Sikur Basha të ishte i lirë

Sikur Basha të ishte i lirë

Nga Çim Peka - 13/09/2021

I.

Në një univers paralel, takimi i korrikut me ambasadoren Kim do të kishte shkuar ndryshe. Në një variant, Basha mund të kishte lozur blofin duke hapur takimin me 'Shkëlqesi ambasadore, para se të fillojmë dua t'ju njoftoj se kam ndryshuar protokollin e takimeve me diplomatë dhe zyrtarë të huaj. Ky takim po regjistrohet në audio'. Në mos do të kishte mbaruar takimi me kaq, me siguri që rrjedha e bisedës do të ishte krejt tjetër, sepse asaj menjëherë do t'i ishin kujtuar Kongresi, Komisioni i Politikës së Jashtme, seancat dëgjimore, komisionet hetimore, Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit, dhe agjenci të tjera ligjzbatuese.

Në variantin e dytë, takimi do të kishte zgjatur shumë, tepër shumë. Pas kërkesës së ambasadores për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, terreni do të ishte i Bashës. Së pari do të duhej të kërkonte që të paraqiteshin prova; jo atij, por SPAK. Dhe vetëm pasi të hapeshin hetimet hipotetike zyrtarisht, atëherë ai në çast jo vetëm që do të largonte Berishën nga grupi parlamentar, por edhe nga Këshilli Kombëtar po të donte. Askush nuk do t’i thoshte pse.

Së dyti, do të duhej t'i bënte të qartë se 'shteti i së drejtës' ekziston edhe në parti, dhe kërkesa e saj ishte anti-statutore.

Së treti, do ta pyeste se 'pse Berisha nuk qenka i denjë për anëtar grupi parlamentar, por qenka për deputet'?, apo 'çfarë vlere ka largimi nga grupi, kur nuk mund ta largojmë dot nga parlamenti'? Apo, 'pse qenka i padenjë pas zgjedhjeve, dhe jo para zgjedhjeve'? Apo, 'nëse Departamenti i Shtetit e paska me seriozitet të madh punën e korrupsionit, pse qenka Berisha top-prioritet kur tashmë nuk është në gjendje të bëjë dëm, dhe nuk qenka Edi Rama, Erion Veliaj dhe i gjithë kabineti qeveritar?'.

Më pas, imagjinoj Bashën duke i zgjatur një Raport Konfidencial të OSBE të vitit 2015, që vlerësonte pasurinë e paligjshme të Edi Ramës në 200 milionë Euro. Pastaj, parashikoj Bashën duke i vendosur në tavoline 137 fashikuj me aferat korruptive të Ramës si Kryetar Bashkie (Basha ishte pasardhës i tij dhe kishte akses të plotë në dokumente). Pastaj nga një dosje për secilën aferë të Ramës nga shtatori 2013 në shtator 2021. Për gjithçka. Për drogën. Për PPP. Për pastrimin e parave. Për vjedhjen e pronave. Për shëndetësinë; arsimin; rendin; kulturën; mbrojtjen dhe radarët; teatrin. Për çdo akuzë të ngritur ndaj tij ndër vite.

Do të vazhdoja me nga një dosje, me profilin, historikun, procesin e përzgjedhjes dhe mbrojtjes publike nga ana e Ramës për secilin deputet, kryetar bashkie a zyrtar të lartë, të kapur dhe shkarkuar nga vetingu. Pasi të mbaronte me Ramën, do të kalonte te Erion Veliaj. Me të njëjtën procedurë. Një nga një. Një fashikull për secilën aferë. Prej tij do të kalonte te Saimir Tahiri, ku në krye të dokumenteve do të vendoste fotografinë e Tahirit në delegacion me Ramën në Shtëpinë e Bardhë duke takuar Presidentin Obama dhe Zv. Presidentin Biden në vitin 2016, kohë kur ky i fundit hetohej nga antimafia italiane për trafik ndërkombëtar droge. Kohë kur shërbimet inteligjente informonin jo vetëm institucionet shtetërore dhe ato ligjzbatuese për përfshirjen e tij dhe të 134 drejtuesve më të lartë në Policinë e Shtetit në trafikun e drogës, por edhe vetë ambasadën. Pastaj do të vazhdonte me fashikujt e dosjeve për secilin ministër a drejtor të qeverise Rama 1 dhe Rama 2, për t’i lënë vend në fund kryetarëve të bashkive socialiste.

Dhe pasi të mbaronte me dosjet, në shenjë vullneti të mirë, mund t’i vinte në dispozicion një furgon të partisë për t’i transportuar deri në ambasadë. Në fund, takimin mund ta mbyllte me fjalët 'merru një herë me këto, pastaj hajde flasim për Berishën'.

Por, jo. Se Basha nuk është ky.

II.

Dy ngjarje të bujshme, por të harruara kanë përcaktuar marrëdhëniet Rama-Basha-ShBA nga 2013 e këtej. E para ka të bëjë me hedhjen në erë me tritol të një pallati të familjarëve të Bashës të ndërtuar në mënyrë të ligjshme në Vlorë sapo Rama erdhi në pushtet. Çeshtja u fitua me të drejtë në Strasburg. Por, mesazhi i Ramës për Bashën ishte i qartë: unë të shkatërroj, por edhe të paguaj. Shkopin dhe karotën. Shantazhin dhe pazarin. Pazarin si preferencë të parë, dhe shantazhin si mjet në rast nevoje. Sa herë Basha ka lëvizur nga pazari, është përdorur shantazhi. Kjo është marrëdhënia e tyre. Dashuri dhe urrejtje.

Ngjarja e dytë lidhet me premtimin e Ramës për të ofruar territorin e Shqipërisë si vend ku do të shkatërroheshin lëndët kimike siriane po atë vit. Premtimi i Ramës kishte një kusht: administrata amerikane duhej të siguronte që opozita nuk do ta kundërshtonte. Ambasadori i asaj kohe ia kërkoi Bashës në emrin personal të Sekretarit Kerry. Basha i premtoi. I ndjeri Olldashi nxori pasuesit e tij në protestë. Basha, nga frika e protagonizmit të kundërshtarit të tij në parti, nxori të vetët. Në nje bisede të egër telefonike midis Bashes dhe ambasadorit amerikan, Basha u justifikua që njerëzit i nxori Berisha. Përgjigja ishte e ftohtë si thika: 'Zotëri, ti ma more përsipër. Nuk më ke gënjyer mua, por Qeverinë amerikane. Harroji Shtetet e Bashkuara.'

Nuk dua të përmend budallallëqet e tjera të tij në Uashington, por fakt është se Partia Demokratike e Bashës ka qenë partia politike shqiptare me më pak prezencë në Uashington. Sepse këtë e di vetëm Basha. Fakt është se vizita e fundit në ShBA është diku nga gushti i vitit 2018. Prej atëherë ai nuk ka mundur të udhëtoje më. Jo sepse nuk ka dashur, por sepse nuk i është dhënë vizë. Derisa humbi zgjedhjet, Basha ishte 'anti-amerikan'. Nuk di që anti-amerikanizmi i tij të ketë ardhur prej Berishës. Meqë kriteri për të ardhur në pushtet qenka (non) grata, pra, pasja e një vize amerikane, nuk e di si e mendonte Basha se do të vinte në pushtet duke qenë 'non-grata’. Kur Rama e dinte se Basha ishte non-grata, pse nuk duhej t’i vidhte zgjedhjet, siç pretendon Basha? Pyetja për demokratët është: pse nuk iu tregoi Basha që nuk mund të udhëtonte për në ShBA para dhe pas zgjedhjeve?

III.

Pas përjashtimit të Berishës nga Basha, ambasadorja Kim u shpreh se tani fillon periudha e artë midis Partisë Demokratike dhe ShBA-ve.

Së pari, zonja, e cila duket qartazi që shijon rolin e saj të papritur si Celebrity dhe si Guvernatore edhe fale aksesit personal te Sekretari i Shtetit Blinken (ka qenë shefe kabineti e tij, kur ky ishte nën-Sekretar Shteti) nuk e thotë se zgjedhjet lokale do te mbahen pasi kjo të ketë ikur nga këtu. Nëse PD mori mbi 600 mije vota, i mori sepse Berisha shërbente si digë për të mbajtur votuesit te Basha. Kush do t'i votojë kandidatët e Bashës në zgjedhjet lokale, pas kësaj që bëri me Berishën?

Së dyti, në emër të kujt flet zonja? Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në vitin 2025, kohë kur as zonja, as shefi i saj dhe as kjo administratë nuk do jenë më.

IV.

Edi Rama ka filluar që tani të paguajë për t’u afruar meRepublikanet. Basha nuk ka asnjë shans. Zero. Mund të shpresojë që Rama t’i heqe 'damken'. Madje edhe t’i organizoje ndonjë vizitë në Uashington për të treguar që tani amerikanët e duan 'edhe Bashën', por i rren mendja. Se pa Berishën, Rama e ha Bashën për mëngjes, e 'Gazin me kallash' e ka për aperitiv'.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shaba13/09/2021 19:57

KOMENTUES KOSTA, JE SHUME I SAKTE! ESHTE SHUME E VERTETE!! I PAAFTE KOMPLET!!! NUK E DI SE SI E KA MARRE NE PUNE LULIN PROKURORIA E HAGES!!!

eduard13/09/2021 19:28

Pershendetje zoti peka !

Nga nje burim shume i sigurte brenda PS, ne qarkun e Fierit behet, i ditur se drejtuesi politik per PD i keti qarku Alibeaj ka bashkepunuar ngushte me drejtuesin politik te qarkut teFierit per PS Rucin ,per te mos lejuar LSI te merrte vota ne zgjedhjet e 25 Prillit.
Mqs nuk ja dolen dot ,sepse Monika mori nje mandat , ne PS jane nxehur shume keq dhe jane betuar se do te marrin hak.
Alibeaj me ca shoke te tije,gjate fushates , bente takime te fshehta me Rucin ,ku merreshin vesh me njeri tjetrin se cfare duhet te benin gjate fushates.Edhe votat per vehte i vodhi nga votat e PD nepermjet numeruesve te vene nga ai.Tani ky " demokrat i flakte " po behet numer 2 ne PD.
Bente edhe takime te fshehta me klanet mafioze te PS ne kete qark.

Flitet se ka marre shuma te medha parash nen dore per venien ne listen e PD emra te panjohur per demokratet.( flitet se ai loz shume kumar dhe e ka lene pa breke ne bythe )

Nuk ju them qe patjeter te me besoni, por beni nje hetim dhe do me jepni te drejte.

Jeni te lutur te hetoni punen e tij sabotuese ne zgjedhjet e 25 prillit.

Mund te mos e botoni kete koment timin,nuk ka problem.

Problem ngelet veprimtaria e tij kriminale ndaj PD.

Mund ta kete bere edhe me urdhe nga lart

Durim Puna13/09/2021 16:25

Kjo analize e mire meriton vetem nje pyetje: e çfare pastaj? Keto te gjitha dihen si edhe pamundesia per te vepruar me tej. Me korrupsionin e vet gerryes Rama ia ka bere 8 me 2 Partise Demokratike!

Shqiptari13/09/2021 15:43

Z. PEKA! KA NDRYSHUAR AMERIKA! NUK ËSHTË MË AJO AMERIKA E DIKURSHME E PERSONALITETEVE DHE E BURRAVE TË MËDHENJ!! SOT NUK KA MË AMERIKË POR KA THJESHT NJË SHBA SOROSIANE!
POR BASHA DUHET TË LARGOHET, TË IKË SA MË SHPEJT, PËRPARA SE SA PD TË RRUDHET, TË SHKRIHET DHE TË SHKËRRMOQET!
KA DY LLOJ IKJESH NGA NJE FORCE POLITIKE: IKJE SI INDIVID QË PËRFAQËSON VETËM VETEN DHE IKJE SI NJË INDIVID QË PËRFAQËSON NJE RRYMË, NJË GRUPIM, NJË NDRYSHIM, NJË PARIM APO NJË IDE. PRANDAJ LULI DUHET TË IKË SHPEJT.
NË RASTIN E LULIT, IKJA E TIJ PËRFAQËSON VETËM VETEN E TIJ, SEPSE AI NUK KRIJOI DOT ASNJË RRYMË, ASNJË GRUPIM, ASNJË NDRYSHIM, ASNJË PARIM DHE ASNJË IDE. AI KA 8 VJET SI KRYETAR I EMËRUAR DHE PASTAJ I VETËZGJEDHUR, QË ËSHTË THJESHT PËR INERCI NJË IMITIM ARTIFICIAL SHUMË I KEQ I SALI BERISHËS.
BASHA NUK E KRIJOI KURRE FIGURËN DHE STATUSIN E NJË LIDERI TË QËNDRUESHËM POLITIK, DHE PËR PASOJË NUK BËRI KURRË ASGJË NGA ATO QË U PREMTONTE DEMOKRATËVE DHE SIMPATIZANTËVE TË PD. PRA ËSHTË NJË POLITIKAN I PAQËNDRUESHËM DHE I PABESUESHËM.
AI NË PD MERR VETËM VOTËN E TIJ DHE TË NDONJË SERVILI TË TIJ TË AFËRT, SEPSE NUK PËRFAQËSON ASKËND, PASI THJESHT IU IMPONUA DEMOKRATËVE NGA VETË SALI BERISHA.
ABSOLUTISHT NUK JAM PËR RIKTHIMIN E SALI BERISHËS NË KRYE TË PD, AI DUHEJ TË ISHTE LARGUAR FARE NGA POLITIKA QË NË 2013, POR NDENJI ATY VETËM PËR TË MBAJTUR LULZIM BASHËN SI FIGURË. POR NUK JAM DAKORD ME MËNYRËN DHE KOHËN QË LULZIM BASHA PËRDORI PËR TË GODITUR SALI BERISHËN. TË DY DUHET TË IKIN NGA PD. BËNË AQ SA BËNË, DHANË AQ SA DHANË, POR KAQ. FUND!! AQ MË KEQ BASHA QË KA HUMBUR 4 HERË RADHAZI.
PD NUK ËSHTË AS PRONË E SALI BERISHËS DHE AS E BASHËS. ËSHTË PRONA E ÇMUAR E DEMOKRATËVE SHQIPTARË!
PARTIA DEMOKRATIKE DUHET TA LARGOJË URGJENTISHT LULZIM BASHËN, PËRPARA SE SA TË RRUDHET, TË SHKËRRMOQET DHE TË SHKRIHET FARE. PD KA NEVOJË PËR NJË LIDER TË PAPËRLYER, TË PA BËRË PIS, PËR NJË LIDER TË PASTËR, PËR NJË LIDER QË NUK MUND TA MBAJNË PENG AS DREJTËSIA, AS DASH, AS MAFIA DHE AS KRIMINELËT ME DHE PA PUSHTET, TË MOS JETË PENG I AFERAVE KORRUPTIVE, VJEDHJEVE DHE HAJDUTËRIVE.
NDOSHTA PARTIA DEMOKRATIKE DUHET TË UDHËHIQET NGA NJË LIDERE ZONJË, SIÇ ISHTE ZONJA MERKEL PËR GJERMANINË. NJË ZONJË DHE DEMOKRATE E VËRTETË BREZ PAS BREZI, SIÇ ËSHTË ZNJ. TABAKU.

altini13/09/2021 13:59

Te gjitha keto ti i paske ditur o Cim Peka dhe ja ke mbajtur te fshehta lexuesve dhe ndjekesve te Syrit? Ke vazhduar ta mbrosh Bashen edhe pas humbjes se pajustifikuar te 25 prillit. E mbrojte Bashen deri diten qe ai e leshoi Sali Berishen. Ndersa tani po ja numeron te gjitha. Me mire vone se kurre. Vetem do ishte mire tu kerkoje ndjese lexuesve te Syrit, sepse ke gabuar duke mbeshtetur nje deshtak, humbes dhe burracak si Basha.

Hasoni13/09/2021 13:51

Po mirë mo Çimo ca të bëjë Luli ti shpallë luftë Amerikës?!!
Si mendon të mbajmë doktorin dhe të izolohemi nga USA & BE??

Kot Fare13/09/2021 13:49

Per te gjithe ata qe thone lart e poshte qe beteja e Doktorit per statutin, i rri ngushte statures se tij dhe shkelin nje sy demek qe kjo e Lulit nuk na qenka ndonje hata e madhe, se shkelje statuti eshte... konsideruar qe kete ja ka kerkuar administrata e sotme e Biden, per arsye qe ne nuk na lejohet ti dime, nderkohe qe edhe vete Doktori thote, publikojini....

- Ne USA TODAY me dt 11/09/2021 nga Josh Meyer eshte botuar nje artikull per KSM qe eshte mendja pas organizimit te sulmit ne token amerikane 20 vjet me pare. Artikulli eshte i gjate dhe ka mjaft fakte interesante per lexuesin.
Cka lidhet me situaten tone ketu eshte kjo:
A do te pranoje gjykata te marre ne konsiderate provat e FBI, qe jane siguruara pas trajtimit me metoda speciale nga ana e CIAs te te burgosurit (edhe kjo e rregulluar me ligj te posacem ne fakt). Ne thelb, kjo ka bere qe gjyqi te zgjase kaq vjet, sepse drejtesia amerikane nuk jep garanci qe do ta denoje KSM (autorin e 9/11 !!!!!!!!!!!) nese ka parregullsi procedurale gjate procesit te hetimit.

Pra, o ballkanas, qe i shkelni syrin. ligjit dhe letrave dhe e trajtoni si leter higjenike:
Ne USA nuk ka shanse qe te trajtosh statutin, rreguilat dhe ligjet si llastik qe e shtrin si te duash, sepse ata nuk i shkelin syrin njeri-tjetrit ne cdo rast qe na duhet te kalojme ndonje shkelje. Te qenet i mencur ne kete nivel (pra ne ja hedhim ligjit ...) nuk ka vend atje dhe prandaj ata jane dummies por demokracia me e madhe ne bote. Jo, per politiken por per sistemin e tyre gjyqesor...

Skrapari13/09/2021 13:48

Po qe se z. Peka eshte demokrat pra eshte anetar i PD ose simpatizant i saj ky shkrim nuk me pelqen fare. Nese nuk eshte demokrat, pra i perket nje force tjeter politike jam dakord me analizen e tij

Kosta13/09/2021 12:13

O zoteri gazetar, e di ti se kush eshte Lulzim Basha/...e njeh sado pake Bashen ti apo te duket sikur e njeh sepse e ke thirrur disa here ne studio....per ta njohur sado pake lulzim Bashen, po te jap nje detai nga koha kur ka qene minister ne nje nga dikasteret e shumta qe i ka dhuruar Berisha .......""Nuk di se cfar ka pare Berisha tek ky djal i llastuar qe e promovoi dhe i besoi detyra shume te larta shteterore por edhe politiko- partiake.....per gati dy vjete, e kam patur minister, ne nje dikaster shume te rendesishem....detyra ime, vec te tjerave, me detyronte te verifikoja zbatimin e urdherave te Ministrit per institucionet ne varesi...me pare se te beja verifikimin e zbatimit te urdherave te ministrit, studijoja dosjen e ketyre urdherave.....ne ato dy vjete, ne ato dosje, kishte gjithcka tjeter por urdher te mirefillte pune per institucionet vartese, nuk gjeta qofte edhe nje urdher te vetem pune....."Ky eshte Basha...nje mashtrues i jashtezakonshem...per gati dy vjete qe punova nen varesine e tije....nuk i thashe njehere te vetme - Puna e mbare....

Shto koment

Denonco