'Patronazhistët' - akt ilegal dhe i kundraligjshëm

'Patronazhistët' - akt ilegal dhe i kundraligjshëm

Nga Kastriot Islami - 05/08/2021

1. Termi “patronazhistët” s’është përdorur asnjëherë në raportin e fundit të OSBE/ODIHR, por përciptazi është folur për “rrjedhje të të dhënave personale të 900 mijë qytetarëve...”, duke krijuar alibinë se për këtë rrjedhje e ka fajin media. Opozita e ka cilësuar “akt të dënueshëm penalisht, të kryer nga partia-shtet?!”

2. Ky akt ilegal është tentuar të fshihet pas një “teknike” elektorale të përdorur nga shumica e partive konkuruese në zgjedhje, në disa vende demokratike të botës. Por në shumë vende demokratike përdorimi i saj është legal, pra bëhet me akt të veçantë që miratohet/pranohet me transparencë dhe/ose konsensus të gjerë në parlament. Në vendet demokratike, publiku i gjerë është në dijeni të të gjithë kësaj “teknologjie” legjitime e legale, të përdorur nga partitë politike gjatë zgjedhjeve... Pra sesi ngrihet dhe funksionon sistemi i “patronazhistëve” nga çdo parti politike në zgjedhjet demokratike, dhe sesi grumbullohet informacioni i detajuar për sjelljet elektorale të zgjedhësve përcaktohen me ligj...

3. Më konkretisht, sistemi i “patronazhistëve”, është një organizim partiak, përgjithësisht vullnetar, përmes të cilit grumbullohet informacion mbi sjelljen elektorale të zgjedhësve. Informacioni që grumbullohet, duke respektuar vullnetin dhe liritë e zgjedhësve, s’lejohet në asnjë rast, të prekë aspak “privacinë” e tyre. Këto informacione të grumbulluara s’mundet gjithashtu të keqpërdoren nga “patronazhistët”, partia apo shteti, për qëllime të paligjshme, qoftë edhe me justifikimet për të “zgjidhur” gjoja hallet e shqetësimet e zgjedhësve apo aq më keq duke i kërcënuar ata.. Këto të gjitha duhet të jenë të parashikuara në ligjin për “patronazhistët”, ku ndër të tjera përcaktohen edhe penalitetet për dhunimin e privacisë apo për cdo abuzim me informacionet e grumbulluara...

4. Sistemi ynë i “patronazhistëve” është i paligjshëm... Në Shqipëri s’ekziston ligji për ngritjen nga ana e partive politike të sistemit të “patronazhistëve” dhe për funksionimin e tyre. Thënë më shkoqur, sistemi i “patronazhistëve” në Shqipëri është ilegal, pra ai është i paligjshëm... Vetëm ky fakt e bën këtë organizim të dënueshëm penalisht. Guida supreme ka pranuar se ka ngritur sistemin e “patronazhistëve”, ky është fakt publik lehtësisht i vërtetueshëm. Po ashtu është fakt publik, se parlamenti s’ka miratuar deri më sot asnjë ligj për “patronazhistët” dhe nuk ka asnjë marrëveshje “politike” të firmosur nga partitë politike për këtë çështje. Aspekti “ilegal” i kësaj “teknologjie” duhet të ishte “sulmuar” ashpër nga opozita, e cila duhet t'ia kishtë bërë prezente këtë gjë edhe misionit të fundit të OSBE/ODIHR, sepse opozita s’ka nevojë në këtë rast për ndonjë vendim gjykate, ndërkohë që SPAK do të duhej për të mundësuar ndëshkimin penal të këtij akti... Është për të ardhur keq ndërkohë që “ilegalitetin e patronazhistëve”,  nuk e ka evendentuar në raportin e tij as misioni i OSBE/ODHIR?!...

5. Gjykata të provojë se sistemi i “patronazhistëve” është i kundraligjshëm...Opozita ngul këmbë se sistemi i “patronazhistëve” ka grumbulluar të dhënat në mënyrë të kundraligjshme, duke përdorur të dhënat personale shtetërore, konfidencialiteti i të cilave sigurohet nga shteti me ligj. Guida supreme ngul këmbë se “patronazhistët” i kanë grumbulluar të dhënat në mënyrë vullnetare në rrugë “partiake”, pa shkelur privacinë e qytetarëve apo ligjet e konfidencialitetit të të dhënave personale. Opozita me të drejtë i ka kërkuar SPAK të hetojë, ndërkohë që maxhoranca është “mbrojtur” publikisht se veprimet e tyre janë të ligjshme... Në raportin e fundit të OSBE/ODIHR paraqitet “shqetësimi për patronazhistët” me një gjuhë të drunjtë (në faqen 2 të raportit të OSBE/ODIHR shkruhet:... Rrjedhja e të dhënave personale të ndjeshme të rreth 900,000 qytetarëve shqiptarë para zgjedhjeve, përfshirë preferencat e tyre politike, ishte shqetësuese serioze dhe i bëri votuesit të prekshëm nga presioni....), por fatkeqësisht misioni i OSBE/ODIHR s’ka saktësuar në raportin e tij se kjo shkelje e rëndë është kryer nga PS në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe se ky “shqetësim serioz” ka pasur ndikim në rezultatin elektoral... Mbetet që akuza e opozitës për këtë akt të kundraligjshëm të PS të hetohet nga SPAK e të provohet nga gjykata speciale, që t'i hapet rrugë zbatimit të rekomandimit të OSBE/ODIHR për këtë çështje...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari05/08/2021 12:18

I NDERUAR Z. ISLAMI!
PATRONAZHIMI ESHTE VERSIONI I RI I ORGANIT KRIMINAL SIGURIMIT TE SHTETIT GJATE PERDIUDHE SE DIKTATURES KOMUNISTE.
PRANDAJ PATRONAZHIZMI DHE PATRONAZHISTET NUK JANE VETEM TE KUNDRALIGJSHEM POR JANE NJE KRIM I RENDE PENAL KUNDER NJEREZIMIT DHE TE DREJTAVE TE NJERIUT! POR ASHTU SIC NUK U DENUAN E NUK U NDESHKUAN ISH-SIGURIMSAT, POR PERKUNDRAZI IU NGRIT EDHE NJE MUZEUM QE JO VETEM NUK UA ULI REPUTACIONIN POR PERKUNDRAZI I LARTESOI E I KRENOI ATA ME TEPER. EMRI I GRAMOZ RUCIT NE ATE MUZEUM SI MINISTRI I FUNDIT KRIMINEL I ATIJ REGJIMIT GJAKATAR QE E MBYLLI ATE KARRIERE ME 4 VRASJE TE 4 TERINJVE TE PAFAJSHEM QE PROTESTUAN KUNDER ATIJ REGJIMI, DHE VAZHDIMI I JETES POLITIKE TE GRAMOZ RUCIT PER 30 VITE TE TJERA DUKE ARRITUR KULMIN NE POSTIN E KRYETARIT TE KUVENDIT TE SHQIPERISE DEMOKRATIKE POST-KOMUNISTE!!!
NE CILIN VEND DEMOKRATIK TE BOTES NDODH NJE PROCES I TILLE PATRONAZHIMI DHE NXJERRJA SHESHIT E TE DHENAVE PERSONALE TE QYTETAREVE PER QELLIMET POLITIKE TE NJE PARTIE NE PUSHTET, DHE NUK NDODH ASNGJE, POR PERKUNDRAZI KA NJE FALENDERIM DHE LARTESIM PUBLIK NGA VETE KRYEMINISTRI PER KETE AKT KRIMINAL.
E KEQJA ME E MADHE SOT ESHTE QE NE SHQIPERI MUNGON NJE OPOZITE RADIKALE QE T'I KUNDERPERGJIGJET ASHPER KETIJ REGJIMI TE RI DIKTATORIAL!

Shto koment

Denonco