Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Asgjë e re nga ‘fronti amerikan’

Asgjë e re nga ‘fronti amerikan’

Nga Artan Hoxha - 31/07/2021

Dje, ambasadoresha amerikane ju tha shqiptarëve, me fraza ca më të shkoqura se zakonisht diplomatikisht, se i paskësh kërkuar Lulzim Bashës të largojë Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat me çeljen e sezonit të ri.

Duket se linja zyrtare që qeveris aktualisht ShBA, pas shpalljes së ndalimit të hyrjes së Sali Berishës dhe familjes se tij në këtë vend, synon të arrijë një rezultat të ngjashëm me rastin e Tom Doshit, i cili, pasi fitoi betejën zgjedhore, me Amerikën zyrtare kundër, dha dorëheqjen edhe nga mandati parlamentar edhe nga kryesimi i partisë së vet.

Lidhur me aktin e Sekretarit Blinken në raport me Sali Berishën, dëmin qe ky akt i sjell demokracisë në Shqipëri duke favorizuar krahun e fuqizuar Rilindës e të mbipushtetshëm dhe pasojat e pritëshme i kam trajtuar në shkrimin "Kur ia fut kot edhe Amerika" në SYRI.net që me 22 maj ndaj nuk po zgjatem.

Që nga ai moment i parë linja zyrtare amerikane duket se ka tentuar të bindë drejtpërdrejt Sali Berishen të terhiqet.

Vetëterheqja e tij është parë si rruga e mesme edhe nga opinioniste të ndryshem, kryesisht kritikë të Sali Berishës, e që në një farë mënyre kanë shprehur atë që edhe mund të kenë degjuar a tu jetë thënë në takimet e ngushta gjysmë formale e gjysmë diplomatike. Në një rast të këtille edhe Berisha do shmangte një betejë të pafitueshme, edhe PD shpëtonte nga ky siklet, edhe ShBA arrinte objektivin. Me fantazistët shtojnë se kjo hap rrugë për ndëshkime të mirëfillta majtas nga drejtësia e reformuar e nën kontrollin amerikan.

Mund të jetë edhe kështu por kështu nuk ka gjasa të ndodhë sepse që në fillim ishte e qartë se as Sali Berishën nuk ka "bir nëne a bir kurve" ta tërheqë nga beteja për dinjitetin e vet (perveç nëse i plotfuqishmi e merr në gjirin e vet); as Amerika zyrtare nuk tërhiqet nga kjo betejë dinjiteti prej superfuqie (përveç nëse ndryshon thelbësisht raporti politik i forcave atje për të tjera aresye); as PD nuk ndahet dot nga Sali Berisha jo thjeshtë si person por si histori, botëkuptim, përbërje shoqërore (perveç nëse ndahet me dysh, me tresh, rrudhet fort a shkërmoqet për fare).

E meqë dy faktorët e parë janë më stoike e të pandashëm, i gjithë presioni do bjerë mbi PD, Lulzim Bashën, kryesinë e re (në pritje për tu zgjedhur), grupin e ri parlamentar, keshillin e ri kombëtar.

PD do duhet të mbajë qëndrim tashmë që kërkesa për "atvrasje" po bëhet ashiqare nga Amerika Zyrtare. Po aq ashiqare sa edhe Edi Rama e tha në Opinion, fill pas zgjedhjeve të 25 prillit, si dobësi apo paaftesi e Lulzim Bashës dhe aresye thelbësore pse ai nuk fiton ndaj tij si shembulli përfekt i "atvrasjes". Njehsim i plotë mes linjës zyrtare amerikane dhe asaj rilindëse, por edhe kjo nuk është gjë e re. Prej vitesh tashmë.

Konfirmim ky si i vetmi lajm i keq, i përsëritur, nga fronti amerikan për demokracinë e mjerë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ismeti 01/08/2021 07:15

Nga ky konflikt po përfiton Edi Rama

Emri 31/07/2021 15:50

Ajo perkthysja me syze mduket se è bon politiken

Balo Bna31/07/2021 14:42

Sali Berisha e mban në pushtet Edi Ramën!
Sa për Lulëzimin,besoj se sot për sot në Shqipëri nuk i plas b... askujt për të...
Berisha duhet të tërhiqet nga politika,plotësisht...
Pastaj t'a vijojë privatisht betejën e tij për dinjitet!
Lulëzimi duhet të zhduket këtejmi....
Edi Rama duhet konsideruar tani e mbrapa armik kombëtar...dhe le t'a mbajnë në kurriz "socialistët"....
ShBA duhet demitizuar,nuk është as mik dhe as partner...është thjeshtë Yankee...që nuk të njeh më pasi kalon hallin e vet,madje më keq...të vret!

t31/07/2021 13:50

Po te mbronte demokracine amerika,duhej te kishte mbajtur qendrim mbas gjithe atyre raporteve te viteve te fundit nga Dash per shqiprine,ku te gjithe raportet jane te zinj,nga shfrytezimi buxhetit pa skupull qe i ka bere dhe po i ben kjo qeverisje,e plot gjera te tjera qe jane permendur e sterpermendur,por politiken e jashtme amerikane tani e bejne segmente te lidhura me soros qe mbajne ramen akoma ne fuqi.Por,qendrime si ndaj berishes keto segmente te Dash as qe kane per te marre ndonjehere, per qeveritaret e sotem,sepse po te ishte keshtu duhet ta kishin filluar me rame-veliajn.
Sot nuk po goditet berisha por pd,sepse edhe sikur luli te beje "atvrasje",asgje tani nuk do ndryshoje per pd,nqs kjo parti dhe opozita do vazhdojne te rrine te trullosura siç eshte edhe vete kryetari saj,prej te cilit as qe priten veprime radikale kundra rame-rilindjes.

t31/07/2021 13:49

Po te mbronte demokracine amerika,duhej te kishte mbajtur qendrim mbas gjithe atyre raporteve te viteve te fundit nga Dash per shqiprine,ku te gjithe raportet jane te zinj,nga shfrytezimi buxhetit pa skupull qe i ka bere dhe po i ben kjo qeverisje,e plot gjera te tjera qe jane permendur e sterpermendur,por politiken e jashtme amerikane tani e bejne segmente te lidhura me soros qe mbajne ramen akoma ne fuqi.Por,qendrime si ndaj berishes keto segmente te Dash as qe kane per te marre ndonjehere, per qeveritaret e sotem,sepse po te ishte keshtu duhet ta kishin filluar me rame-veliajn.
Sot nuk po goditet berisha por pd,sepse edhe sikur luli te beje "atvrasje",asgje tani nuk do ndryshoje per pd,nqs kjo parti dhe opozita do vazhdojne te rrine te trullosura siç eshte edhe edhte kryetari saj,prej te cilit as qe priten veprime radikale kundra rame-rilindjes.

Shto koment

Denonco