Kolapsi moral i lidershipit të opozitës

Kolapsi moral i lidershipit të opozitës

Nga Astrit Veliaj - 23/09/2021

Kriza në të cilën është futur opozita është një krizë lidershipi, morali dhe demokracie.

Udhëheqësia përpara se të arrijë rezultate, duhet t’i japi kuptim organizatës, të krijojë modelin dhe frymën ku normat dhe principet t’i mbajnë njerëzit të bashkuar me njëri-tjetrin. Kjo është cenuar ndër vite. Partia Demokratike është trajtuar si pronë personale, forca e saj si aset biznesi, votat historike si lëndë e parë për fitime individuale.

Kultura tinzare e eleminimit të njerëzve me etapa, e përdorimit dhe e flakjes, e personalizimit dhe e shpërfilljes, e mungesës së respektit dhe ndjeshmërisë, ka shkatërruar konceptin e partisë moderne, duke e kthyer në sipërmarrje në funksion të një njeriu. Këtu qëndron shkaku i dështimeve të përsëritura.

Drejtuesit e mirë shquhen për vendime që të nxjerrin fitues. Nuk gabohet në çdo udhëkryq të kohës. Egoja dhe paaftësia nuk krijuan kurrë një lidership ndryshimi. Iku nga bashkia kur duhej të konkuronte dhe të mbante kryeqytetin si fortesë pushteti dhe ekuilibër forcash. Bëri kompromise të fshehta dhe hyri në qeveri para fushate kur duhej të mobilizonte trupat për luftë, duke krijuar iluzione se ishte në sinkron me kundërshtarin.

Dogji mandatet dhe i la të gjitha pushtetet, dezertoi nga beteja vendore dhe u la të gjithë hapësirën lokale socialistëve, kur duhej të shtrinte pushtetin si mjet për të marrë qeverinë.

Nxitoi për eleminuar liderin historik dhe hedhur në erë legjitimitetin politik të së djathtës kur duhej të bënte luftën morale me të majtën për integritetin e procesit zgjedhor. Një anije pa busull dhe pa kapiten, që vërtitet pa një projeksion të qartë nuk arrin kurrë në destinacion.

Mefshtësia dhe dobësitë e karakterit e groposën politikisht kryetarin në ikje. Kundërshtarët e bënë objekt talljesh, opinioni nuk e mori kurrë seriozisht, ai vetë nuk pati kurrë forcën t’i vinte pikat mbi i.

U bë me stilin e tij karakteristik objekti kryesor i memeve dhe i emisioneve humoristike. Trashte zërin dhe dilte si këndez i parritur, i këndonte himnin dhe në vend të patriotizmit reflektonte donkishotizmin, mblidhte dhe shumëzonte duke vënë në pikëpyetje edhe shkollën, që ndër vite iu shit si aset kombëtar.

Nuk i shkoi kurrë kostumi i liderit, ngjante më shumë me dordolecët që u mungon autenticiteti. Imitonte, por nuk u bë kurrë një origjinalitet.

Asnjëherë frymëzues dhe i besueshëm. Figurant me shkëlqim të rremë. Atë që premtonte kurrë nuk e realizonte. Përçarës i paprinciptë i organizatës, demokrat fals që me buzëqeshje fshihte dredhinë e radhës.

Janë harruar postet e larta që partia i dha për ta pasur si lider të ardhmes dhe kudo pyet e kujtojnë si njeri i fjetur, hileqar dhe oportunist, premtues spekullant dhe shkelës marrëveshjesh, gënjeshtar e i pazoti të krijojë identitet politik, masë amorfe, që u ngjitet të fortëve të politikës për të kapur çfarë do, i gatshëm të kërcejë në prehrin e kujdo që i afron një pazar më të mirë.

Në 8 vite Partia Demokratike humbi tiparet e një partie konservatore, u zhbë konkurrenca e lirë dhe e ndershme e njerëzve, humbi vërtetësia dhe lulëzuan kulisat, u larguan personazhet markante dhe çdo njeri me potencial publik. Mendësia e kreut u përhap si epidemi dhe manovrat meskine u instaluan aty ku gjetën terren.

Ky kryetar nuk arriti kurrë t’i japi tipar të respektueshëm lidershipit politik të opozitës, nuk u ngjit kurrë në përmasat kombëtare të partisë që trashëgoi. Mbeti një drejtues në letra, por nuk u bë kurrë lideri i zemrave dhe mëndjeve të njerëzve.

Jo më kot. Një njeri që harxhon kaq shumë energji për t’ia hedhur të tjerëve nuk mund të bëhet kurrë lider.

Do vinte dhe kjo ditë kur kriza e lidershipit do aktivizonte mekanizmin demokratik të antarësisë, ku do i mësohet kreut nga vegjëlia se të drejtosh duhet të kesh karakter, fjalë e besnikëri, forcë shembulli dhe integritet, rezistencë për të mbajtur presionin dhe jo të shesësh historinë e familjes politike për karrierë dhe përfitime personale.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Lea23/09/2021 20:32

Pershendes Z Veliaj per analizen reale qe ka bere ne adrese te kryetarit fals dhe per pozicionimin korrekt.ne keto momente teper te veshtira qe po kalon PD , shkaktari i vetem i ketij kaosi ka vetem nje emerdhe gjithcka i faturohet vetem kryetarit aktual qe vetem kryetar nuk duhet te ishte.

tirana23/09/2021 16:59

U kujtua tani me fol ose ma mir me thane " me gjujt me gur " ... kunder LuL Bashes , edhe ky ish pseudo deputet .....?! , ky qe kur ishte fizikisht ne parlament nuk foli asnjehere kunder Edi Rames ....., ky qe vetem te qenit deputet nuk e meritonte ...???!!!

Skrapari23/09/2021 15:18

Jo se mbeshtes Bashen, por kur shkruan nje si Veliaj i cili ishte memeci i parlamentit kur ai ishte deputet me ngrihen qimet perpjete. Nje gje ka bere mire Veliaj, Skraparin dhe Beratin e ka mbushur me diploma ku te diplomuarit e tij as emrin e tyre nuk dine te shkruajne por ama kane zene pozicione ne administraten shteterore si te diplomuarit e Muslluk Malarjes. Mire do te ishte qe Veliaj ne kete shkrim te vinte emrin e vertete te autorit dhe jo autori pseudonimin me emrin e tij.

Daj Jaku23/09/2021 14:43

Verum, ipsum, faktum. Lulushi nuk vlen as si dordolec për të trembur galat dhe laraskat.

Shqiptari23/09/2021 12:27

Djallezia qe ka predorur e majta kur erdhi ne pushtet ishte propoganda,e para,qe Shqiperia eshte e majte qe s'eshte kurre e vertet ,ne sjemi me te miret por me te mire nga ne nuk ka,ja e hoqem Ramen ke do te veme tjeter ,tjetwr ska,etj etje dhe fiks ky kaqoli yne po te njejtin variant po ndjek ja me hoqet mua thot ku do gjeni tjeter ,nuk leloj mbledhjen e kshillit kombetar per vendimet e Amerikes ,s'e chyn Amerika ketu vetem ky lesh brilantina kaqoli pa bythe e di.

Shto koment

Denonco