Prej mohimit tek 'metafora e barit'

Prej mohimit tek 'metafora e barit'

Nga Erl Kodra - 04/08/2021

-Yuri Kim përballë demokratëve –

Në të katër Ungjijtë Kanonik shkruhet se gjatë Darkës së Fundit, Jezu Krishti i tha Shën Pjetrit se “ti do më mohosh tre herë, para se Gjeli të këndojë nesër në mëngjes”. Në fakt ashtu ndodhi – pas arrestimit – Shën Pjetri e mohoi tre herë; se nuk e njehë Jezu Krishtin. Pas mohimit të tretë, në çastin që u dëgjua kënga e gjelit, Shën Pjetri u kujtua për Profecinë e Jezu Krishtit dhe filloi të qajë. Ky moment është quajtur Pendimi i Shën Pjetrit.

Ndokush mund të thotë se shembulli i Jezu Krishtit me Shën Pjetrin nuk është i përshtatshëm për të ilustruar atë që sot po ndodhë me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Në fakt asnjë shembull nuk është perfekt, por në këtë rast është mjaftueshëm i përshtatshëm për të ilustruar sfidat që e presin Partinë Demokratike.

Përgjatë regjimit terrorist të Enver Hoxhës, metoda më çnjerëzore ka qenë detyrimi për të mohuar të afërmit e tu, nëse ata goditeshin nga regjimi, burgoseshin, internoheshin apo vriteshin si “armiq të popullit dhe partisë”. Baba ka mohuar të birin – i biri ka mohuar babën, nëna djalin dhe vëllau motrën – me shpresën se pas këtij mohimi, të tjerët do të mund t’i mbijetonin ferrit që i priste. Por nuk ishte e thënë – terrorit nuk i shpëtonte askush – pavarësisht mohimit. Ky akt makabër është përsëritur me qindra mijëra herë, për çdo të burgosur, të internuar ose të pushkatuar pa gjyq, përgjatë 45 viteve të regjimit terrorist. Zor se gjendet mbi faqe të dheut një makabritet i tillë – i denjë për ferrin – jo për humanizmin.

Shpesh e vras mendjen se qysh i mbijetuam atij ferri. Të kuptohemi – kur them mbijetuam – e kam fjalën vetëm për ne që nuk i shitëm shpirtin dreqit, duke bërë ndonjë kompromis të vogël mbijetese – ashtu siç bëri Shën Pjetri me Jezu Krishtin. Nata e gjatë e terrorit nuk ishte një thriller dramatik – por një realitet brutal, i mbushur me gjak shqiptarësh të pafajshëm.

Enver Hoxha vërtetë na detyroi të hanim barë, në kuptimin e parë të kësaj fjale. Përgjatë atij ferri, të gjithë përjetuam uri masive, por paradoksalisht, ata që vuajtën më shumë për bukën e gojës ishin fshatarët. Vetëm Zoti e di se ç’kanë hequr fshatarët e shkretë për një copë bukë. Dhe motivimi për të mposhtur urinë ishte parulla e terroristit Hoxha – barë do hamë dhe parimet nuk i shkelim.

Ka disa gjëra që njeriut i mbeten përgjithmonë në kujtesë. Si përshembull, ato që përjeton në kohën kur formohesh si njeri, si karakter. Shqiptarët që kanë lindur para 1990-tës e mbajnë mend mirë se kush u dha krahë ëndrrës për liri dhe dinjitet – Partia Demokratike e Shqipërisë. Prandaj demokratët – më shumë se gjysma e qytetarëve të vendit – ndjehen thellësisht të fyer nga “metafora e barit” me të cilën Ambasadorja Yuri Kim i kërcënoi në shtëpinë e tyre.

Mos vallë Yuri Kim po i praktikon metodat e Sigurimi i Shtetit për të fabrikuar armiq? A e di zonja Ambasadore, se kur erdhi në Shqipëri për herë të parë, demokratët jo vetëm që shpresonin, por edhe e besonin shumë? Mjafton që të shoh në rrjet komentet dhe mbështetjen e asaj kohe, deri tek përmbysja e madhe që erdhi më vonë. A ia ka bërë ndonjëherë vetes këtë pyetje se nga erdhi kjo përmbysje? A e di ajo se shqiptarët janë populli më pro-amerikan në planet, dhe se breza të tërë shqiptarësh shpresat që të mos “hanin barë” i kishin tek Shtetet e Bashkuara? Çfarë ndodhi, pse kjo përmbysje e madhe? Ndryshuan parimet – të shqiptarëve apo të Ambasadores?!

A e di Ambasadorja se kur i thua dikujt se “duhet të distancohet nga e keqja”, së pari duhet ta shpjegosh të keqen, ta identifikosh atë, dhe jo të bëhesh palë me të keqen? Përndryshe – populli të cilin ajo e kërcënon me “metaforat e kurvit” nuk është një popull idiot dhe frikacak, që do të bindet verbërisht – ndërsa ti je bërë palë me të keqen, dhe i kërcënon ata. Kështu vetëm grumbullon urrejtje – të cilën askush nuk e meriton – për më tepër vendi i madh që përfaqëson.

Mos vallë Ambasadorja, që sapo bekoi Edi Ramën me një mandat të tretë përmes vjedhjes, blerjes, shantazhit dhe mashtrimit elektoral, po kërcënon opozitën me “metaforën e barit” – njësoj siç bëri Enver Hoxha në vitin 1945?! E çuditshme se si e kishte mësuar parullën më famëkeqe të terroristit Enver Hoxha, madje edhe kontekstin, ngarkesën negative dhe horrorin që mbartë ajo metaforë.

Ndoshta Yuri Kim nuk e di – sepse ajo është shtetase amerikane – por në Korenë e Veriut vërtetë njerëzit hanë barë pa metafora – ashtu si shqiptarët në kohë të terrorizmit shtetëror. Dhe të kërcënosh përmes metaforës së barit, është e papërshtatshme, e papranueshme, e pamoralshme dhe e dënueshme.
***
Sali Berisha është mjaftueshëm i fortë sa të mbrojë veten e tij. Madje më shumë se kaq – unë jam i bindur se ai nuk qëndron për vete, por për shqiptarët. Berisha është karakter i rrallë, një burrë që nuk tutet. Ai e merr rrezikun në sy, sepse është luftëtar dhe patriot i madh.

Javët dhe muajtë që do vijnë do vendosin fatin e Partisë Demokratike – që është edhe Partia e Lirisë dhe e Shpresës. Si e tillë, ajo nuk mund të zhbëhet, pavarësisht kërcënimeve me metafora bari.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Patronazhisti05/08/2021 15:42

E vertete Erl. Plotesisht. Per fat te keq ambasadorja aziatiko-amerikane eshte fabrikuar pa API - ska asnje interface pervec ate SAI [Sorros Application Interface]. Mos u lodh. Ajo sdi te lexoje, te kuptoje, te flase. Vetem te perserise fanatikisht axhenden fatale te morrave te kuq per Shqiperine. Eshte kukull rezine qe te kujton pak anthropomorphic sex toy ne permasa dhe forme ideale per partnere rilindare.

Patronazhisti05/08/2021 12:15

E vertete Erl. Plotesisht. Per fat te keq ambasadorja aziatiko-amerikane eshte fabrikuar pa API - ska asnje interface pervec ate SAI [Sorros Application Interface]. Mos u lodh. Ajo sdi te lexoje, te kuptoje, te flase. Vetem te perserise fanatikisht axhenden fatale te morrave te kuq per Shqiperine. Eshte kukull rezine qe te kujton pak anthropomorphic sex toy ne permasa dhe forme ideale per partnere rilindare.

Patronazhisti05/08/2021 12:04

E vertete Erl. Plotesisht. Per fat te keq ambasadorja aziatiko-amerikane eshte fabrikuar pa API - ska asnje interface pervec ate SAI [Sorros Application Interface]. Mos u lodh. Ajo sdi te lexoje, te kuptoje, te flase. Vetem te perserise fanatikisht axhenden fatale te morrave te kuq per Shqiperine. Eshte kukull rezine qe te kujton pak anthropomorphic sex toy ne permasa dhe forme ideale per partnere rilindare.

Lek 04/08/2021 18:37

Bota po përballet me mashtrimin e madh ku shetet po komandohen nga njerëz që nuk e shfaqin identitetin real elitat botërore po komplotojnë kundër pavarësisë së shumë shteteve kundër lirisë dhe demokracisë në emër të të drejtave dhe lirive të njeriut po nxisin ligje që fyejnë hyjninë e Zotit si aborti martesat e së njejtit seks vaksinimi global me detyrim që paraprijnë vendosjen e sundimit të antikrishtit. Libri i së Vërtetës dhënë Marias së Mëshirës Hyjnore tregon me hollësi prapaskenat dhe katastrofat që do ta shoqërojnë botën në të ardhmen. Profecitë kanë filluar dhe përmbytje dhe katastrofa të tjera do të bien mbi ato shtete që miratojnë ligje të neveritshme me të cilat e fyejnë hyjninë e Zotit.

Daj Jaku04/08/2021 16:13

Shkrim ekselent sa i përket mender ambasadores ameriqene. Vajmedet ku e katandisi Amerikën (rrjedhimisht Botën) çifuti i ndyrë Soros. Pastaj na vjen edhe çudi përse lindin hitlerët.

D.04/08/2021 16:07

A mos ja mesoj Ram hajni tradhtari I kosoves barin Kimetes. Kjo po I Ben te pakenaqur shqiptaret me USA.

D.04/08/2021 16:00

A mos ja mesoj Ram hajni tradhtari I kosoves barin Kimetes. Kjo po I Ben te pakenaqur shqiptaret me USA.

antidiktature04/08/2021 14:25

I nderuar Erl Kodra. I ndjek shkrimet tuaja edhe ne fb dhe ne shumicen e rasteve jam plotesisht dakord me ato qe thoni. Edhe ne kete shkrim, jam dakord me pjesen dermuese te argumentive tuaja, por ketu me poshte do mundohem te rrjeshtoj dhe te argumentoj ato gjera per te cilat nuk jam dakord plotesisht ose pjeserisht. Jam plotesisht dakord me faktin qe ambasadorja Kim eshte bere per shqiptaret edhe me e urryer se ambasadori Lu. Me sjelljet, veprimet dhe komentet e saj, eshte bere thjesht e neveritshme. Por problemi qendron diku tjete. A vepron znj. Kim ne koke te vete, ne emer te DASH, apo sipas udhezimeve te grupimeve te tjera ne USA. Mund te kesh argumenta sa te duash per secilin. Qe znj. Kim vepron me mendjen e saj eshte e jutifikueshme vetem me faktin se po i mbaron mandati ne Shqiperi dhe kerkon te sike nga ky vend me "valixhe te mbushura plot". Natyrisht ky eshte nje argument i pabazuar ne prova dhe eshte jashte cdo diskutimi qe te merret ne konsiderate. Fakti nese znj. Kim vepron sipas udhezimeve te DASH duhet shqyrtuar mire. DASH e nxin Shqiperine dhe qeverisjen e saj ne cdo raport vjetor, mirepo ka dicka qe me vjen ndermend dhe mund ta perdor si argument. Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe jashte fokusit te interesave jetike amerikane e per kete aresye, Daj Samy nuk ka kohe te merret me problemet qe i nxjerrin liderucet shqiptare. Pra DASH dhe grupimet e tjera qe sundojne ne USA (ne hije kuptohet), kane kerkuar qe ne vend te kete nje bashkeqeverisje pozite-opozite qe do bente keta lideruce te rrinin per ca kohe rehat dhe nuk do iu sillnin kokecarje. Duke qene se influenca e Soros eshte jashtezakonisht e forte USA postTrump dhe meqe liderucet kryesore shqiptare jane sorosiane te thekur, atehere edhe direktivat qe i vine znj. Kim jane te tilla. Berisha eshte viktime e mospranimit te bashkeqeverisjes dhe jo se ka bere me keq se keta qe sot kane pushtetin.

Qytetar Shqiptar.04/08/2021 14:11

Te lumte z Erl Kodra per shkrimin e sakte e te vertete .

Balo Benca04/08/2021 14:06

Nuk jam aspak dakord me këto përsiatje të çoroditura në kohë dhe hapsirë...
Nuk jemi populli më proamerikan në Botë,as më proasgjëja në planet ...jemi si gjithë popujt e tjerë ,që synojmë të mirën në vendin tonë...
Përgjatë historisë ka patur popuj proamerikanë ,derisa hëngrën nga pas llozin e amerikanëve,u zhgënjyen dhe u ndërgjegjësuan që Yankee të mirë nuk ka...nejse...
Sa për Yuri Kim,çfarë duhet të bëjë ajo kur shteti i saj është pro Ramës...kokë e këmbë...nga i pari tek i fundit, nuk kuptohet përse por ky është fakt!
Ambasadorja amerikane tha " nëse doni ndryshim votoni për ndryshim,nëse doni kriminelë votoni për kriminelë", e tha qartë por ne nuk e dëgjuam. ,pra çfarë muti duam!??!
Na vjedhin votat nuk ndihemi,na varfërojne nuk ndihemi,na tallin nuk ndihemi,na djegin nuk ndihemi,na pjekin nuk ndihemi,na shesin e na dhjesin nuk ndihemi!
Dhe paska faj ambasada amerikane për këtë???.
Ik ore idiotë....
Boll me këto nacionalizmat,nuk e duam as Shqipërinë as veten...boll me mashtrime...

Kinezja amerikane04/08/2021 13:53

Juri Kim Jong me duket me kineze se kinezet....
Me duket se ja ndjeu lezetin barit dhe karit shqiptar...
Kimetja andej nga vjen eshte mesuar me kinezerira, por duhet te dije ose te mesoje diçka : SHQIPTARET NUK E DUAN KOMUNIZMIN DHE KINEZERIRAT !
Ajo apo shteti qe perfaqeson mund ta perkrahin Edqimin dhe komunistet shqiprare, mund ta mbajne ne pushtet dhe ta perkrahin legenin me gjithe legenat pas tij, por do te bejne armik nje populk qe ka qene me pro amerikani ne bote...e kjonuk do jete nje gje e mire per USA n, jo se ne mund ti sjellim ndonje te keqe vendit te saj...por shtojme numrin e te pa kenaqurve qe jane kunder SHBA ve, e me çpo shohim e degjojme me shume jane ata qe nuk e duan se ata qe e duan...!? kjo si pasoje e ketyre lloj diplomatesh si Kimetja...
Tre ambasodoret e fundit te SHBA, ne Shqiperi kane qene nje mongol, Arvizu, e dy kineze, Lu e Juri Kim Jung....mos o zot...

Leonsio04/08/2021 13:30

Kim , me kete sjellje po kerkon zhdukjen e opozitaruzmit , biles edhe me keq , sepse eshte bere pale me te keqen e ketij vendi ... mallkimi i shqiptareve do te ndjeke kudo ku te shkosh ... turp , turp , turpppppp......

Shto koment

Denonco