Lulzim Basha ka vepruar si një skuth!

Lulzim Basha ka vepruar si një skuth!

Nga Bujar Nishani - 10/09/2021

Nga Bujar Nishani

Një njeri i katapultuar në krye të Partisë Demokratike, pa asnjë kontribut politik e partiak, pa asnjë sakrificë dhe eksperiencë në beteja politike, një përfitues i përhershëm pa kurrfarë meritash, vendos të përçajë në mënyrë fatale atë parti.

Lulzim Basha fyen, përçmon e injoron çdo institucion e rregull minimal në Partinë Demokratike, duke marrë një vendim ekstrem, të përjashtimit nga Partia Demokratike të themeluesit të saj pa asnjë diskutim në forumet e partisë, pa asnjë mbështetje në statutin dhe rregullat legale të partisë, pa asnjë procedurë vendimarrëse të Kryesisë, Këshillit Kombëtar apo Kuvendit të Partisë Demokratike !

Vendimet personale, në fshehtësi, në mungesë të diskutimit midis të zgjedhurve legjitim të demokratëve, jashtë forumeve të partisë, janë karakteristika të një skuthi politik.

Ky akt është dhunim i rëndë i parimeve më fondamentale të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë !

Ky është Lulzim Basha që u katapultua politikisht me misionin e asgjesimit të Partisë Demokratike, asgjesimin e së djathtës në politikën shqiptare, asgjesimin e alternativës qeverisëse përballë së majtës, trashegimtare e stalinistëve shqiptarë filoserbe.

Ky është sot pengu dhe argati i Edi Ramës, në krye të Partisë Demokratike !

Demokratët, shqiptarët e ndershëm, njerëzit e lirë dhe patriotë duhet të mos dorëzohen përballë këtij provokimi të rëndë për asgjesimin e fondamenteve me bazike të demokracisë.

Cilido që beson tek vlerat, parimet dhe morali, duhet të luftojë çdo ditë për ringritjen e Partisë Demokratike, për rivendosjen e parimeve dhe garancive bazë të lirisë, të së drejtës dhe demokracisë në këtë vend.

Kushdo që hesht sot është bashkëfajtor në asgjesimin e asaj partie dhe vlerave të demokracisë në tërësi !
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sokoli12/09/2021 12:52

Edhe ti nuk je me pak skuth,shporruni te pafytyre,interesaxhi,njerez pa ideale e interesa kombetare

ReBo10/09/2021 11:01

Mor zotni! Kush e solli ne parti? Kush e beri kryetar? Apo asnje fjale! Akoma e ke frike Berishen, megjithese ke qene president. Perndryshe thuaje qe nuk ke qene dakort edhe atehere, jo tani qe te hoqi ty. Basha nuk ben per PD. Ok. Por Berisha nuk duhet te kthehet. Hap statutin dhe gjej zgjdhje. Perndryshe " fjale, imzot, fjale".

Pavli10/09/2021 10:42

Me skuth se Basha doli hoxhe Alibeaj.Na vendet arabe per hoxhe ka studiur dhe Saliu e mori ne kryeministri dhe beri drejtor te antikorrupsioni
Ai e beri funeral diten e djeshme.Spiun i ndyre

Shto koment

Denonco