Lulzim Basha nuk ka alternativë tjetër, veç ndjesës dhe dorëheqjes!

Lulzim Basha nuk ka alternativë tjetër, veç ndjesës dhe dorëheqjes!

Nga Enver Bytyçi - 13/09/2021

Kur u mbyllën kutitë e votimit pas zgjedhjeve të 25 prillit u duk se kryetari i Partisë Demokratike nuk do t'i njihte zgjedhjet. Foli për masakër elektorale. Më pas i zbuti tonet. Pse? Nuk ishte aty masakra elektorale?! Por duket se mori urdhër të prerë për këtë. Ndaj filluan zërat kundër tij.

Lulzim Basha, në vend të sqaronte demokratët, shpalli zgjedhjet për kryetar të partisë. Por jo me 22 korrik, kur ishte afati. Më shumë se një muaj më përpara. Disa e interpretuan si hile të tij për të mos lënë kohë, disa si mundësi për t'u organizuar e për t'u përballur me Ramën. Këta të dytët gabuan. Të tjerë besuan se po përgatiste bashkëqeverisjen me Ramën!

I pata besuar deklaratës së zotit Basha në parlament drejtuar Edi Ramës, se "Po më mashtrove njëherë është faji yt, po më mashtrove të dytën herë është faji im"! Ndjehem i zhgënjyer me veten time! Duket se zoti Basha nuk është mashtruar njëherë, por shumë herë dhe me vetëdijen e tij! Të gjithë mashtrohemi, së paku njëherë. Ka shumë nga ata që edhe mashtrojnë. Sepse po të mos kishte mashtrues nuk do të kishte të mashtruar dhe anasjelltas. Por tashmë duket shumë qartë se Lulzim Basha nuk është viktimë, është peng në duart e mashtruesve kriminelë. Mund të gabosh, mund të mashtrohesh, mund ta kesh edhe ndonjë ves të parrezikshëm për të tjerët. Por kur je peng, atëherë bëhesh rrezik për të tjerët!

Le të shpjegohem, pse zoti Basha është peng. Çdo kush që merr një vendim nën presionin e dikujt, e bën këtë për shkak të pengmarrjes që i kanë bërë. Nëse nuk je peng, nuk merr vendime jashtë bindjes tënde. Të qenit peng ka të bëjë me paligjshmërinë, jo me punën e veprimtarinë legale. Të qenit peng është atribut i punëve të pista të fshehta! Të qenit peng është pamundësia për të marrë vendime, ose për të marrë vendime në pajtim me parimin, të drejtën, dhe me standardet e përcaktuara në kushtetutë, në ligj, ose në statutin e partisë. Në rastin e vendimit për Sali Berishën kreu i PD-së i shkeli të gjitha këto me koshiencë të plotë. Madje me alibinë idiote se "Kishte marrë vendim në të mirë të PD-së dhe vetë Berishës"! Se mori një vendim personal "për të mos e përçarë partinë"!

Imagjinoni një familje të madhe dhe kur kryefamiljari i saj merr një vendim në kundërshtim me interesin e familjes, duke u justifikuar se "Nuk desha t'ju përçaj"! Ajo familje shkërmoqet në këtë mënyrë, jo përçahet. Lulzim Basha e shkërmoqi Partinë Demokratike. E bëri copë-copë. Jo se mori një vendim kundër Sali Berishës. Por se nuk pyeti asnjë prej demokratëve. I injoroi ata! I përbuzi! Ai i sheh si demokratë disa bashkëpunëtorë të tij të ngushtë, ndonjë prej të cilëve luan dy herë në javë basketboll me Olsi Ramën. Me këtë çetë sillet sa te zyra e tij, sa në parlament. Me këta ishte dje te monumenti për Azem Hajdarin! Vetëm me këta, si kurrë ndonjëherë! Te demokratët nuk ka për të shkuar asnjëherë. Nuk ka për të guxuar kurrë! Madje as te kryetari demokrat i Shkodrës, as te demokratët që drejton Ferdinand Xhaferri! Se demokratët do ta bëjnë copë-copë!

E gjitha për shkak se demokratët e urrejnë peng-marrjen. E Lulzim Basha është peng! Është peng, sepse u bë ushtar i Sorosit me gjeneral Edi Ramën! Tani ne duhet të mendojmë të zgjidhim dilemën, se mos Geroge Soros e futi Lulzim Bashën në PD për ta shkatërruar Partinë Demokratike?! Mos ndoshta Sorosi i dha urdhër Edi Ramës të largohej nga kryetar i Bashkisë së Tiranës për t'ia forcuar pozitat Lulzim Bashës në partinë e Sali Berishës?! Mos ndoshta Lulzim Basha i përdor presionet e Kim-it dhe Riker si alibi për të mbuluar presionin e George Sorosit. Çfarë nuk vjen në mendje në këto momente të vështira për Partinë Demokratike, të cilat ia solli vetë kryetari i saj! Duhet hulumtuar, pse kreu i Partisë Demokratike nuk u shpreh për Open Balkan. Pse ai nuk reagoi kundër deklaratës përçarëse të Aleksandër Vuçiq, ku atakonte Sali Berishën në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Përkundrazi mori një vendim në pajtim me atë deklaratë!

Për të gjitha këto Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen. Duke dhënë dorëheqjen i bën një shërbim të mirë Partisë Demokratike, se i jep asaj më shumë kohë të rimëkëmbet dhe të përgatitet për betejat politike me organizatën kriminale të Rilindjes! I jep fund edhe konfliktit brenda partisë. Duhet që ai t'ua kursejë demokratëve turneun e Berishës në bazë për t'u konsultuar me ta! Duhet në fund t'ua bëjë atyre një të mirë të vetme: T'i lejë të lirë që të vendosin vetë për lidershipin e tyre! Ndryshe Lulzim Basha thjesht do ta shtyjë disa javë konfliktin dhe do të detyrohet të dorëzohet!. Me demokratët ai nuk do të guxoj të takohet, nuk do të guxojë t'i shohë në sy! Jo se kundërshtoi Berishën, gjë që mund ta kishte bërë që në vitin 2013. Sepse Berisha nuk është i pakundërshtueshëm, madje e pranon kundërshtinë! Por se mori një vendim nga pozitat e pengut ndaj dikujt tjetër! Ky dikushi, në emër të të cilit Basha mori vendim është Sorosi, i mbështetur nga Edi Rama, Juri Kim, apo kushdo të jetë tjetër!

Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen edhe se i ka mashtruar demokratët disa herë. Në rastin konkret ai mbronte Berishën në publik, ndërkohë që ishte pajtuar në krye të herës me urdhrat që kishte marrë. Ndryshe nuk kishte pse i priste dhe përcillte misionarët e Sorosit deri te porta e jashtme e partisë! Nëse kreu u PD-së nuk do të ishte peng te Sorosi, do të bënte referendum në parti për vendimmarrjen. Ose do të ofronte dorëheqjen. Kur ambasadori amerikan Zimmermann i kërkoi Ibrahim Rugovës në vitin 1991 që t'u bënte thirrje shqiptarëve të merrnin pjesë në zgjedhjet e Serbisë, ai u përgjigj me një fjali: "Jap dorëheqjen dhe shqiptarët nuk i ftoj të votojnë presidentin e një vendi, të cilin ne nuk e njohim sovran në Kosovë"! Lulzim Basha njohu si sovran të Partisë Demokratike George Sorosin! E dorëzoi sovranitetin e kësaj partie te Aleks Sorosi! Prandaj duhet të dorëhiqet! Duhet të dorëhiqet duke kërkuar njëkohësisht ndjesë! Nuk ka alternativë tjetër!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Qytetari dt 13 shtator 202113/09/2021 16:58

Dorëheqjen " një sahat e më parë" thotë një fjalë e urtë popullore qe duhet te bejë Lulezim Basha. Ndryshe do te urrehet dhe do te fyhet nga baza e PD.

Shqiptari13/09/2021 15:46

KA NDRYSHUAR AMERIKA! NUK ËSHTË MË AJO AMERIKA E DIKURSHME E PERSONALITETEVE DHE E BURRAVE TË MËDHENJ!! SOT NUK KA MË AMERIKË POR KA THJESHT NJË SHBA SOROSIANE!
POR BASHA DUHET TË IKË, TË LARGOHET FARE NGA PD, SA MË PARË QË TË JETË E MUNDUR. TË IKË PARA SE SA PD TË FILLOJË RRUDHJEN, RRJEDHJEN, ZVOGËILIMIN DHE SHKËRRMOQJEN!!
KA DY LLOJ IKJESH NGA NJE FORCE POLITIKE: IKJE SI INDIVID QË PËRFAQËSON VETËM VETEN DHE IKJE SI NJË INDIVID QË PËRFAQËSON NJE RRYMË, NJË GRUPIM, NJË NDRYSHIM, NJË PARIM APO NJË IDE. PRANDAJ LULI DUHET TË IKË SHPEJT.
NË RASTIN E LULIT, IKJA E TIJ PËRFAQËSON VETËM VETEN E TIJ, SEPSE AI NUK KRIJOI DOT ASNJË RRYMË, ASNJË GRUPIM, ASNJË NDRYSHIM, ASNJË PARIM DHE ASNJË IDE. AI KA 8 VJET SI KRYETAR I EMËRUAR DHE PASTAJ I VETËZGJEDHUR, QË ËSHTË THJESHT PËR INERCI NJË IMITIM ARTIFICIAL SHUMË I KEQ I SALI BERISHËS.
BASHA NUK E KRIJOI KURRE FIGURËN DHE STATUSIN E NJË LIDERI TË QËNDRUESHËM POLITIK, DHE PËR PASOJË NUK BËRI KURRË ASGJË NGA ATO QË U PREMTONTE DEMOKRATËVE DHE SIMPATIZANTËVE TË PD. PRA ËSHTË NJË POLITIKAN I PAQËNDRUESHËM DHE I PABESUESHËM.
AI NË PD MERR VETËM VOTËN E TIJ DHE TË NDONJË SERVILI TË TIJ TË AFËRT, SEPSE NUK PËRFAQËSON ASKËND, PASI THJESHT IU IMPONUA DEMOKRATËVE NGA VETË SALI BERISHA.
ABSOLUTISHT NUK JAM PËR RIKTHIMIN E SALI BERISHËS NË KRYE TË PD, AI DUHEJ TË ISHTE LARGUAR FARE NGA POLITIKA QË NË 2013, POR NDENJI ATY VETËM PËR TË MBAJTUR LULZIM BASHËN SI FIGURË. POR NUK JAM DAKORD ME MËNYRËN DHE KOHËN QË LULZIM BASHA PËRDORI PËR TË GODITUR SALI BERISHËN. TË DY DUHET TË IKIN NGA PD. BËNË AQ SA BËNË, DHANË AQ SA DHANË, POR KAQ. FUND!! AQ MË KEQ BASHA QË KA HUMBUR 4 HERË RADHAZI.
PD NUK ËSHTË AS PRONË E SALI BERISHËS DHE AS E BASHËS. ËSHTË PRONA E ÇMUAR E DEMOKRATËVE SHQIPTARË!
PARTIA DEMOKRATIKE DUHET TA LARGOJË URGJENTISHT LULZIM BASHËN, PËRPARA SE SA TË RRUDHET, TË SHKËRRMOQET DHE TË SHKRIHET FARE. PD KA NEVOJË PËR NJË LIDER TË PAPËRLYER, TË PA BËRË PIS, PËR NJË LIDER TË PASTËR, PËR NJË LIDER QË NUK MUND TA MBAJNË PENG AS DREJTËSIA, AS DASH, AS MAFIA DHE AS KRIMINELËT ME DHE PA PUSHTET, TË MOS JETË PENG I AFERAVE KORRUPTIVE, VJEDHJEVE DHE HAJDUTËRIVE.
NDOSHTA PARTIA DEMOKRATIKE DUHET TË UDHËHIQET NGA NJË LIDERE ZONJË, SIÇ ISHTE ZONJA MERKEL PËR GJERMANINË. NJË ZONJË DHE DEMOKRATE E VËRTETË BREZ PAS BREZI, SIÇ ËSHTË ZNJ. TABAKU.

TIRONA13/09/2021 14:15

Z..BYTYCI , Z. BERISHA DUHET TE CLIROHET NGA AKUZA NGA SH.B.A. E ME PAS TE INTERESOHET PER PARTINE DEMOKRATIKE . NE KENDVESHTRIMIN TIM Z. BERISHA TE NDJEKE PROCESIN ME AVOKATIN FRANCEZ E PASTAJ I LIND E DREJTA TE RIKTHEHET.
ESHTE SH.B.A.QE INSISTON E JO BASHA .

Skendua13/09/2021 12:36

Lul basha ushtar politike,....evendos tjeter kush t hik ose kerkoj ndjese,

Shto koment

Denonco