Nderim të thellë për viktimat e 11 Shtatorit dhe ata që ranë kundër terrorizmit

Nderim të thellë për viktimat e 11 Shtatorit dhe ata që ranë kundër terrorizmit

Nga Sali Berisha - 11/09/2021

Sot, 20-vjetori i sulmit terrorist barbar të al Qaeda-s ndaj SHBA, në të cilin u goditen me avion Kullat Binjake në New York, ndërtesa e Pentagonit në Washington. Nga ky akt terrorist gjetën vdekjen 2797 qytetarë amerikanë dhe u plagosën mbi 6000 të tjerë.

Ky sulm mizor ndryshoi më shumë se çdo gjë, SHBA-në dhe botën në këto dy dekada. Osama Bin Laden dhe pas tij al-Bagdati, Sylejman Qazimi dhe qindra e mijëra anëtarë të falangave të tyre morën nga SHBA-ja ndëshkimin që meritonin.  Por, përsëri sot, veçanërisht pas fitores së talebanve në Afganistan nuk mund të thuhet se bota është më e sigurt nga terrorizmi islamist.

Sot është një ditë për të shprehur nderimin tonë të thellë për viktimat e 11 Shtatorit, por edhe për të gjithë ata që ranë për t’u bërë të pavdekshëm kundër terrorizmit, për të bërë SHBA-në dhe botën, një vend më i sigurt si dhe mbështetjen e plotë për luftën ndaj këtij armiku të egër të njerëzve të lirë në mbarë botën.

P.S. Foto tregon ngritjen e 7000 mijë flamujve të SHBA në një park të ndërtuar në Sant Louis në nderim të viktimave të 11 Shtatorit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco