Saliu, ky ‘fajtor’ i përjetshëm

Saliu, ky ‘fajtor’ i përjetshëm

Nga Elona Caslli - 03/08/2021

Zonja Yuri Kim, pata mundësinë të ndiqja deklaratën tuaj nga selia e Partisë Demokratike.

Në hyrje të kësaj deklarate, i njohët vlerat kësaj partie në procesin e zhvillimit të vendit që nga rrëzimi i komunizmit e gjatë viteve që vijuan më pas.

Në vijim përmendët faktin se ishit e ndërgjegjshme që opozita ishte e shqetësuar për raportin e OSBE/ ODHIR, por ju inkurajonit institucionet në vend, që ta shqyrtonin siç duhet këtë raport dhe shprehët kënaqësinë që opozita do t’i rikthehej parlamentit në shtator.

Së fundmi, udhëzuat që Partia Demokratike duhet të hynte në parlament me deputetë që e përfaqësojnë siç duhet Shqipërinë dhe ky fakt sipas jush, ishte kusht që kjo parti mos të hante bar dhe të zgjidhte të ardhmen dhe jo të shkuarën.

Partisë Socialiste i sugjeruat që në shtator të shihte përtej interesit partiak.

Le t’i shqyrtojmë këto pika me mendim të akulluar.

Hyrja e deklaratës suaj bie ndesh me fundin e kësaj deklarate. Partia, së cilës ia njohët vlerat në fillim, është udhëhequr për shumë vite nga Sali Berisha, largimin e të cilit ju e kërkoni në fund.

Megjithatë, do të kaloj unë në anën tuaj dhe do t’ju jap të drejtë dhe madje do të shkoj edhè më tutje dhe do të them fjalinë tipike, që thotë çdo rilindas kur nuk ka argument për të mbrojtur Edi Ramën: ‘Fajin e ka Saliu’ ose ‘Se në kohën e Saliut’.

Pra, ramë dakord që Saliu është “fajtor” i përjetshëm dhe duhet të largohet.

Për pjesën e zgjedhjeve të 25 prillit dhe për raportin e OSBE/ ODHIR folët përciptas dhe nuk bëtë gjë tjetër, veçse riprodhuat statusin që kishit shkruar ca ditë më parë në feisbuk. Ftojmë institucionet të shqyrtojnë këtë raport.

Zonja Kim, qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk e zhbën raportin në fjalë.

Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk e zhbën faktin se ju i uruat fitoren Partisë Socialiste ende pa mbaruar procesi i numërimit.

Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj pushtetin e dyshes Veliaj dhe Rama.

Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj shembjen e Teatrit Kombëtar në të gdhirë dhe heshtjen tuaj lidhur me barbarët modernë që e shembën.

Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj kullëzimin e qendrës historike të kryeqytetit sikundër nuk përligj as zgërdhirjen tuaj pranë vrasësit me pagesë të kryeqytetit Erion Veliaj, në mbrëmjet kur shihnit ndeshjet e futbollit me këtë të fundit.

Kurrë nuk e kam kuptuar si mundet njerëzia të pijë birrë dhe të hajë qofte mes asaj katrahure kullash.

Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj mbështetjen pa kushte që i jepni Partisë Socialiste, përmes pranisë suaj dhe përmes qëndrimit tuaj sistemati? me ministrat dhe deputetët rilindas.

Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj faktin se falë qeverisjes së Edi Ramës, jemi klasifikuar mes vendeve më të korruptuara në botë, sikundër nuk përligj as heshtjen tuaj mbi këtë fakt.

Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj mungesën absolute të drejtësisë në këtë vend dhe kapjen absolute të kësaj të fundit nga Partia Socialiste.

Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj faktin se falë autoritarizmit të Edi Ramës shqiptarët duhet të paguajnë miliona euro të faturuara nga Strasburgu.

Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj 500.000 shqiptarë të larguar gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Mund të vazhdoj në pafundësi zonja Kim, me numërimin dhe ju e dini më mirë se kushdo tjetër këtë, por po vendos t’ju bëj një pyetje në lìgjëratë të drejtë- Mos më jepni asnjë arsye pse Sali Berisha duhet të ikë, por më jepni një arsye të vetme pse Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të qëndrojnë?!

Ju do të përgjigjeni- Ata janë vullnet i popullit. Po zonjë, i të njëjtit popull të cilin ju e uruat pa u mbaruar ende procesi i numërimit të votave.

Duhet të tregoheni më e kujdesshme me terminologjinë që përdorni. Shprehjet me “ngrënie bari” provokojnë tek kujtesa kolektive e shqiptarëve, figurën e një diktatori, pasojat e të cilit ky komb i vuan ende sot.

Qëndrimi juaj Yuri Kim, vjen era diktaturë.

Fjala juaj Yuri Kim, vjen era diktaturë.

Sali Berisha mund të qëndrojë ose mund të ikë, por kjo nuk e zhbën raportin tuaj të zhdrejtë me të vërtetat tragjike të këtij vendi.

Post Scriptum- Kjo që po na ofroni si zgjidhje Yuri Kim, është thjesht një skllavëri moderne, ose e thënë ndryshe një diktaturë me ngjyra.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tiranassio05/08/2021 20:53

Te lumte Ejona,
si perher e guximshme dhe sh e sakte dhe e mencur.
Shembull per gazetarine qe na duhet sot,ne kete dite kur po na servirin sapunin per djathe.

Kinezja Amerikane...04/08/2021 14:12

E çfare mund te presesh nga rraca KINEZE....

Ferdinand04/08/2021 09:21

Te lumte
Nje analize e mirefillte, pasqyre e realitetit.

Leonsio03/08/2021 12:54

Me sakte , drejte dhe pa frike ,nuk behet ... bravo , ky koment duhet perkrahur nga te gjithe shqiptaret e ndershem ...

Skrapari03/08/2021 12:17

A i ben pershtypje Kimetes kjo qe thote Znj. Caslli? Bravo Elona. Gjithe intelektualet duhet te reagojne keshtu, ta marre vesh Kimetja qe ne kete vend ka njerez qe te japin uje ne bisht te luges.

Ferdinand03/08/2021 10:56

Te lumte
Kurajo patriotike

Shqiptari03/08/2021 10:35

BRAVO ELONA CASLLI! MBE MBESHTETJEN E FUQISHME TE SHBA DHE BE NE SHQIPERIA PO INSTALOHET NJE REGJIM MODERN NORKO-DIKTATORIALO-FASHIST!
KY ESHTE NJE REGJIM ME NGJYRAT LGBTQI DHE E KONTURUAR NGA NJE DEKOR STERR I ZI!!!
E NDERUARA ELONA! MOS KUJTONI SE YURI NUK I DI TE GJITHA KETO, NUK ESHTE AS IDIOTE, AS INJORANTE DHE AS BUDALLACKE!! AJO ESHTE THJESHT NJE ZEDHENESE E DASH DHE DASH ESHTE ZEDHENES I SOROS! KJO ESHTE E QARTE!
YURI ESHTE THJESHT NJE VEGEL RROJE!!! OSE ME SAKTE SHKUMA E RROJES!
MOS I BINI KOT NE QAFE ASAJ! AJO ESHTE THJESHT NJE SPIROPALI E DASH!
LEXOJENI ME KUJDES DHE ME VEMENDJE TE MADHIN ALFRED CAKO. AI THOTE VETEM TE VERTETAT E TE SHKUARES, TE TASHMES DHE TE ARDHMES JO VETEM PER SHQIPERINE, EVROPEN, LINDJEN E MESME POR PER TE GJITHE BOTEN!

Messi 03/08/2021 10:30

Bravo, Elona! Pergezime per shkrimin. Mendoj, qe detyrat Yuri i mer te bera, nga DSH. Yuri, thjeshte ben detyren si ushtare!

PATRIOTI 3 korrik 202103/08/2021 10:20

Bravo sot Elona. Po bravo dhe dje Adi Krasta. I dhatë të kuptojë zonjes Kim qe z. SALI BERISHA ishte, është dhe do te mbetet nje figurë madhore e PD . Edhe ne Parlamentin e ardhshëm shqiptar...Yuri Kim së shpejti transferohet nga Shqiperia me gabim trashanik te turpshem jo prej diplomateje...

Shto koment

Denonco