PD, një çetë që ia kanë kapur komandantin peng

PD, një çetë që ia kanë kapur komandantin peng

Nga Andi Bushati - 10/09/2021

E gjithë mënyra e sjelljes së Lulzim Bashës, që në ditën kur Sali Berisha u shpall non grata nga SHBA, e deri në fund, kur vendosi ta përjashtojë atë nga PD-ja është ajo e një njeriu të kapur peng.

Prej fillimit, me reagimin e parë publik, ai mbajti një qëndrim as mish as peshk, që e futi forcën e vet politike në konfuzion. Atëherë Lapsi.al i kahasoi, fjalë për fjalë, tekstin e kreut të PD, i cili Berishës i detyrohej gjithë karrierrën e tij brenda kësaj partie dhe atë të presidentit Meta, me të cilin kishin qenë po aq aleatë sa kundërshtarë: ato ishin si nata me ditën.

Më pas, meqë në mënyrë jo fare të rastësishme, vendimi i sekretarit Blinken erdhi menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit, kur opozita po debatonte nëse do të zgjidhte rrugën radikale, apo atë institucionale për kundërshtimin e blerjes së votës, Basha e varrosi këtë debat, duke lënë që tema e njollosjes së Berishës të bëhej refreni dominant politik gjatë të gjithë verës. 

Ndërkohë, disa zëra demokratësh periferikë, të promovuar dhe të mbështetur nga ai, filluan në mënyrë të njëkohshme me analistët e paguar nga Rama të propogandonin idenë se opozitës i bën mirë divorci me Berishën.  

Basha të gjithë këtë e kaloi me gjoja heshtje dhe mospërfillje, pa hapur një debat publik, pa i konsultuar forumet e partisë, pa bërë një bilanc se çfarë e dëmtonte më shumë partinë, mbrojtja apo distancimi nga Berisha. Edhe në ditët e fundit ai është takuar dy herë për një kohë të gjatë me atin e vet politik dhe nuk i ka thënë atij asnjë fjalë për atë që do të bënte. Berisha e ka marrë vesh vetëm 15 minuta para të gjithë shqiptarëve se ai do të ndëshkohej nga partia që pati themeluar vetë. Madje ai u vu përballë faktit të kryer dhe nuk iu mundësua të mbrohej, as para kolegëve në mbledhjen urgjente të grupit të demoktarëve. 

Të njëjtën taktikë zgjodhi Basha edhe me deputetët e tjerë të cilët më parë e dëgjuan vendimin nga televizori duke pritur si dele në hollin e PD, për të marrë pjesë në mbledhjen post faktum që kishte thirrur kryetari.  

E gjithë kjo kronologji e shkurtër që tregon njëkohësisht edhe një vendim të marrë tinëz partisë, edhe një lojë kulisash që vërteton se firma është hedhur tjetër kund, pasi askush nuk është pyetur (njerëzit më të afërt të kryetarit pohonin pak ditë më parë se pavarësisht kostove Berisha nuk mund të përjashtohej se kjo e dëmtonte rëndë PD-në) ngre disa pyetje. Pse Basha e shmangu për një kohë të gjatë prononcimin për këtë çështje? Pse ai nuk guxoi ti’a thotë asnjëherë Berishës, në takimet kokë më kokë, të vërtetën e aktit që do të ndërmerrte? Pse nuk hapi një debat demokratik brenda partisë, madje edhe një votim në radhët e saj? A nuk e ka PD-ja obligimin moral të ketë të paktën të njëtin standart me PPSH-në, e cila në kongresin e shpërbërjes së saj bëri një bilanc të trashigimisë së epokës enveriste?

Të gjitha këto pikpyetje të shtruara edhe në sfondin e mesazheve shantazhuese që i janë dërguar Bashës nga diplomatët amerikanë, të cilat Lapsi.al i ka botuar tashmë, të bëjnë të dyshosh se lideri demokrat ka vepruar i vetmuar e në fshehtësi, tamam si njeri i kapur me preshë në duar. 

Eshtë vështirë të spekulosh nëse ai është peng i ndonjë afere koruptive për të cilën tashmë ia kanë të gatshme dosjen, nëse dikush i tund mbi krye histornë e lobimit në SHBA, me para që s’u dihej burimi, nëse një i tretë i ka përmendur vizën që nuk e merr dot apo një “non grata” të mundshme. 

Por, ama, një gjë duket sheshit: Lulzim Basha, në këtë çështje, nuk ka vepruar si njeri i lirë. 

Atij nuk i ri as fabula e sforcuar që shpërndajnë mbështetësit e tij, të cilët reken të argumentojnë se e ndërmori veprimin e vështirë të sakrifikimit të Berishës, për të ruajtur marëdhëniet me SHBA-në. PD-ja e drejtuar prej tij i ka më keq se kurrë marëdhëniet me diplomatët amerikanë. Ata e kanë tradhëtuar për marrëveshjen e 5 qershorit ku hyri në besë të tyre, për reformën në drejtësi që e ka kapur të gjithën qeveria, ata i kanë falur Edi Ramës edhe zgjedhjet moniste ku vodhi vetveten edhe ato të përgjithshme ku bleu votuesit e opozitës.

Pra, ose vetëm një idiot, ose dikush i marrë peng, mund të dorëzojë një pjesë të trashëgimisë së tij, për të mos marrë asgjë në këmbim. Por Lulzim Basha nuk ka vepruar kësisoj nga padija, por nga paburrërria. Dhe kjo duket më së miri në fjalën që ai mbajti për të paralajmëruar dënimin për Berishën. Ai e ngriti atë në qiell, nuk pranoi asnjë nga akuzat për të cilat e akuzojnë, e pasi tha këto, shpalli përjashtimin. Mesazh më të qartë se ai po vepronte sepse ashtu e detyronin nuk kishte si të kishte.

Në fakt, i gjithë ky enumeracion i gjatë nuk ka për qëllim të tregojë se kush ka lujatur rolin e të mirit dhe kush atë të të keqit në këtë film të shpifur dhe të shëmtuar. Për mënyrën se si e mbylli dalë ngadallë PD, për formën aspak luajale se si e paracaktoi trashigimtarin e tij, për heshtjen dhe pafytyrësinë që tregoi kur spastroheshin Topalli, Bode, Patozi, Bregu, “doktori’ meritonte po të njëjtën fat nga djali mosmirnjojtës dhe plangprishës. Pra, askujt nuk duhet ti vijë keq për këtë. 

Por, ndërkohë interesi publik i kësaj fabule e tejkalon disa fish fatin personal të Bashës dhe Berishës. Në thelb, mënyra sesi i pari u soll me të dytin, se si ai planifikoi në vetmi dhe në heshtje goditjen e tij ngre një pikpyetje të madhe për të ardhmen e opozitës. 

Sepse në këtë stad fuqie politike, monetare dhe diplomatike ku ka mbërritur regjimi i Ramës, PD nuk e ka luksin të ketë në krye një shef të shantazhueshëm dhe të kapur. Fatkeqësisht kjo po ndodh. Dhe ky është lajmi më dëshpërues i episodit të përjashtimit të Berishës. Bashkë me peshën e humbjes së liderit historik, ai po na shërben për të kuptuar se PD ka përfunduar si një çetë bashibozukësh që komandantin ia kanë kapur peng./Lapsi.al/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari10/09/2021 14:58

ASHTU DUKET NË PAMJE TË PARË O BUSHAT! POR NUK ËSHTË PENGMARRJE, JOOOO! ËSHTË PLAN I QARTË, I HARTUAR ME KUJDES PREJ VITESH.
ËSHTË EDHE ËNDRRA E EDVIN KRISTAQ RAMËS, E THURRUR QË NË VITIN 1990-1991 PËR TË MARRË NË DORË DREJTIMIN E PARTISË DEMOKRATIKE, U REALIZUA NË DATËN 9 SHTATOR 2021! PRA, NJËKOHËSISHT NË 9 SHTATOR 2021 VDIQ PËRFUNDIMISHT EDHE ËNDRRA E SHQIPTARËVE DHE E DEMOKRATËVE ANË E MBANË BOTËS PËR TË PARË NJË SHQIPËRI SI E GJITHË EUROPA!!!
EDVIN KRISTAQ RAMA, MBI TË GJITHA TALL EDHE TRAPIN EDHE BYTHËN ME TË GJITHË SHQIPTARËT DUKE THËNË: “Lulzim Basha duhet të ndahet qartësisht nga Ilir Meta dhe Sali Berisha për të transformuar njëherë e mirë një jetë politike në Shqipëri.. Bashkëpunimi ngushtësisht do të thotë si një bashkëpunim në vendet që ne duam të arrijmë dhe t’u ngjajmë,” PRA E KONSIDERON SI BASHKËPUNIMI I PARTIVE CDU-SCU NË GJERMANI!!! A KA KJO BYTHË KU TË RRI??? KRAHASON BASHKËPUNIMIN GJERMAN ME PAKTET MAFIOZE TË HAJDUTËVE SHQIPTARË!!!!!
PO SI MUND TË LUFTOHET KORRUPSIONI NGA SOT E TUTJE NË SHQIPËRI??? KUNDËR KUJT DO TË LUFTOHET, KUR TË KORRUPTUARIT DHE HAJDUTËT U BËNË BASHKË DHE I KANË TË GJITHA PUSHTETET NËN KËMBËT E TYRE SI TARTABIQA, ÇIMKA DHE MORRA E I SHTYPIN KUR TË DUAN???
LARGO PENGESËN KRYESORE NDAJ KRIMIT, KORRUPSIONIT DHE MAFIAS SHTETËRORE DHE EJA TË SUNDOJMË BASHKË!!!
ATA TË MJERË, AI POPULL I PATRU DHE AJO SHTRESË E DHJERË QË U GËZUAN KAQ SHUMË, U EKSITUAN, U NGAZËLLYEN DHE U DEHËN NGA LARGIMI I DR. BERISHËS, NGA HEQJA E KËSAJ PENGESE NDAJ KRIMIT DHE KORRIPSIONIT, DO TA VUAJNË MË TEPËR, MË THELLË DHE MË GJATË KËTË PAKT TË DY DJAJVE TË MAFIAS SHQIPTARE!!!
SOT E TUTJE DO TË SUNDOJNË SHQIPËRINË DY USHTARËT E BINDUR TË SOROSIT!
KY ËSHTË EDHE FUNDI I TIGRIT AHMETAJ, ERJON LALI PLEHUT, TUALET BALLËS, LEFTER KOKËS E ALQI BLLAKOS, SEPSE KËTA TË KATËRT JO VETËM QË NUK IU DUHEN MË EDVINIT, POR I PRISHIN SHUMË PLANE DHE SI VËRTETIM DHE FRUT PËRPARA SHBA DHE BE PËR LUFTË PA KOMPROMIS KUNDËR KORRUPSIONIT DHE HAJDUTËRISË, SI PROVË QË DREJTËSIA E RE PO FUNKSIONON DHE SI KOMPENSIM, DO TË JENË KURBANËT I KËTIJ PAKTI.
SHUMË SHPEJT DO TA SHIKONI! KËTA TË KATËRT E DINË SHUMË MIRË DHE KANË FILLUAR QË TI MBUSHIN POTURRET!
PASTAJ E KANË RADHËN NDRIKULLAT QË TË MBYLLEN TEK BURGU I GRAVE PËRJETË!! EDVINI ROLIN E BUSHTRËS E KA PASIONIN E VET. AI LIGJËRISHT NUK KA VËNË FIRMËN ME DORËN E VET PËR ASNJË AFERË MAFIOZE, KORRUPTIVE APO VKM QË E DËNON ME BURG. UA KA LËNË TË TJERËVE QË TË FIRMOSIN, URDHËRAT I JEP VETËM ME GOJË, PJESËN E VET E KA MARRË, DHE TË GJITHËVE UA KA BËRË GROPËN GATI. DREJTËSIA E RE DHE PARATË E TAKSAPAGUESVE AMERIKANË, EVROPIANË DHE SHQIPTARË NUK DO TË SHKOJNË DËM SEPSE BEDELËT DHE PESHQIT E MËDHENJ U GJETËN, RANË NË RRJETË, U KAPËN DHE DO TË PIQEN NË RESTORANTIN RAMA-BASHA! KËSHTU SHBA NA DO MË SHUMË, EUROPA DO TË NA PRANOJË DHE KOALICIONI RAMA-BASHA DO TË NA SUNDOJNË!!!
A U PROVUAN VARIANTET DHE KOALICIONET VETËM PD, VETËM PS, PASTAJ PD-LSI DHE PS-LSI? QË TË GJITHA DËSHTUAN ME SUKSES PËR VETE DHE ME TURP PËR POPULLIN? I GËNJYEN E I GRABITËN SHQIPTARËT PËR 30 VJET, IU HODHËN CA KOCKA DEMOKRACIE QË T'I LËPININ PËR 30 VJET DHE TANI U RIKTHYEM NË VITIN 1990, POR KËTË RADHË TË TRADHËTUAR DHE TË PASHPRESË.
TANI DO TË PROVOHET, ME BEKIMIN E PLOTË SOROSIANO-AMERIKAN DHE SOROSIANO-EUROPIAN EDHE KOMBINIMI I RI PS-PD. NA QOFTË I HAJRIT!!! POR MOS MENDONI SE DO JETË SI KOALICIONI GJERMAN CDU-CSU E DO TË PËRFITOJË POPULLI, POR THJESHT NJË PAKT MAFIOZËSH QË DO TË FITOJNË VETËM ÇIFTI I RI RAMA-BASHA DHE LAKENJTË E OBORRTARËT E TYRE TË RINJ!!

Shto koment

Denonco