Një krizë që mund të kthehet në fitore

Një krizë që mund të kthehet në fitore

Nga Agim Nesho - 12/09/2021

Përjashtimi i zotit Berisha nga grupi parlamentar i PD-së solli me të drejtë një krizë të thellë brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë, si forca kryesore opozitare. Sali Berisha ka të drejtë në qëndrimin e tij për disa arsye.

Së pari, se pozicioni i tij në PD nuk mund të gjykohet nga individë të vetëm, organizata dhe për më tepër të imponohet, pa një transparencë të plotë mbi vendimmarrjen dhe pa respektuar Statutitn e Partisë.

Së dyti, me instinktin e një lideri me eksperiencë ai e kupton se goditja ndaj tij është një përpjekje për të frenuar pozicionin e opozitës përballë një pushteti të korruptuar dhe klientelist të zotit Rama. Prandaj qëndresa e tij ka të bëjë me fokusin e opozitës në betejën e saj pa kompromis për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Goditja e Sali Berishës u mendua si një zgjidhje për të ulur tensionet në vend pas zgjedhjeve të 25 Prillit të 2021, zgjedhje të cilat ishin një masakër elektorale për të mbajtur në këmbë pushtetin autoritar të kompromentuar tëpartisë-shtet, që Shqipërinë po e largonte nga dita në ditë jashtë kontureve të një shteti demokratik.

Ajo që nuk u vlerësua në këto momente vendim-marrje ishte figura komplekse e Sali Berishës si një lider historik, jo vetëm i PD-së por dhe tranzicionit demokratik Shqiptar. Sali Berisha mund të kishte kundërshti dhe mospranim në një pjesë të popullsisë Shqiptare ashtu si dhe adhurim dhe përkushtim në pjesën tjetër të saj. Dëshira e Edi Ramës për ti hapur rrugën e pushtetit duke eleminuar liderat e fortë si Berisha dhe Meta nuk u pa me realizëm dhe me maturi e vizion, por me një pragmatizëm të thjeshtë për të zgjidhur situatën e momentit. Duket se lobimi i një regjimi oligarkik si ai i zotit Rama me mercenarët politikë të perëndimit, që e përkrahin atë për hir të skenarëve të ndryshëm ballkanik ku ai ka marrë flamurin,apo klientelizmi i tij i shfrenuar që ofron cdo gjë për të mbajtur pushtetin, kanë fituar në këtë kohë.

Në këto pozita të disfavorshme u gjend edhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, midis presionit ndërkombëtar dhe unitetit të Partisë. Unë jam një nga ata që e pashë me entuziazëm ardhjen në krye të PD-së të Lulzim Bashës, njëi ri energjik me edukim perëndimor. Përkrahja e L. Bashës nga Sali Berisha ishte një akt i duhur dhe vizionar për të ardhmen e Shqipërisë. Shqipëria nuk kishte nevojë më për një kopje të udhëheqësit të fortë, lider të cilin e kanë qejf shqiptarët, por një lider që do ta kthente partinë nga një parti ideologjike anti-komunisite në një parti demokratike pro perëndimore. Si lideri i ri i PD-së, Basha nuk është se s’ka bërë betejë por është mundur nga një regjim i lidhur me botën e errët ku cdokush do të humbiste. Defekti i madh i L. Bashës është zgjidhja e pozicionit të tij të jetëi pranueshëm apo të luftojë për kauzën që beson qëi sjell integritet dhe respekt. Makiaveli ka thënë që më mirë një lider ta kenë frikë sesa ta duan.

Akti i zotit Basha për të marrë vendimin për heqjen e zotit Berisha, pavarësisht argumenteve bindëse nga ana e tij, për vlerat e këtij veprimi, e vuri atë në një pozitë ndarëse të Partisë.

Së pari, një ndeshje me liderin historik të partisëshansin për ta rimarrë partinë e ka lideri historik që e ka krijuar atë dhe ti mund të mbetesh në pozitën e një fraksioni brenda partisë. Kjo vjen edhe si rezultat që opozita dhe PD kërkojnë një lider të fortë që të sjellë një fitore. Zoti Berisha është njëi tillë.

Së dyti, ndarja e projektuar pa vullnet dhe bindje si dhe e imponuar nga legasia e Sali Berishës do të mbetet nje element presioni i vazhdueshëm nga kundërshtarët e tij dhe faktori ndërkombëtar.

Së treti, heq vëmendjen ndaj luftës kryesore që duhet të bëjë Partia Demokratike kundër regjimit autoritar, të korruptuar dhe klientelist të zotit Rama.

A duhet të jepte dorëheqjen zoti Basha? Moralisht po, politikisht jo. Sepse kjo formë e vendimit politik i mundëson vazhdimin e politikës. Më e mira ishte të vazhdonte luftën e tij deri në fund. Politika nuk ka shembuj që aleatët mund të dënojnë një parti me 700 mijë përkrahës dhe ti izolojnë ata. Edhe talebanët që janë ‘kafshë barngrënëse’ arritën të uleshin si të barabartë.

Vendimi i imponuar dhe pranuar nga zoti Basha lejon zhvillimin e ngjarjeve në dy skenarë të mundshëm.

Së pari, zoti Basha të mbajë partinë, por partia do të mbetet e ndarë dhe e pafuqishme për të qenë frymëzuese e opozitës dhe të pengojë marrjen e pushtetit sa më shpejt.

Ose skenari i dytë, ku zoti Berisha merr partinë, krijon një momentum uniteti dhe riorienton betejën opozitare. Ky skenar i mundëson zotit Basha të qëndrojë si fraksion i fuqishëm në PD dhe të rikthehet në pushtet në momentet e duhura. Ky është dhe skenari më pozitiv për opozitën dhe vendin kur dihet se zoti Berisha nuk synon të përcajë dhe ndajë partinë që vetë ai ka krijuar por zbut dhe bashkon gjithë opozitën kundërshtare të zotit Basha. Skenari i dytëështë një lëvizje politike ekselente që e lë me gisht në gojë arkitektin e përcarjes qëështë Edi Rama.

Ndërkombëtarët do të jenë gjithmonë me fituesin se janë në fund të fundit me popullin Shqiptar. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari12/09/2021 17:21

DR. BERISHA DUHET URGJENTISHT QE TE RIMARRE PARTINE DEMOKRATIKE, PASI NUK ESHTE AS I TREMBUR, AS I KAPUR DHE AS I SHANTAZHUAR NGA AS NGA SHBA DHE AS NGA ASKUSH MBI TOKE!!! NJE SULM I TILLE PRAPASHPINE SOROSIAN DHE NJE FAKE NON-GRATA E BEN DR. BERISHEN SOT ME TE FORTE, ME DEMOKRAT DHE ME TE BESUESHEM SE SA NE 1990-1991!!! SOT KEMI NJE FAKE SHBA!!!
JU KUJTONI SE EDVIN KRISTAQ RAMA E BESON LULZIM BASHEN, PAS TRADHETISE DHE PABESISE QE I BERI SALI BERISHES??? A MUND TE BESOHET NJE SKUTH?!! A MUND TE BESOHET NJE BRUT!!! A MUND TA BESOJ UNE LULZIM BASHEN KUR AI TRADHETOI EDHE SALI BERISHEN???!! KURRE!!!
DR. PROF. SALI BERISHA DUHET TA RIMARRE DREJTIMIN E PARTISE DEMOKRATIKE SIKUR EDHE VETEM PER 2 VJET! QE TA BEJE PARTINE DEMOKRATIKE ME TE VERTETE NJE PARTI DEMOKRATIKE PERENDIMORE!
PABESIA SHQIPTARO-SOROSIANE NDAJ SALI BERISHES E KA DISKREDITUAR PLOTESISHT NE SYTE E EVROPES PERENDIMORE EDVIN SATRAP RAMEN!!!

Shto koment

Denonco