miks, ku demokracia , normat ,ligjet dhe morali mbi të cilën konsolidohet demokracia, u konsideruan 'rrangalle' pa vlerë. Autokracia u konsolidua, 'këmbët e karrikes' ku duhej të mbështetej sistemi i ri u thyen nji e nga nji. Së pari sistemi i Drejtësisë,ai zgjedhor, e me radhë. Sot pamvarësisht që pushteti nën Edi Ramën demostron shënja të dukshme autokratizmi, por mendoi unë nuk kemi si ta zëvëndësojmë me populizëm as Berishist, as vetvendosisht. Reformat që ju i theksoni nuk mund të kryen në rrugë, por në parlament. Ndërkohë që SPAK ,BKH dhe GJykata e Posaçme e 'kreh"parlamentin nga të padenjët. Si po shkojnë punët, z.Berisha krahas aksionit në bazë, duhet të krijoj një grup parlamentar me ndjeksit e tij. Aty është sheshi dhe mejdani, aty qytetarët shohin se kush është kush dhe kush do çfarë. Shkurt, stabiliteti parlamentar dhe qeverisës është kusht për të ecur përpara, aq sa do gjykohet nga qytetarët nga partitë politike dhe nga partnerët. Nëse 'karburanti' soset, kalohet në obsione të tjera të cilat shtyhen para edhe me miratimin e partnerëve.

Shto koment

Denonco