Programi i Rilindjes për Shëndetësinë, 'nga ndërzimi artifical, tek amerikanët në Vietnam'

Programi i Rilindjes për Shëndetësinë, 'nga ndërzimi artifical, tek amerikanët në Vietnam'

Nga Erion Dasho - 18/09/2021

Programi i Shëndetësisë së rilindjes për mandatin e radhës ka në bazë termin dhe konceptin sugjestionues “One Health”, ose e përkthyer në shqip “një shëndet”. Është një term që në zhvillimin ndërkombëtar po e përdorim gjithmonë e më shumë për të treguar lidhjen midis shëndetit të njerëzve, të kafshëve dhe mjedisit.

Aktualisht OBSH-ja e rekomandon si një strategji veçanërisht të përshtatshme për të adresuar problemet e sigurisë ushqimore, zoonozave (sëmundjet me origjinë nga kafshët) dhe problemin e rezistencës ndaj antiobiotikëve.

Të njëjtën gjë bën edhe CDC ku si projekte lidhur me “One Health” rendit mbështjet për edukimin ndaj zoonozave, bashkëpunimin me shoqatën e veterinerëve dhe edukimin e bujqve të rinj.

Nuk e di se si ja kanë paraqitur "kompetentët" konceptin “One Health” kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu, por programi që ata paraqitën për miratim (dhe që miratuan dje) e sheh “One Health” [sic]:
“...si një politikë e re, inovative, e cila do të integrohet brenda një kuadri të gjerë e koherent politikash, përfshirë ato ekonomike, financiare, teknologjike, sociale por edhe politikën e jashtme.”!!!

Veçanërisht fjala e fundit për lidhjen e "One Health" me politikën e jashtme, të kujton batutën e famshme të filmit Kapedani: “Nga mu hodhe kështu more pizeveng! Nga ndërzimi artificial tek amerikanët në Vietnam!”

Image
Gafa me “One Health” është shkarja më e madhe por jo e vetme e programit të shëndetësisë.

Kapitulli i shëndetësisë në program mbyllet me njësitë mobile të kujdesit shëndetësor. Në nivelin ku është katandisur sistemi shëndetësor shqiptar, me spitalet e zbrazura jo vetëm nga mjekët specialistë, por së shpejti edhe nga mjekët e përgjithshëm dhe të familjes, termi “mjeksi e specializuar e lëvizshme”, është në fakt skenari afrikan me furgonë mjeksorë që shëtitin nga fshati në fshat për të zëvendësuar spitalet dhe qendrat shëndetësore.

“One Health” jo si një program shëndetësor në një fushë të caktuar të shëndetit publik, por si një i ashtuquajtur "strategji" dhe afrikanizimi i kujdesit shëndetësor nëpërmjet mjekut që ofron kujdes shëndetësor në furgon tregon edhe njëherë se shëndetësia e Boratit dhe e kimistëve dhe klarinetistëve të vet është një shëndetësi pa vizion, pa strategji, pa program dhe pa të ardhme.

Por këtë Borati dhe boratët nuk e kanë problem. Kodi i etikës parashikon që ministrat nuk lejohen të shkojnë për dreka dhe darka jashtë shtetit. Kodi nuk ndalon trajtimin e tyre dhe të familjarëve të tyre në klinikat më të mira dhe më të shtrenjta, kudo qofshin ato...

Sa për pacientët shqiptarë...

Në dorë të veterinerëve të “One Health” apo të spitaleve-furgon...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nje qytetar qe po plas.20/09/2021 02:29

Zoti Shqiptari, argumentet qe sjell zoti Dasho ne artikullin e tij jane racionale dhe te sakte. Me falni, por komenti juaj eshte koment gerthites (uli pak germat, ju lutem) dhe koment me tifozllek. Ju mendoni se vetem Berisha eshte i afte te permbyse gjendjen?? Berisha ka 8 vjet qe vetem flet e bertet sipas zakonit te vjeter. Opozita behet me argumente jo me ulerima. Kam frike se zerat e arsyeshem ne PD jane mbytur nga ulerimat e Berishes. Ka erdhur koha qe Berisha ta beje vete largimin dhe po tregon kokefortesine e nje burri te vjeter qe nuk e kupton qe koha i ka ikur. I vdekuri nuk ngjallet me. Deputet le te rrije sepse ka fituar votaen e popullit dhe askush nuk ka te drejte t'ia revokoje kete te drejte, por duhet te kishte qene aq i mencur sa ta kishte hapur krahun vete, me kohe. Madje mua me duket se suksesi me i madh QEverise dhe Edvin Bastardit i ka ardhur pikerisht nga fakti qe gjithmone ka treguar me gisht Berishen si fjatorin kryesor te te gjitha gjemave qe e kane pllakosur Shqiperine gjate tranzicionit. A e kujton më njeri rrenën me bisht qe keputi Fatos Nano se do t'i kthente arate e shqiptareve nje me nje? Jo. Dhe a e di ti pse? Nano nuk eshte me faktor ne politike o ka shkuar te haje parate qe vodhi.
Eshte e kuptueshme qe do te jete e zorshme te prishet kjo "status quo", por kjo nuk prishet as me Berishen, ai tren ka ikur me kohe. Kjo status quo do te filloje te lekundet kur kunder saj te permenden gjithmone e me shume argumente racionale si keto te Zotit Dasho.

Shqiptari18/09/2021 14:36

PO, PO!!! ME ARTIKUJ, ME FJALE DHE ME DEKLARATA IA THYET NE MES EDI RAMES!!
PO I DINE VETE TE GJITHA SHQIPTARET, NUK PO NA THUA NDONJE GJE TE RE!! ATA VODHEN, GRABITEN E HENGREN DHE DO VAZHDOJNE EDHE PER 4 MANDATE TE TJERA, DO SHIJOJNE TE GJITHE NUSTET E BOTES, DO TE FLENE E DO TE BEJNE ORGJIRA NEPER HOTELE ME 700 APO EDHE 1700 EURO NATA, NDERSA JU OPOZITARET E PERJETSHEM DO TE VINI DUKE U PAKESUAR MANDAT PAS MANDATI DO TE HANI MUTIN E TYRE EDHE PER 4 MANDATE TE TJERA!!! EDHE DR. BERISHEN IA HOQET QAFE RAMES DHE NARKO-BANDES SE TIJ!!
FAJIN E KA SALIU!!! FAJIN E KA SALIU!! FAJIN E KA SALIU!!! FAJIN E KA SALIU!!!
NUK E HODHET NE VOTE TEK ANTARESIA PERJASHTIMIN E DR. BERISHES SEPSE KISHIT FRIKE SE MOS FITONTE DR. BERISHA. PRA 73% E ANTARESISE JANE KUNDRA JUSH. ATEHERE CFARE PERFAQESONI JU??? CILET PERFAQESONI JU ATY, AMBASADEN AMERIKANE APO DEMOKRATET DHE ANTARET E PARTISE DEMOKRATIKE??? ME VOTAT E KUJT MENDONI JU SE DO TE FITONI DHE TO VINI NE PUSHTET??? ME VOTAT E DEMOKRATEVE APO DO T'UA JAPE FITOREN NE TAVOLINE SHBA, DASH APO KIMETJA??? DESHTAKE!! HUMBES!!! TE PAFYTYRE!!!
TANI E TUTJE DO TE KEMI QEVERITE HAJDUTE PRO-AMERIKANO-SOROSIANE "BIG FISHES 3", PAS 4 VITESH QEVERIA "BIG FISHES 4", PAS 8 VITESH QEVERIA "BIG SHARKS 5" DHE NE 2033 QEVERIA "BIG ORCAS 1". POR NGA ANA TJETER DO TE KEMI OPOZITEN E FUTUR NE UTURAKUN AMORIKANO-SOROSIAN "MINJTE 3", "MINJTE 4", "MORRAT 5" DHE "MORRAT 6"!!!
POPULLI I SHKRETE DO TE MBETET EDHE PER 20 VITE TE TJERA USHQIM PER TE DY PALET, QEVERINE DHE OPOZITEN: "SARDELET 3", "SARDELET 4", "SARDELT 5" DHE "SARDELET 6".
FAJIN E KA BERISHA!!!
RROFTE AMERIKA!!!

Shto koment

Denonco