Ky djalë nuk resht së surprizuari

Ky djalë nuk resht së surprizuari

Nga Çim Peka - 22/09/2021

'Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane'. Kjo ishte shprehja që artikuloi Lulzim Basha sot. Një mendje me thotë, ti përgjigjem siç e meriton, por prape frenohem për shkak të njëfarë raporti qe kam patur me të këto vite.

Po i përgjigjem nëpërmjet Arben Imamit.

Pas katrahurës së zgjedhjeve te 2017, dhe rrëmujës për rizgjedhjen e tij si kryetar (i vetë-ngrirë), në muajin shtator të atij viti, Basha mbledh kryesinë e partisë. Ndryshe nga parafolësit që i ulërinin dhe e fyenin, Imami u shpreh kështu:

'Dëgjo mor djalë. E para, i vetmi konflikt që kemi ne si kryesi me ty si kryetar, është se ne kemi dashur që ti të bëhesh kryeministër, ndërkohë që ti nuk ke dashur. Së dyti, nëse i referohemi teorisë së probabilitetit, sikur ti të ishe një njeri me inteligjence zero, probabiliteti që ti të merrje vendime të drejta do të ishte 50/50. Por ti je një rast ekzemplar në botë, që ka nevojë për studim shkencor.

Sepse je njeriu i vetëm në botë, që 100% të vendimeve që ke marrë, i ke patur në dëmin tënd'.

Që goditja ndaj Berishës është një plan i mirë menduar midis Bashës dhe Ramës kjo është evidente. Po ju jap vetëm një fakt. Të nesërmen e 25 prillit, Lulzim Basha krijoi një slogan të ri. Pas çdo fjalie të shprehur në publik, ai shtonte fjalën; 'Rama-Doshi-Rakipi'.

Kujtojmë që Doshi dha dorëheqjen menjëherë pas daljes së rezultatit, për shkak se ishte person i shpallur ‘non-grata’. Kjo histori zgjati tre javë. Derisa DASH shpalli dhe Berishën.

Nga ajo dite, slogani i Bashës u ndryshua. U hoq emri i Rakipit. U la vetëm dyshja 'Rama-Doshi'. Rama si kryeministër, dhe Doshi si person i shpallur non-grata. Të njëjtën gjë bënë edhe rrethi i ngushte i Bashës në parti. Mesazhi qe Basha po kërconte ishte evident: Rama ka Doshin, i cili është non-grata dhe u detyrua te dorëhiqet. Unë kam Berishën.

Kjo është pjesa e ligësisë se tij. Për këtë pjese as Sali Berisha nuk ja vë veshin shume se ai është i mësuar me thika pas shpine. Basha është i ri në parti e nuk e di historinë e saj në 1990-2005. Ai nuk është as i pari e as i fundit. Ajo që më bën vërtet përshtypje është profecia e Arben Imamit.

Të dalësh si kryetari i partisë dhe të deklarosh se unë nuk lejoj mbledhjen e Kongresit, kur me statut nuk ke asgjë në dorë, dhe nuk të pyet njeri, vetëm një Bashë e bën këtë. Nuk ka të dytë. Të deklarosh në grup parlamentar se Berisha ka gjithë partinë me vete, por unë nuk lejoj mbledhjen e kongresit, prapë vetëm një Bashë mund ta thotë këtë. Të deklarosh se baza që mbështet Berishën është anti-amerikane, por unë si kryetari i tyre jam pro-amerikan, vetëm një Bashë e bën.

Sot doli dhe shqiptoi gomarllëkun e radhës: 'Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane'. E para Lul, Kongresi nuk është për Amerikën, por për ty. Dhe ti e di mirë këtë punë. E dyta, kongresi do të mblidhet sepse as nuk të pyet kush ty dhe as nuk mund ta ndalosh. E treta, kongresi do të mblidhet e do të shkarkojë me një fishkëllimë, dhe ti përsëri e di këtë. E katërta do të shkarkohesh jo për Berishën, por për atë çfarë ti i ke bërë Partisë Demokratike. Me çadrën, me bojkotin, me faljen e pushtetit vendor, me shkopinjtë e gomës, me gazin lotsjellës, me burgimet e protestuesve.

Nga sot e tutje, teoria e Lulzim Bashës është se shkarkimi i tij nga Kongresi është anti-amerikane.

Në dy takimet e para të Berishës me bazën e partisë, një gjë është evidente. Më në fund Lulzim Basha ka arritur ta mund Ramën, duke zënë vendin e parë si njeriu më i urryer nga demokratët. Nëse vazhdon me këtë linjë edhe për ca ditë, jo pa parti, apo edhe pa Salianjin do të ngelet. Pasi ka përdhosur çdo demokrat, se fundi Basha ka vendosur t'u fyejë edhe inteligjencën me gomarllëqet e tij.

Askush nuk mund të ndalohet në budallallëkun e tij, por një gjë mund ta sigurojmë: nëse vazhdon në këtë rruge, atëherë demokratët do ti tregojnë se kush është anti-amerikani i vërtetë. Dhe kur të ndodhë kjo, shumë prej nesh do të na vije turp me veten.

Të paktën atyre që e mbështeten në kohë të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Dollap kallkan22/09/2021 21:07

Basha( ka deklaruar vete ) la thene se ka punuar ne monizem qe 15 vjec ne aeroportin e Rinasit si kamarier.Kush mund te vinte te punonte si kamarier po mos te ishe bashlepunetor i sigurimit.? Pastaj thone qe Basha nga vjejrri ka patur lidhje te ngushta me Vehbi Alimucen, pronarin e Vefas.Mire qe na moren parate po tani vjeherr dhe dhender nuk na leshojne PD. BASHA IK !

Dollap kallkan22/09/2021 21:07

Basha( ka deklaruar vete ) la thene se ka punuar ne monizem qe 15 vjec ne aeroportin e Rinasit si kamarier.Kush mund te vinte te punonte si kamarier po mos te ishe bashlepunetor i sigurimit.? Pastaj thone qe Basha nga vjejrri ka patur lidhje te ngushta me Vehbi Alimucen, pronarin e Vefas.Mire qe na moren parate po tani vjeherr dhe dhender nuk na leshojne PD. BASHA IK !

Lili22/09/2021 20:52

Mendoj se te gjithe shqiptaret e duan Ameriken, por jo te gjithe amerikanet jane okej.
Juri Kim po gabon shume, prandaj PD ben mire te mos njesoje antiamerikanizmin me antijurikimin.
Nuk jane e njejta gje; perkundrazi jane diametrialisht te kunderta
Sot u denua Llalla. Dakord! Po meTahirin pse nuk u sollen njelloj. Sot ai duhet te ishte ne burg!?!?!?
Keto jane standartet e drejtesise Kim dhe jo te Amerikes.

Shqiptari22/09/2021 18:52

PO, PO O LULUSH, PO O KELYSH I SOROSIT!! O UTUAK I EDI RAMES!
ËSHTË SHUMË, SHUME E VËRTETË QË TË DYJA JANË TË GËNJESHTËRTA! ËSHTË SHUMË E VËRTETË QË TI NUK KE QENË KURRË KUKULL I SALI BERISHËS, NUK BËHESH DOT KUKULL I SALI BERISHËS, SEPSE PO TË ISHE VËRTETË KUKULL I SALI BERISHËS, PD-ja DO TË ISHTE MË E FORTË, OPOZITA MË E BASHKUAR DHE DO TË KISHE ARDHUR NË PUSHTET QË NË MAJ 2017!! NUK JE AS PENG I EDVIN KRISTAQ RAMËS, POR TI NË FAKT JE MË KEQ AKOMA, JE NJË LOLO DHE NJE KUKULL I MASKUAR DHE I KORRUPTUAR I EDVIN RAMËS, QË PO KËMBËNGUL TË MBASH PENG PARTINË DEMOKRATIKE PËR TË SHPËTUAR BYTHËN TËNDE!! POR PARTINË DEMOKRATIKE DHE DEMOKRATËT SHQIPTARE, TI O SOROSIAN I QELBUR, NUK I MBAN DOT KURRË PENG!! IK, LARGOHU SA MË PARË!!! IK, PARA SE SA DEMOKRATËT TË TË PËRZËNË ME SHKELMA BYTHËVE, OSE TE VIJNE ATY DHE TE VERVISIN NGA DRITARJA E ZYRES, QË KE 8 VJET QË I MASHTRON DHE I LE NË OPOZITË TË PËRJETSHME!!!
A E KUPTONI O POPULL SHQIPTAR??? KOMUNISTET SHQIPTARE, BIJETE, BIJAT, NIPAT DHE MBESAT E BLLOKMENEVE KOMUNISTE, JANE BERE PRO-AMERIKANET ME TE MEDHENJ NE BOTE!!!!! NDERSA SIPAS UTURAKUT TE RAMES, DEMOKRATET E SHQIPERISE QE RREZUAN KRIMINELET E BLLOKUT KOMUNIST NA QENKAN BERE ANTI-AMERIKANE!!!! KESAJ I THONE QE NE DEMOKRATET E 1990, TE CJERRIM BYTHEN ME THONJ!!!!

Lorena22/09/2021 18:06

Zoti Peka, kam nje verejtje, titulli I artikullit shqip duhet te ishte Ky djale nuk resht se befasuari. Ashtu sic e keni, tingellon shume keq.

Per permbajtjen, mendoj se artikulli ka nerv.

Gjergji22/09/2021 17:54

Si familje, per shume arsye, kemi qene nder te paret me PD. Kemi patur gezimet dhe zhgenjimet per ate qe kemi pritur nga kjo parti. Zhgenimet na kane detyruar qe PD-ne te mos ta konsideojme më si partine tone, sidomos kur Luli u be kryetar i saj.

Pse?
Luli eshte dhendri i Xhafer Isufit - Xhafes, is sekretar i PP ne nje repart sekret te MM. Kush ka punuar atje, e njef shume mire te besuarin e PP, mikun e Ruçit, matrapazin, antarin me peshe te rrethit besnike te PP ne ushtri, akrobatin Xhafe
Ishte Xhafa qe ua mbyllte dyert e vendit te punes disa specialisteve per fajin e vetem: familje me biografi te keqe. Te mos ishe ne rrethin e Xhafes, kosideroheshe si qytetar i dores se dyte.

Vendosja e Lulit si krye tat i PD ishte nje thike per te gjithe ata te persekutuarit, antare e simpatizante te saj, prandaj edhe u larguan te zhgenjyer. Si mund te jete Luli/Xhafa kryetari i partise qe ne krijuam dhe mbeshtetm ?!

Fajtor per kete beme Sali Berishen qe e solli dhe e promovoi.

Tani eshte detyra e Doktorit te korregjoje gabim e bere, dhe u bej thirrje gjithe demokrateve ta mbeshtesin, dhe shpresoj qe PD te rikthehet ne vlerat e saj, ashtu sic e donim ne vitin 90-te.

Lushi 22/09/2021 17:35

Lulushi eshte e veshtire t'a pranoje qe te jete demokrat ,dhe jo t'a pranoje qe te jete pro amerikan.

altini22/09/2021 17:11

O Cimo, po i njejti Bashe ishte edhe para 3 muajsh kur e mbeshtete, megjithese zemerthyer nga humbja e fundit. Sot po i vishen te gjitha te zezat Bashes, ato qe i ka shfaqur me kohe dhe nje pjese qe i ka mbajtur fshehur, vetem sepse mori vendim kunder Berishes. Basha duhet te ike per shume e shume arsye. Perfshi dhe arsyen e fundit qe e cileson bazen e PD si antiamerikane. Nuk ka fyerje me te madhe per ata qe e mbeshtetin PD, duke qene anetare apo thjesht votues te saj. Por duhet larguar me teza politike dhe jo me inate personale.

Lyli Lilushi22/09/2021 16:58

Bah sa trim qenka bre,kur kundershtaret i ngjisnin epitete ne hidheshim perpjete, po eshte fiks si e pershkruanin kale ngordhalaq qe s'heq dot karrocen,ore pela qe te nderzihet do kale varvat dhe jo kale gemuq dhe te zgjebosur.dhe i jap vetem nje kshille lylit te dali neper rrethe dhe t'a provoje bythen sa e duan demokratet ,shume shpejte do t'i harrohet emri,.Po ik okurvi sorrosif jep dorheqjen po ke ndonje fije burri.

Skrapari22/09/2021 16:54

Z. Peka! Analiza juaj qendron, por gabimi qe beni ju eshte se merni si pike referimi cfare ka thene tankisti Imami per Bashen. Kjo smund te pranohet, te pakten per mua si nje nder demokratet e pare. Sepse sipas meje PD gaboi rende qe ne 2005 u rikthye tek njerez qe i bene nje dem te jashtezakonshem PD ne vitin 97. Pjesa tjeter e shkrimit ok.

Shto koment

Denonco