Vaksinim PO! Detyrim JO!

Vaksinim PO! Detyrim JO!

Nga Erion Dasho - 22/09/2021

Prej javësh (në fakt, që kur shqiptarëve ju ofrua mundësia e zgjedhjes për t'u vaksinuar me vaksina cilësore) kam promovuar vaksinimin si një masë të dobishme për këdo, por duke kundërshtuar me vendosmëri çdo përpjekje për ta bërë atë të detyrueshëm. Përse?

PËRSE "VAKSINIM PO"?

Të gjithë studimet flasin se vaksinat cilësore ndihmojnë në uljen e shkallës së infektimeve, komplikacioneve dhe numrit të vdekjeve.

Observimet në vendet ku vaksinat janë aplikuar në masë tregojnë se studimet kanë patur të drejtë. Vendet e Bashkimit Europian, SHBA-të, Izraeli, Britania e Madhe, etj. janë shembuj se kudo ku janë aplikuar vaksinat ka rënie të vdekshmërisë, edhe kur rastet kanë njohur rritje të frikshme (gjatë verës në Britaninë e Madhe, për shembull).

Për këtë arsye, bazuar në informacionet më të mira që disponojmë, rekomandimi është i qartë:

Kushdo që dëshiron të ulë riskun personal duhet të vaksinohet me një prej vaksinave cilësore, Pfizer, Moderna, Astra Zeneca ose Johnson & Johnson.

Kjo vlen sidomos për personat që nuk e kanë kaluar COVID-in, si dhe për ata persona që janë vaksinuar me vaksina të pasigurta. Sidoqoftë edhe kategori të tjera përfitojnë nga vaksina (gjithmonë nëse dëshirojnë të kenë një mbrojtje më të sigurt):

》Personat e shëruar nga COVID-i, duke nisur nga gjashtë muaj pas shërimit. Një dozë e vetme e vaksinës, e forcon edhe më tej imunitetin e tyre.
》Personat e vaksinuar me Pfizer ose Moderna tek të cilët ka kaluar gjashtë muaj nga doza e dytë. Këta persona gjithashtu përfitojnë nga një dozë e vetme.
》Fëmijët mbi 12 vjeç, kur vetë fëmija, prindi dhe mjeku janë në një mendje dhe dëshirojnë ta aplikojnë vaksinën.

PËRSE "DETYRIM JO"?

Studimet dhe observimet e fundit tregojnë disa tendenca që duhen analizuar me kujdes:
》 Virusi SARS-CoV-2 nuk është i qëndrueshëm. Variantet alfa, beta, gama dhe delta, si dhe shumë variante më pak të përhapur flasin se nuk përjashtohet mundësia që edhe në të ardhmen të dalin variante që i shpëtojnë mbulesës imunitare që krijon vaksina.
》Efekti mbrojtës i vaksinave (të paktën Pfizer dhe Moderna, si tregoi shembulli i Izraelit) ulet me kalimin e kohës. Pra vaksina nuk ofron mbrojtje të përjetshme.
》Edhe personat e vaksinuar, kur sëmuren, luajnë të njëjtin rol me të pavaksinuarit në transmetimin e mëtejshëm të infeksionit.
》Lidhur me imunitetin natyror, ende nuk kemi njohuri të plota. Ka studime shpresëdhënëse që flasin për imunitet afatgjatë, për faktin se mbrojtja natyrore është superiore ndaj asaj të ofruar nga vaksina, por këto studime ende nuk janë kthyer në politika. Derisa kjo të ndodhë, duhet pritur.

Në kushtet kur nuk janë sqaruar pikat e mësipërme, nuk mund të ndiqet kurrsesi praktika imunizuese që ndiqet për linë, fruthin, poliomelitin, etj. vaksinat kundër të cilëve ofrojnë mbrojtje afatgjatë (madje edhe të përjetshme).

Kur "detyrojmë" një person të bëjë vaksinën e fruthit, këtë e bëjmë sepse kjo vaksinë është PROVUAR PA ASNJË DYSHIM se të mbron për dekada të tëra. Për vaksinën e COVID-it ende nuk mund të themi të njëjtën gjë!

Për të gjithë këto arsye dhe me ndërgjegje të qetë profesionale, unë i rekomandoj kujtdo që ka dëshirë të dëgjojë dhe të ndjekë rekomandimet e mia:

Vaksinim PO! Detyrim JO!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daktorri22/09/2021 15:02

Qe vaksinat antikovid bien ere, kjo sdo kallauz. Qe asnje qeveri spo e kerkon shkakun se kush ku dhe pse e modifikuan dhe e perhapen kovidin, ngre dyshime "konspiracioniste". Ky eshte thelbi qe duhet te zgjidhet nga politikanet dhe qeverite e botes dhe jo nga mjeket qe merren me pasojat duke u varur tek jaka e xhelatit, duke i kerkuar ndihme, per litarin qe vete xhelati jua vari ne qafe. Nese qeverite duan te ndihmojne njerezit, nuk do ti kushtonin rendesi vaksinimit ne mase me detyrim, edhe te femijeve, por duhet te merreshin me thelbin e problemit dhe me ndihmen reale te njerezve, duke ulur cmimet, qe u ngriten papritur, duke perhapur mirebesim dhe shprese...

Genc22/09/2021 14:09

Kjo do te thote qe vaksinat e tjera qe nuk jane listuar nga doktori paskan qene te pasigurta? Kush e ben klasifikimin e sigurte e pasigurte?

krasasi tp22/09/2021 12:32

Ke filluar ti 'revizionosh' qëndrimet dhe rekomandimet. Pas disa kohësh do thuash ,nuk qe gjë ky muhabet. U preka nga COVID-19 para 8 muajsh. Ukurova në shtëpi me Aspirin protekt dhe me lëngje. .Jetoja në një ambient me krejt familjen pa masa mbrojtëse. Para 2-3 vitesh, të katër pjesëtarët e familjes e kishin kaluar 'flamën' në periudha të ndryshme. Imuniteti i 'tufës' time familjare ka funksionuar. Kjo ka funksionuar kudo. Të moshuarët që kanë probleme me shëndetin, ndoshta kanë nevojë tu jepet 'një dorë'. Shkurt, sipas meje, OBSH panikosi botën, mbylli ekonominë botërore dhe luajti për llogari të oligarkisë botërore. Mungesa e ujit, kushteve higjenike,ushqimit të pamjaftushëm, në Afrikë apo geto të rajonizuara kudo, burimi kryesor i vdekshmërisë në botë, OBSH dhe oligarkia botërore, ju përgjigjet me një 'aksion' falsë. Domosdo për të parën duhen hedhur miliona, ndësa për të dytën fitohen para .

Shto koment

Denonco