Liria nën ‘friendly fire’, teknikisht!

Liria nën ‘friendly fire’, teknikisht!

Nga Gent Strazimiri - 31/07/2021

Sali Berisha, lideri historik i pjesës më pro-amerikane të kombit më pro-amerikan në glob, ndodhet "under fire" prej ... Amerikës, mikes më të çmuar të shqiptarëve!

Teknikisht, Sali Berisha sot është "under friendly fire", një shprehje që përdoret për të përkufizuar veprime të gabuara aksidentale, që logjikisht s'duhej të ndodhnin.

Teknikisht, Sali Berisha e udhëhoqi Partinë Demokratike në "rolin e pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura" ...

Teknikisht, Sali Berisha e udhëhoqi Partinë Demokratike "në rolin shumë të rëndësishëm që ka luajtur në vendosjen dhe forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri" ...

Teknikisht, Sali Berisha e udhëhoqi  Partinë Demokratike në "rolin e saj historik, të pazëvendësueshëm dhe të domosdoshëm" gjatë këtyre 30 viteve në liri.

Teknikisht, Sali Berisha është historia pro-amerikane e këtij kombi, dhe këtë as vetë Sali Berisha nuk e ndryshon dot më!

Teknikisht, Sali Berisha gjatë gjithë kësaj trajektoreje të pranuar edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë, armik të betuar, të dhunshëm deri në perversitet, ka patur hetuesin e KGB-së shqiptare, apo Vishinskin shqiptar, Ardian Dvorani, jo vetëm si simbol por edhe si individ.

Teknikisht, emrin e persekutorit anti-amerikan, të popullit më pro-amerikan në glob Ardian Dvorani, për arsye të panjohura dikush që ende s'bëhet i ditur arriti ta fusë deri në tryezën e Sekretarit të Shtetit, dhe ta "pro-amerikanizojë" atje me një mirënjohje (?!) kampioni (?!)...

Teknikisht, për arsye po aq të panjohura, dikush që ende s'bëhet i ditur, në të njëjtën tryeze vendosi si të padëshiruar për Amerikën emrin e Sali Berishës, anti-Dvoranin historik, pa anti-Dvoranizmin e të cilit sot do ishim ende "shkëmb graniti që ha bar" (?!)...

Teknikisht, e gjithë kjo histori, fundin e logjikshëm do e kishte që në vend të Sali Berishës në parlament, të ulej Ardian Dvorani...

Fakti që nuk ka qenë kandidat e as është votuar nga populli, pas 25 prillit është thjesht një "problem teknik"...

Si çdo "problem teknik", edhe ky do të zgjidhet "teknikisht" duke "e mbajtur shënim", dhe duke nxitur institucionet përgjegjëse që të adresohet në zgjidhjet e ardhëshme...

Kështu i jepeshka fund "tranzicionit politik në Shqipëri", domethënë betejës anti-Dvoran për liri e demokraci amerikane, duke hapur një faqe të re"... me Dvoranin e vjetër...

E thjeshtë apo jo?

Vetëm se, duhet t'u kërkoni falje për 46 vjet sharje me zë të ulët, e 30 vjet betejë ballaz Ardian Dvoranit, Kadri Hazbiut, Mehmet Shehut, Enver Hoxhës, Nevzat Haznedarit, Muço Saliut etj, se i paskeni rënë në qafë kot!

E çuditëshme?

Çudia që sapo ju përkrova, i tejkalon përmasat e fatit të individit Sali Berisha dhe na përplas në fytyrë sfidën se sa e duam lirinë tonë, atë gjënë më të bekuar amerikane që e shihnim në filma dhe komentonim fshehurazi nga frika e Ardian Dvoranit!!!

Zanati i dytë më i vjetër i botë, teknikisht i bën të tilla çudira, por ato mbeten çudira pikërisht se dikush, në emër të së vërtetës dhe në respekt të historisë, u qëndron përballë, ndryshe s'do ishin më "çudia", por "rregulli"...

Kështu ndodh në Amerikë, dhe jo vetëm në filma!

Ai "dikush" është gjithmonë një njeri që ka zgjedhur lirinë, si Sali Berisha në dhjetor 1990 e deri sot!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

emigrant02/08/2021 11:28

Në gjermanisht folja "blinken" ka kuptimin në shqip të fjalës "shndrit"
Por a mos duhet ta marim z.Blinken, sekretarin aktual të shtetit në SHBA si "ndriçuesi" i demokracisë meqë ky vend i madh është kampion i demokracisë botërore ?
A mos duhet të ndajmë mëndjen se meqë në zgjedhjet presidenciale të fundit në SHBA, fitoi kandidati i Partisë Demokrate, e meqë z.Bliken i përket kësaj partie, tani "Amerika" na qenka bërë me të vërtetë demokratike e nën presidencat republikane nuk ka qenë e tillë ?
Mbi presidentët e sekretarët amerikanë të shtetit të dy partive më të mëdha amerikane, asaj republikane e demokrate, ka qenë e vazhdon të jetë ligji themelor i demokracisë, KUSHTETUTA.
Nuk mund të ketë kursesi ndonjë Kushtetutë të një vendi demokratik që të lejojë ndëshkimin e një lideri të një vendi tjetër, vetëm mbi bazën e përceptimeve subjektive, pa u vërtetuar me fakte e dokumenta nga hetimet e prokurorisë dhe pa pasur një vendim gjyqësor..
Propogandat komuniste arritën të ngulin në ndërgjegjen e miliona njerëzve se sistemi socialist ishte një sistem demokratik ku liderët i zgjidhte populli.
Shqipëria e diktaturës kriminale enveriste quhej "Republikë popullore demokratike", një përçudnim i nocionit "demokraci"
Kështu quhej edhe pjesa komuniste e Gjermanisë.
Ishte shembja e Murit të Berlinit e bashkimi edhe i pjesës komuniste të saj me Republikën federale gjermane, që solli përmbysjen e perandorisë lindore europiane komuniste.
Nëse komunizmi do të kishte qenë sistem demokratik, do të kishte ndodhur e kundërta.
Shtetet perëndimore me sistem demokratik pluralist, do ti ishin bashkuar sistemit "demokratik" njëpartiak komunist.
Shqiptarët duhet më së fundi të heqin dorë nga përceptimi i propogandës komuniste me përgjithësimet "imperializmi anglo-amerikan" apo "social-imperializmi sovjetik", qofte edhe përgjithësimeve "Amerika" apo "BE".
Këto shtete quhen demokratike sepse kanë sistem demokratik pluralist e politika ka ndasi të dukëshme si në strukturat e larta partiake, ashtu edhe tek elektorati.
Në cilido nga vendet e BE apo SHBA, shteti mund të udhëhiqet nga parti me prirje të majta e parti të djathta.
Partinë demokratike shqiptare e mbështesin partitë e djathta auropiane e amerikane e Partinë socialiste (ish PPSH) e mbështesi të majtët ndërkombëtarë.
Pra nuk mbështetet doemos "Shqipëria" , po ato forca politike që përkojnë ideollogjikisht.

krasasi tp31/07/2021 17:51

Ke një keqkuptim të madh ti burri me kobure.Amerika dhe urdhëri ekzekutiv i z.Bajden nuk drejtohet dhe as është nxjerr apostafat, për të godit Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe për ti hap rrugën mbretërimit të Edi Ramës.Por ndoshta kanë të drejtë. Nuk jemi në gjykimin se kush e ëndërroi Amerikën, as kush e dashuroi më shumë apo më pak. Por në gjykimin se sa udhëheqsit 'legjendar' 30 vjeçar punuan për ta jetësuar ëndrrën gjithë kombëtare për demokraci,liri dhe begati. Paralelisht kazani antikorrupsion zjen edhe në Amerikë. Ne nuk e dimë nëse Prokurori i Përgjithshëm në Amerikë apo Prokurori Special nuk hetojnë edhe vetë strukturat e sigurisë si FBI dhe CIA për përfshirje të personave apo segmenteve të caktuara në korrupsion. Për shkak të përfshirjes së Shqipërisë në NATO, Ne bashkëjetojmë në një pallat 28 katësh ku kemi pranuar ti përmbahemi rregullave të bashkëjetesës. Nuk pjekim qofte në katin tonë , heqim mbeturinat, i përshëdesim përzemërsisht kojshijtë. Por 'korrupsioni' konsiderohet sot si rrezik për krejt 'godinën'.Në katin tonë dhe jo vetëm,ka hyrë sherri,etja për ta zenë kryen e qoshesë dhe sherrin për ndarjen e roleve se kush do jenë 40 hajdutat dhe kush do jenë 400 kapedanët që do ndajnë plaçkën.Ku më shumë e ku më pak, ky konsiderohet një shqetëim i krejt godinës. Kush nuk është as në listën e 40 hajdutëve dhe as të 400 kapedanëve është në rregull. 30 hajdutët nuk janë njëlloi si 10 hajdutë që janë të dhunshëm,që për të vjedhur edhe të vrasin.Amerika rrall ndërhyn.Por po ushtroi kontroll në tren, duhet që mos të kesh asgjë të jashtëligjshme. Për çdo indicie apo dyshim të arsyshëm i ka mekanizmat vendor, por dhe të drejtën kushtetuese 'ONM' për të ecur para.Unë nuk vë dorën në zjarr për asnjë. Por jam më shumë i prirur ti besoj Amerikës dhe ONM, pasi nuk e perceptoj, por as më rezulton që në vëndin tim punët të shkojnë fjollë. 3 miljon shtetas shqiptar ka rrezik të mendojnë si unë.

Messi31/07/2021 12:38

Nuk ka demokrate, anti-amerikane! Nuk ka socialiste, pro-amerikane!

Shto koment

Denonco