A është i pastër Basha vetë?

A është i pastër Basha vetë?

Nga Hysni Gurra - 12/09/2021

A do ta sillej kështu siç po sillet Sali Berisha nëse fëmijët apo bashkëpunëtorët e tij do ta kishin implikuar keq në afera?

Pse për budalla e njohin Berishën këta?

A ka njeri që e njeh më mirë se ai si funksionon Amerika, qoftë kur e ke aleate qoftë kur e ke armike, pasi e ka provuar në të dyja variantet.

Po është e thjeshtë, ai është njeri që informohet edhe kur ka pushtet edhe kur nuk ka, si mendon zoti Luli se nuk i ka peshuar gjërat Berisha përpara se të nisë rezistencën?

Një person si ai, nëse do të ishte i implikuar, me letra, siç thotë Luli, nuk do sillej kurrë ashtu ashtu, as me Ramën, jo më me Amerikën, thjesht do ulte kokën, do thoshte më lini në hallin tim dhe do shijonte pleqërinë, do të dilte nganjëherë nëpër televizione sipas nevojave të Lulit, siç po bën Fatos Nano dhe kaq.

Unë nuk e mbroj Berishën pasi kurrë në asnjë rrethanë s’kam përfituar asgjë nga pushteti i tij, përveç nja 2-3 herë vlerësime për ndonjë shkrim që i ka rënë në sy.

Lulzim Basha nëse do ishte lider, siç pretendon ai dhe servilat e tij rrogtarë, do duhej që në 2013 ose 2017 t’i thoshte Berishës burrërisht, të lutem mos u ngatërro më me PD, kryetar jam unë, nëse do me ndejt anëtarë rri, nëse nuk do të përzë unë.

Pse nuk e bëri kurrë Basha këtë?

Me çfarë shantazhohet Basha? A është i pastër vetë, pasi në dy ngjarjet më të rënda të qeverisjes Berisha, aferat e Rrugës Kombit dhe ngjarjet e 21 janarit, të drejtë firme ka patur Luli, si ministër linje.

Ne e dimë që ky sistemi ‘demokratik’ është ndërtuar në atë mënyrë që mbron titullarët, duke filluar nga kryeministri i pari. Dhe, siç ka mbrojtur Nanon, Berishën, Metën do mbrojë edhe Ramën.

T’i lemë këto përrallat jo drejtësia, jo barazia para drejtësisë, jo reforma në drejtësi, asnjë kryeministër në Shqipëri nuk shkon para drejtësisë, edhe kjo me të drejtë, në bazë të ligjeve, dhe sikur drejtësia të veprojë në mënyrën më të pa anshme. Gjithçka flitet, burg ky, burg ai, është vetëm propagandë.

Edhe në Europë, edhe në Amerikë bile, asnjë politikan i nivele të larta nuk është dënuar kurrë në raport të drejtë me dëmin që ka bërë, qoftë korrupsion apo çfarëdo.

T’i besosh kësaj lloj propagande do të thotë vërtetë të hash bar!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari13/09/2021 16:15

O Balo, te hengert tenja!!! E paske te keqen brenda!
Nuk behet fjale per Sali Berishen, o tyç!!! Por për veprimin e pabesë të Lulit!!
Edhe një kriminel, një hajdut, një bythëqir, një legen dhe një çfarëdo qoftë, përjashtohet, dënohet apo vritet me gjyq publik përpara njerëzve që e mbështetën dhe jo pabesisht, duke i zënë pusinë në pritë!!
Por ti o Balo, punon me dy kandele, sepse dy të paskan lënë!!! Nuk e kuptoke fare revoltën e Berishës dhe të antarëve të PD ndaj veprimit të Bashës.
A e ke pyetur veten o Balo, pse nuk e bëri Luli këtë para zgjedhjeve?
A nuk ishte vetë Luli që na tha se kërkon prova dhe fakte nga DASH për Sali Berishën??
E nejse, nejse o Balo, ti e di. Secili thotë aq sa ka në tru!! Më fal që u harxhova gjithë këto fjalë me ty!! Suksese ne jetë!

Ben13/09/2021 00:06

Bali nga benca ta venca up

Balo Benca12/09/2021 23:00

Ore koqe!
Ore shqiptar mëndje tredhur!
Si more nuk qenka i korruptuar Berisha!
Ku i gjetën milionat e eurove Argita dhe Shkërdheni?
Ku të them ore debil....!?
Komunistët ,Sali bythëqiri duhet t'i kishte zhdukur që më 1992,po i pasuroi dhe i bëri zengjinë...
Pronarët dhe djersën e ndershmë.të.njerzve e vodhi për vete,dhe një lëmoshë për krijesa muti si pjesa jote.....
Nëse Sali Berisha është i pastër,është si Ramushi qe doli pa faj se vrau dëshmitarët....!
Ne duhet të jemi shënjtorë.atëherë....

Shqiptari12/09/2021 20:13

AI QE ESHTE I PASTER, QE NUK ESHTE HAJDUT, QE NUK ESHTE I KAPUR, NUK PJERDH FARE AS PER RAMEN, AS PER SPAK E BKH, AS PER YURI KIM, AS PER DASH, AS PER SHBA DHE AS PER ZOTIN VETE!
NDERSA I DHJERI, I PISTI, I KAPURI BEHET SKUTH, BEHET I PABESE, SHERBETOR, BYTHELEPIRES, BEHET TRADHETAR, BEHET I PABESE DHE TRADHETON, TE SHET DHE TE VRET PER TE RUAJTUR BYTHEN E VET!!!
PAS DR. BERISHES PD DUHET TE DREJTONTE NJE NJERI I PASTER NGA CDO DREJTIM!!! PISLLEKU I RILINDJES NUK PASTROHET ME PISLLEK, OSE MUTI NUK PASTROHET ME SHURRE, POR PISLLEKU PASTROHET ME DETERGJENT, ME KLOR DHE ME ACID KLORHIDRIK, QE NUK QELBEN KURRE!!!

Shto koment

Denonco