A po ndajnë para Delina Fico me Llagamin e KLGJ?

A po ndajnë para Delina Fico me Llagamin e KLGJ?

Nga Sali Berisha - 28/07/2021

Te dashur miq, disa ditë më parë mediat njoftuan se midis Institutit East-West dhe KLGJ u arrit marrëveshja per menaxhimin e dosjeve gjyqësore stoku i të cilave për shkak të dështimit të reformës në drejtësi ka arritur në mbi 100000.

Në këtë kontekst shtoj se shpreh mirënjohjen më të thellë për çdo dollar të taksapaguesve amerikan që vjen si ndihmë për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptar.

Por pasi mësova nga burime serioze nga SHBA se Instituti Esat-West që iu besua menaxhimi i 100 mijë dosjeve stok të gjykatave të vendit në Shqipëri drejtohet nga ish-bashkëshortja e Edvin Ramës dhe aktualisht bashkëshortja e ministrit të Brendshëm Çuçi, e konsideroj këtë marrëveshje midis Llagamit dhe Ficos fort të dyshimtë për korruptive dhe të papranueshme.

Unë nuk mendoj se gruaja e ministrit të Brendshëm është personi që duhet ti besohet menaxhimi i dosjeve gjyqësore. Këtë Llagami, e emëruar aty në aplikim të standardeve të dyfishta  e di shumë mirë. Por natyrisht asaj i intereson se me Zj. Çuçi-Fico duket i ka më të lehta pazaret.

Duke i dorëzuar menaxhimin e dosjeve gjyqësore bashkëshortes se ministrit Çuçi, Delina Ficos pas emërimit në krye të organeve drejtuese të vëllezërve, motrave, kunetërve të ministrave të PS-së si Pamela Ballukut në KPK, vëllait të ish-ministres Gjermeni, Artur Metanit në krye të ILD, kunatit të ish-ministres Kodheli, Genti Ibrahimit në krye të KLP-së, ish-ministrit Panda në Gjykatën e Lartë dhe zyrtarëve të tjerë, drejtësia shqiptare rilind e tëra si drejtësi e familjeve mafioze të narkoqeveritarëve të sotëm.

Së dyti nuk besoj se paratë e taksapaguesve amerikan duhet të shpenzohen për projekte të grave të ministrave të një qeverie ndër më të korruptuarat e planetit dhe që punon ditë e nate kundër opozitës së vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp29/07/2021 12:10

z.Berisha, këto i dimë të gjitha. Që në 2012 e kam konstatuar se nevoja e një Reforme në Drejtësi ishte ulëritëse. Ajo duhet të përfshinte gjithë hallkat e sistemit. As një ndryshim nuk ka në stafet menazheriale të administratës gjyqësore dhe prokurorisë. Të njëjtët Kancelar,Kryesekretare dhe staf ndihmës, që në bashkëpunim me avokatët j'ua fusnin qytetarëve me 'proçedurë'.I bënin dosjet mal, derisa të gjëndej 'ilaçi'. Më të korruptuarët ,më batakçinjtë u ngjitën lart. I jemi drejtuar SPAK, i jemi drejtuar znj.Llagami, i jemi drejtuar z. Artur Metani kreut të ILD dhe çështjet arkivohen. PD,PS dhe LSI janë përgjegjëse për dështimin e Reformës në Drejtësi por edhe ndërkombëtarët. U propozuan për në KPK,KPA,ILD,KED, miqtë e politikanëve dhe përfundimi dihej. Në krye të institucioneve të reja do delnin, miku e Kodhelit, miku i Gjermenes, mikja e Ficos etj etj. Ndaj z.Rama që i garantoi ndërkombëtarët se: 'silleni Reformën në Drejtësi se do ta firmos pa e lexuar' e dinte se rrjeta e merimangës e endur në 30 vite nuk mund të shpërbëhej me llogje kryeministrore dhe as me vullnet ambasadorial. Marrëveshja Naureda Llagami-Dorina Fico për menazhimin e dosjeve kapicë, vetëm kompromenton reformën dhe zhgënjen qytetarët në pritje. Nxis dhe inkurajoj Kryeministrin që ta çoj deri në fund urdhërin ekzekutiv për tu dhënë akses SPAK.BKH DSIK ILDPKI,D.P Doganave dhe D.P.Tatimeve, për të patur akses mbi llogaritë bankare dhe pasuritë e politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve,avokatëve , noterëve, krerëve të Institucioneve Publike dhe Kryebashkiakëve por edhe më gjerë edhe më thellë. Na duhen parat e rjepura dhe po e pam që gjithçka ishte një fiasko, na duhet revolucioni.

Antirilindas28/07/2021 15:57

Zoti Berisha rilindasve për denoncimet tuaja as nuk jua ndjen fare, ka 8 vjet që denoncon!

A me kaq mbaron detyra e opozitës?!!!!

Skrapari28/07/2021 15:12

Vetem Gjigandi Prof. Dr. Berisha ua nxjer te palarat ketyre plehrave, ndyresirave te Kombit Shqiptar. Ndaj Blinkenet e kompani te mos hane mut duke u perziere ne punet e brendshme te Shqiperise.

D.28/07/2021 15:11

T ja u thua perdite , po kujt deleve ?

D.28/07/2021 15:11

T ja u thua perdite , po kujt deleve ?

Nardi28/07/2021 14:48

Po pse mo burr edhe grate me urdher partie i ndrojne keta rilindasit , hajde OJQ nenat , OJQ grate dhe OJQ motrat ku paskan arit keta rilindasit paskan qen specie e pa par ne ter rruzullin tokesor , po ja pafshin hajrin se ne fund pasardhes me te meta mendore do nxjerin ne drite dhe atehere mjere Shqiperia

Shto koment

Denonco