A e ka marrë në dorë Veliaj dhe Fuga, PR-in e Yuri Kim?

A e ka marrë në dorë Veliaj dhe Fuga, PR-in e Yuri Kim?

Nga Çim Peka - 03/08/2021

Para ca ditësh, publicisti Ylli Dylgjeri i bëri ambasadores amerikane, Yuri Kim një nga propozimet më interesante. Tashmë nuk është gjë e re që marrëdhëniet e ambasadës amerikane me publikun shqiptar janë tronditur.

"Zonja Kim së fundi e ka ndjerë edhe vetë ketë shqetësim. Për herë të parë publiku shqiptar po shprehet e po shfaq pakënaqësi ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë. Kjo nuk kish ndodhur më parë, ose kish ndodhur në doza më të vogla. Qëndrimet anti po dalin në shtyp në takime e kafene," shkruante Dylgjeri.

Me mirësjellje, ai i propozonte Yuri Kim se duhej të gjente një personazh si Ivy Lee, 'babai' i marrëdhënieve publike moderne. Ishte ai që themeloi PR-in modern (public relations).

Prej asaj dite mund të thuhet pa frikë se imazhi i ambasadores amerikane në Tiranë vetëm sa është përkeqësuar. Mjafton të shohësh 'murin' e postimeve të ambasadës në FB dhe komentet e shumta të qytetarëve. Këtu nuk bëhet fjalë për trollsat e zakonshëm, por për njerëzit e revoltuar, që janë gjenuinë në reagimet e tyre.

Nuk dihet nëse ambasadorja e ka lexuar apo e ka konsultuar Dylgjerin, por ajo ka nisur së fundmi një ofensivë joshjeje, për të fituar zemrat e shqiptarëve. Bëhet fjalë për një fushatë takimesh 'gju në gju' me shqiptarët e zakonshëm, me të cilët pi raki e shkëmben batuta.

Shqiptarët janë mikpritës dhe bujarë, por ofensivat e joshjes i ka përdorur i pari kaq shumë Edi Rama, i këshilluar nga spin'i i tij, Endri Fuga.

Më tej është Erion Veliaj që i përdor këto praktika deri në bezdi. Nuk dihet kë ka punësuar anbasadorja për PR'in, por pamjet sugjerojnë se në mos i dëgjon, të paktën i kopjon Ramën e Veliajn.

Njësoj si ata, pamjet që i servir publikut janë ato ku shfaqet si një shqiptare e thjeshtë, e veshur sportive dhe gju më gju me ta. Ajo që nuk shohin qytetarët dhe që kurrqysh nuk ua servir ambasada, janë pushimet me oligarkët.

Ndaj fushata e saj ngjan kaq shumë me atë që bën Rama e Veliaj me shqiptarët.

Por edhe efekti i PR'it e ka një kufi. Në rastet kur gjërat janë thyer shumë, ai ngjan si vendosja e një leukoplasti në një plagë plumbi.

Edhe marrëdhëniet e ambasadorëve me shqiptarët janë krisur shumë. Dikur ata shiheshin si simbol i arbitrit të paanshëm. Tani shihen si gjyqtarë thellësisht të njëanshëm. Për të mos thënë se ka gojë të liga që i shohin si gjyqtarë të kontraktuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

meri05/08/2021 15:08

Jam per artikullin, sidomos per frazen e fundit!

krasasi tp03/08/2021 19:46

"Ajo që nuk shohin qytetarët dhe që kurrqysh nuk ua servir ambasada, janë pushimet me oligarkët". Mirë mo z.Peka por kush janë oligarkët?. Pas një oligarku të shfaqur kamuflohet një politikan i lartë apo jo?. Nuk do ishte i plotë përcaktimi, pasi sipas meje duhet të flasim për 'Kastë Oligarkike'. Edhe kjo nuk do ishte shpjegimi i plotë. Pas çdo oligarku+ politikani qëndron një shtet apo një lob i caktuar, që i mbështet që lobon për ta dhe që përfiton konçensione apo interesa të tjera. Pyetje për z.Peka. Pasuritë e lujtshme të shqiptarëve në banka të huaja, në vitin 1991 kush i mori ,si, ku u përdorën dhe a përfituan politikanët e fillim tranzicionit?. Pjesën e 'tyre' që nuk ua kish lënë babai, e investuan në pasuri të patundshme. që edhe ato nuk ua kish lënë babai.Kush nuk ishte pjesë e ndarjes së 'plaçkës' në vitet 1991-1992 u bë faktor dhe përfitues në vitin 1998 e më pas kur u bë faktor politik dhe 'pushtëmbajtës'. Mbi bazën e një konspiracioni nuk mund të shantazhohet as Amerika dhe as ambasadorja. Erion Velija PR ?.

Gj03/08/2021 18:26

Është e vërtetë Zoti Peza ajo Ki vetëm diplomate nukështë ajo po namerr në qafë ne si komb ama dhe demokracinë në vend,se si do bëhet nuk po di si qytetare.

Shto koment

Denonco