Luli kreu dy vrasje dhe i hoqi çatinë shtëpisë

Luli kreu dy vrasje dhe i hoqi çatinë shtëpisë

Nga Agim Xhafka - 11/09/2021

Deri dje marrëdhënien Berisha-Basha e shihja siç unë me babain tim. Të sinqertë, të dashur, pa hile dhe pa droje.

Më pëlqente kjo dyshe e në fakt nuk dija kah ta çoja simpatinë. Te Saliu apo te Lulzimi.

Ndaj gjeta zgjidhjen; sot shkruaja e flisja mirë për njërin, nesër për tjetrin. Besoj se si babai me djalin e kanë parë këtë dyshe edhe plot e plot shqiptarë. Se dhe në kasaphanën e 25 prillit, populli edhe pse u vodh non stop, u dha aq vota sa në ndërgjegjen e tyre kampi socialist është i vrarë dhe i frikësuar.

Por ja që nën këtë qiell pa re, Luli doli hapur kundër të “atit”. E tha me plot gojën: “E mohoj, nuk e kam baba!” Deri kur? Deri sa ai ta vërtetojë se nuk është i korruptuar!!!

Një çudi për t’u çuditur. Më gjeni në mbarë globin një fëmijë që nuk beson atin e vet. Më gjeni dikë që kur ia quajnë babain të korruptuar ai beson fqinjin, shefin e punës, krushkun, kolegun, por jo atë që i ka bërë kokën.

Dje Luli nuk bëri gabim. Bëri faj. Ai rëndoi gjendjen e rëndë të Berishës. Mbi malin me shpifje ai shtoi një mal më të madh me padrejtësi.

Secili nga ne gjatë jetës disa herë e ka parë veten në hall. Me vrap kemi shkuar te prindi, kemi qarë problemin. Ai jo vetëm na ka besuar, por është hedhur në zjarr për të na ndihmuar. Halle të tilla ka pasur plot Luli. Nga Rruga e Kombit, 21 janari e plot katër palë humbje zgjedhjesh. Babai i tij, ky Saliu i pa parti sot, e ka besuar në çast dhe ka luftuar që i “biri” të mos gërvishtej nga asnjë cifël presioni, shantazhi, shpifje e denigrimi.

Ndaj nuk thonë kot, Luli fle. Ngaqë ka pasur shpatullat e mbrojtura, ngaqë i ati, Saliu pra, e ka mbuluar që ai mos ftohet nga erërat e politikës së shpifjeve.

Dje Luli kreu dy vrasje. Nuk i besoi “babait” dhe “babain” e nxori nga shtëpia. Nga ajo shtëpi ku Luli deri tani veç ka rrëzuar mure, ende nuk ka vendosur një tullë. Gjasat janë që dje i hoqi e dhe çatinë.

Dimri është para. Me shira e borë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari12/09/2021 17:23

LULUSHI E BERI SI AI QENI, QE NDENJI 40 DITE PA NGRENE MUT, PASTAJ U ZGJUA DHE HENGRI 40 MUTRA PER NJE DITE!!!
DR. BERISHA DUHET URGJENTISHT QE TE RIMARRE PARTINE DEMOKRATIKE, PASI NUK ESHTE AS I TREMBUR, AS I KAPUR DHE AS I SHANTAZHUAR NGA AS NGA SHBA DHE AS NGA ASKUSH MBI TOKE!!! NJE SULM I TILLE PRAPASHPINE SOROSIAN DHE NJE FAKE NON-GRATA E BEN DR. BERISHEN SOT ME TE FORTE, ME DEMOKRAT DHE ME TE BESUESHEM SE SA NE 1990-1991!!! SOT KEMI NJE FAKE SHBA!!!
JU KUJTONI SE EDVIN KRISTAQ RAMA E BESON LULZIM BASHEN, PAS TRADHETISE DHE PABESISE QE I BERI SALI BERISHES??? A MUND TE BESOHET NJE SKUTH?!! A MUND TE BESOHET NJE BRUT!!! A MUND TA BESOJ UNE LULZIM BASHEN KUR AI TRADHETOI EDHE SALI BERISHEN???!! KURRE!!!
DR. PROF. SALI BERISHA DUHET TA RIMARRE DREJTIMIN E PARTISE DEMOKRATIKE SIKUR EDHE VETEM PER 2 VJET! QE TA BEJE PARTINE DEMOKRATIKE ME TE VERTETE NJE PARTI DEMOKRATIKE PERENDIMORE!
PABESIA SHQIPTARO-SOROSIANE NDAJ SALI BERISHES E KA DISKREDITUAR PLOTESISHT NE SYTE E EVROPES PERENDIMORE EDVIN SATRAP RAMEN!!!

Daj Jaku11/09/2021 23:57

Mos ndoshta ju ka urdhëruar Luli të mos botoni komentet që e shajnë? Përndryshe si është e mundur që nuk ka asnjë koment? Sigurisht që komente që e lavdërojnë Lulin nuk ka as edhe një. Madje edhe shumë “të paemër” të punësuar në bodrumet e kryeministrisë nuk begenisin më ta lavdërojnë. Shikoni “Lapsin” me qindra komente. Do të mbeteni pa lexues juve të “Syrit”, do mbyllni dyqanin dhe do mbeteni pa rroga.

E Verteta11/09/2021 19:27

Tani ky Luli i futi nje C'i q... temen me duket..

Renci11/09/2021 17:39

Goxha shkrim, edhe thone pastaj si e dogjen romaket aleksandribe!? Gjithmone manipulimet jane corientuese. Asnjeherw nuk zgjdhen gjerat me perplasje, iken arsyeja degjohen vetem zhurmat nga pas goditjet. Strukturat drejtuese i keni te reja ndaj kuvendoni shtruar.

Likja11/09/2021 16:00

Percaktim i sakte qe nuk ka nevoje per koment , Bravo

Daj Jaku11/09/2021 15:52

Më vjen keq Zoti Xhafka, gazetar me përvojë, njeri i rrahur me vaj e uthull, që nuk e paske njohur atë mashtrues të pacipë, ai që vjedh edhe partinë e tij për xhepin e vet. Po nuk më besove mua pyet bisnesmenin Dine Fratari se ku shkuan paratë e dhuruara për Partinë Demokratike, në arkën e Partisë apo në xhepin e Lulit.

Likja11/09/2021 15:46

Brave ! Percaktim i sakte qe nuk ka nevoje per koment !

Qytetari anti katunar - malok11/09/2021 15:26

Saliun e zuri haka e pleqve qytetare te urte e te ndershem qe i nxorri zvarre nga shtepite e i la ne rruge pa i dhene atyre absolutisht asnje mundesi tjeter banimi.
Ata pleq vdiqen rrugeve vetem per shkak te karakterit prej krimineli te Sali Berishes, i cili per ta zbatuar ate vendim kriminal krijoi permbarimin privat te ngjashem me SS- t e gestapos hitleriane dhe komandot serbe te Millosheviçit.
Maloket e vet injorante e te pagdhendur i beri me shtepi ne mal ,shtepi ne bregdet e i emeroi titullare neper zyra te rendesishme te shtetit per ti pasur perkrahjen dhe se Shqiperine e shihte si prone qe ja kish lene trashegim Sheqerja.
Ai eshte shkaterruesi i Shqiperise se shkaterroi te gjithe mbarevajtjen e shtetit pasi ai nuk mund te mendonte si demokrat por si nje bajraktar sepse ate prejardhje ka.
Per te gjitha keto e shume te tjera , kete qe po i behet e ka shume pak Saliu. Mjaft më!
Erdhi ora e shpagimit , se Zoti vonon por kurre s’harron .

Shqiptari11/09/2021 13:27

LULI ME NE FUND E KTHEU PD NJESOJ SI RILINDJA E QELBESIRAVE!! E BERI NJE PARTI KU NUK ME FARE DEMOKRACI!!! NJE PARTI PRIVATE TE KRYETARIT SI LSI, PR, PLL, LZHK, PSD, PDIU, PBDNJ E ME RADHE. PARTI FAMILJARE OSE FAREFISNORE!
LULI GODITI TRADHETISHT, TENEZISHT DHE PABESISHT LEGJENDEN HISTORIKE TE PARTISE DEMOKRATIKE!!! PER TE SHPETUAR BYTHEN E VET TE QELBUR, AI GODITI ATE BURRE, ATE NJERI QE NGA NJE COPE MUTI E BERI PER CA KOHE VAZO MJALTI!!!
NUK KA FARE RENDESI NESE LARGOHET NGA PARTIA DR. BERISHA, ZNJ. TABAKU, NOKA, DUMA, KUSHDO QOFTE APO QOFTE EDHE NJE ANETAR I THJESHTE I PARTISE DEMOKRATIKE, FARE NUK KA RENDESI. POR RENDESI KA MENYRA SE SI LARGOHET, RRUGA E NDYRE SE SI E LARGOJNE. EDHE ENVER HOXHA, TE PAKTEN FORMALISHT APO ZYRTARISHT, KUR GODISTE KUNDERSHTARET E TIJ NUK THOSHTE KURRE E BERA UNE VETE, POR E BERI PARTIA, E BERI KOMITETI QENDROR, E BERI BYROJA OSE NE EMER TE POPULLIT. A E DINE SHQIPTARET SE SA MBLEDHJE TE HAPURA DHE KOKE-ME-KOKE BERI DIKTATORI ENVER HOXHA PERPARA SE SA TE ELEMINONIN MEHMET SHEHUN, KADRI HAZBIUN E FECORR SHEHUN??? TE PAKTEN PATI NJE DEBAT DHE NJE GJYQ PUBLIK. LULI PD PO E PERDOR SI NJE VESHJE ANTIPLUMB VETEM PER KOKEN DHE PER BYTHEN E TIJ, DHE NUK I RRUHET FARE AS PER DEMOKRATET DHE AQ ME PAK PER SHQIPERINE. VETEM DUKE NDENJUR NE OPOZITE AI E KA KOKEN DHE BYTHEN E VET ME TE SIGURTE SEPSE KA EDHE MBROJTJEN E EDVIN RAMES EDHE TE SOROSIT!
KETE BESOJ SE DEMOKRATET NUK E KANE KUPTUAR AKOMA. ME LULZIM BASHEN NE KRYE TE PD DO TA KAPIM VITIN 2033 ME RAMEN E PLAKUR KRYEMINISTER!!!
PD KA NEVOJE PER RIKRIJIM DHE PER NJE FIGURE TE PASTER, TE PA KORRUPTUAR, TE PA KAPUR DHE TE PA MARRE PENG NGA E KALUARA NGA ASKUSH NE BOTE!!!
PRANDAJ JU ANALISTE, GAZETARE DHE INTELEKTUALE TE NDERSHEM DHE TE MENCUR, JU QE PO NA CANI TRAPIN CDO DITE DHE CDO NATE, NEPER GAZETA, PORTALE DHE BANAQE TELEVIZIVE, DUKE SHKRUAR, DEBATUAR E DUKE BERE LLAP-LLAP, BASHKOHUNI DHE KRIJONI NJE PARTI TE VERTETE DEMOKRATIKE, POPULLORE PER POPULLIN DHE PER SHQIPERINE!!! BOLL ME GAM-GAME, POR NESE E KENI SERIOZISHT, NESE I BESONI VERTETE ATO QE THONI E SHKRUANI, NESE E DONI SHQIPERINE, NESE KENI BYTHE, HIDHUNI NE VEPRIM!!!

Shto koment

Denonco