'Gëbelsi' i vogël i Edi Ramës

'Gëbelsi' i vogël i Edi Ramës

Nga Poli Hoxha - 28/02/2017

Mjaft burime pranë qeverisë kanë zbuluar atë që nuk e vinte njeri në dyshim, ideatorin e antiprotestës që po zhvillon Edi Rama me të tijtë, duke ngritur si kërpudha në gjithë vendin çadra ku qytetarët ftohen dhe punonjësit e administratës detyrohen, që të firmosin në rresht, “dum Vetting”, sikur vendi është në prag lufte. Mësohet se individi që ka dhënë këtë ide është pikërisht “Gëbelsi” i kryeministrit, i cili po e projekton edhe veten si pasues i Ditmir Bushatit, në postin e ministrit të Jashtëm.

I gjendur përballë vendosmërisë së opozitës dhe një shumice të madhe qytetarësh, për të vendosur më në fund në këtë vend një standard të ri dhe përfundimtar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Edi Rama i këshilluar nga mendja malinje e Endri Fugës ka vendosur, që të krijojë një antimiting gjigant me paratë e taksapaguesve shqiptarë, duke mobilizuar të gjithë ministrat dhe drejtuesit e pushtetit lokal, me të vetmin qëllim; mbytjen e protestës që ka marrë rrugë të pakthyeshme.

Adolf Hitleri sapo erdhi në pushtet, nga të parat institucione që krijoi ishte ministria e Propagandës. Në krye të saj ai  vendosi Josef Gëbelsin, një nga udhëheqësit nazistë më të kultivuar. Detyra kryesore e këtij institucioni ishte të vinte nën kontroll të gjitha aspektet e jetës kulturore dhe intelektuale gjermane. Gëbelsi përcaktoi detyrë parësore të ministrisë që drejtonte, si “mobilizuese shpirtërore” e popullit, për rilindjen dhe rikrijimin e shpirtit të ri gjerman.

“Populli duhet të fillojë të mendojë si një, të reagojë si një dhe të vendosë veten me gjithë zemër në shërbim të regjimit”, ishte lajtmotivi i Gëbelsit. Ai duke ngritur një sistem të sofistikuar të propagandës, synonte që jo vetëm ta paraqiste regjimin nazist dhe politikën e tij në mënyrë krejt pozitive dhe si “rruga e duhur”, duke mbuluar qëllimin e vërtet të tij, por edhe të paraqiste të gjithë popullin gjerman si mbështetës i bindur.

A nuk ju kujton e gjitha kjo, atë që bëri Edi Rama që në ditët e para të tij, sapo u rehatua në karrigen e kryeministrit? Krijimi i Drejtorisë së Propagandës me në krye Endri Fugën, do të shënonte edhe “gëbelsimin” e gjithë sistemit mediatik shqiptar, të mënyrës sesi do të funksiononte kabineti kryeministror dhe veçanërisht konkretizimi i një strategjie të sofistikuar, me rrjetet sociale dhe mediat online.

Në Gjermaninë e Hitlerit, asnjë ministër, askush nga partia nuk guxonte të shfaqte mendimin e tij publikisht, pa marrë lejen e Gëbelsit. Në Shqipërinë e Edi Ramës, vetëm pak javë më parë ish ministri i qeverisë së tij, Ylli Manjani, në studion e Sokol Ballës deklaroi; Ne e kemi diskutuar këtë dhe unë nuk mund të konceptoj, që ministri duhet t’i marrë leje Endri Fugës, për të dhënë një intervistë.

Por kjo është vetëm, gjysma e të vërtetës. Ashtu në hije Fuga “mëson” dhe komandon çdo kryetar bashkie, drejtor të rëndësishëm dhe mbi të gjitha pronarët dhe drejtuesit e emisioneve kryesore në mediat televizive dhe jo vetëm.

Të krahasosh Endri Fugën me një njeri që njihej si “bibliotekë lëvizëse” siç ishte për sa i përket kulturës Josef Gebelsi është jo vetëm e ekzagjeruar, por edhe qesharake. Gjithsesi në thelb, ai tashmë si hije e Edi Ramës dhe si përpunues i mediave dhe opinionit publik, mund të konsiderohet si një “Gëbels i vogël i Edi Ramës”.

Por kush është në të vërtetë Endri Fuga, shefi i propagandës dhe përpunimit të opinionit publik dhe medias?

Ai është katapultuar fillimisht në shoqërinë civile që në rininë e hershme, kur nuk kishte mbushur as 18 vjeç nga bërthama e Sorosit në Tiranë, veçanërisht nga ish-ministri i Kulturës Edi Rama dhe i projektuari për drejtimin e Lëvizjes Mjaft, Erion Veliaj. Ashtu siç ka deklaruar ai vetë, gjatë periudhës së krizës kosovare operacionet humanitare që drejtoheshin nga ndërkombëtarët dhe qeveria shqiptare kërkonin edhe “vullnetarë” dhe ai nuk u mendua dy herë, për tu inkuadruar.

Fuga atëherë nxënës i vitit të tretë në gjimnazin “Sami Frashëri” u projektua dhe u propozua nga të dyja palët. Për linjën e ndërkombëtarëve ndërhyri Fondacioni Soros, kurse në emër të qeverisë shqiptare, nga ish-ministri i Kulturës Edi Rama. Faktikisht bashkëpunimin me celulat e Sorosit në Tiranë, “Gëbelsi” i ardhshëm i kishte nisur më herët i ftuar nga Erion Veliaj, i cili ishte pak më i madh në moshë, por së bashku njiheshin sepse ishin në të njëjtën shkollë. Të dy ishin shpallur në atë kohë fitues të disa projekt-konkurseve ( njëri për legalizimin e drogave të lehta) që organizonte shpesh fondacioni me shkollat e mesme në vend, nëpërmjet të cilave edhe piketonte “ushtarët” e së ardhmes.

Ashtu siç e thamë më lartë, Fuga u promovua fortë me rastin e krizës kosovare, si një “aktivist i shquar i shoqërisë civile”.

Në vitin 1999, pas eksperiencës që pati si drejtues i këtyre operacioneve humanitare dhe pasi mori diplomën e shkollës së mesme, u dërgua për studime universitare jashtë vendit, në Universitetin La Sapienza të Romës.

Në vjeshtën e vitit 2002, ai rikthehet në Tiranë  dhe së bashku me mikun e tij të hershëm Erion Veliaj, vendosën që të krijojnë organizatën “Mjaft”, e cila ditën protestonte fort kundër kryeministrit Nano, natën thurte plane për protestën e radhës me Edi Ramën, i cili ishte piketuar ti merrte fillimisht partinë, atij që e solli “me thonj të paprerë” nga Franca.

Në Lëvizjen “Mjaft” Veliaj dhe Fuga u emëruan nga sponsori i saj, Fondacioni Soros, si dy drejtuesit kryesorë. I pari mori postin e Drejtori Ekzekutiv të organizatës, kurse tjetri atë të Drejtori të Komunikimit. Këtu nis edhe rruga e gjatë e tij, për tu shndërruar sot në atë që është.

Përveç detyrës parësore për të kontribuuar në shkallmimin dhe më pas për ta uzurpuar e tjetërsuar partinë që ishte në pushtet, PS-në, lëvizja “Mjaft” ishte gjithashtu një skemë e pastër mafioze, për të thithur paratë e donatorëve të huaj. Pak kohë përpara shkrirjes së saj, pasi e mbaroi misionin kryesor (Kapjen e Partinë Socialiste) nga vetë anëtarët e “Mjaft” u bënë akuza dhe denoncime publike, për zhdukjen e qindra mijëra dollarëve nga llogaritë e organizatës. Gishti vihej pikërisht mbi ata që kishin edhe çelësat e “kasafortës”; Veliajn dhe Fugën. Një nga rastet e shumta ishte edhe ai i zhdukjes së 300 mijë eurove, të destinuara për projektin e kreditimit për biznese të të rinjve.

Në fakt këto para, por edhe qindra mijëra euro të tjera nuk u “zhdukën” vetëm për të organizuar festa që më së shumti u ngjasonin orgjive pa dallim seksi, por edhe për të ngritur Endri Fuga bizneset e tija. Menjëherë pasi shpallën përfundimin e misionit të MJAFT në fund të vitit 2007, Fuga themeloi kompaninë e tij të parë “gëbelsiane”, Albanian Communication Group, ku sipas ekstraktit në QKR, atëherë rezultonte posedues i 70% të aksioneve. Dihen punët që kjo firmë ka bërë me bashkinë e Edi Ramës atëherë.

Imagjinojeni vetë këtë individ që i është futur “biznesit” të abuzimit financiar që në adoleshencë dhe në rininë e hershme, se çfarë bën sot si “Gëbelsi” dhe njeriu hije prapa kryeministrit të vendit, me të cilin tashmë kanë krijuar një skemë jo më qindra mijë euroshe, por miliardëshe nëpërmjet të famshmit “partneritet privat-publik”.

Po në vitin 2007, Fuga u shpërblye me një post të rëndësishëm në bashkinë e Tiranës të drejtuar nga Edi Rama. Për herë të parë aty, ai do të niste të ushtronte rolin e “Gëbelsit” në miniaturë si këshilltar i kryetarit të bashkisë, për marrëdhëniet me publikun. Pas këtij ushtrimi të suksesshëm, ai tashmë ishte gati për një rol edhe më të sofistikuar.

Në vitin 2008 u emërua drejtor për median dhe komunikimin në Partinë Socialiste. Edhe pse sot është publikisht në të njëjtin rol pranë kryeministrit, ai vazhdon të jetë njëkohësisht “Gëbelsi” i Partisë Socialiste. Këtë tashmë e dinë edhe militantët më të thjeshtë të kësaj force politike, që vetëm me të majtën tradicionale nuk ka më lidhje.

Deri në momentin kur ai shfaqet si një mendje e sofistikuar, qoftë edhe malinje, në shërbim të ustallarëve të tij brenda dhe jashtë vendit, si një individ që me “karta biankën”  e kryeministrit në dorë urdhëron ministrat dhe pronarët e mediave (edhe për kohën dhe vendin se ku duhet të flenë me gratë apo dashnoret), ky shkrim dhe ky shqetësim ndoshta nuk do t`ja vlente të bëhej publik.

Nëse janë të zotët të përpunojnë mendjet e shqiptarëve, për të mbajtur në këmbë edhe më gjatë këtë sistem krim-politik në qeverisje, bravo ju qoftë!

Por pas zhvillimeve të fundit, roli i tij në simbiozë me kryeministrin e vendit, tashmë është bërë një rrezik, më shumë se publik. Përpunimi, detyrimi dhe ngritja e një pjese të popullit kundër pjesës tjetër, që kërkon thjesht shembjen e oligarkisë së krimit në parlament, nëpërmjet të vetmes mënyrë që ka, votës së lirë dhe të ndershme, tejkalon çdo “luftë për pushtet”.

Ato qindra çadra-kërpudha, që kanë urdhëruar të ngrihen me paratë e taksapaguesve shqiptarë janë më të rrezikshme se “prengërat” në parlament. Loja e ndyrë por më shumë se e tillë, tejet e rrezikshme, për të ndarë popullin në dashnorë dhe armiq të Reformës në Drejtësi paralajmëron, se klani Fuga-Rama janë të gatshëm ta çojnë vendin në një përçarje vrastare.

Nuk ka shqiptarë që nuk e do Reformën në Drejtësi, por ka qindra e mijëra që nuk duan më Ilir Beqen e Vilma Nushin që nuk ngopen së pasuruari me “sëmundjet” e tyre; Elvis Roshin përdhunues fëmijësh e Armando Prengën, që e ka nisur karrierën duke ju futur natën në shtëpi familjeve italiane, për tu vjedhur kursimet dhe bizhuteritë.

Dhe shumica e tyre nuk kanë lidhje fare as me Sali Berishën dhe ish ministrat e tij dhe as me Ilir Metën që e ka në shtrat, po të dojë.

“Populli duhet të fillojë të mendojë si një, të reagojë si një dhe të vendosë veten me gjithë zemër në shërbim të regjimit”, thoshte Gëbelsi i Hitlerit.

Nëse këtë skemë ka vendosur ta aplikojë deri në fund duke shfrytëzuar pushtetin, edhe “Gëbelsi” i vogël i Edi Ramës, së bashku me ustallarët e tyre jashtë Shqipërisë, do të bënin mirë që në vend të atyre qindra çadrave ku detyrojnë e mashtrojnë njerëzit, të nisnin ndërtimin e “Surrel 2, 3, 4...”.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Qytetar04/03/2017 08:28

Bravo Z. Poli. Shkrimi eshte realiteti ne Shqiperi. Dhe Fuga nji mi ose kone si Braçja e Balla qe i mban Edvin kristaq Rama te lehin sa here don eshte nje pjelle e eterve te tyre Enveriste eshte ,nuk presim ndonje gje prej tyre .

Arber01/03/2017 11:45

Sa shume shperdorohen figurat e njohura boterore ne Shqiperi. Sic duket eshte kompleks inferioriteti dhe padije. Nuk jemi duke folur per keshilltarin e Trump, apo te Merkel, apo te Tereza May, po flasim per nje mi te gjirizave te komunizmit, keshilltar i nje drogaxhiu e horri te rendomte, nje sharlatan qe eshte dhe me kartele psikiatrike. Pradaj mos beni "ndere" te tilla. Gebelsi ishte ideologu i atij qe vuri ne rresht gjithe rruzullin. I mire a i keq eshte tjeter ceshtje, por statura eshte shume lart qe te mund te krahasosh kete miushin me te. Ky eshte nje kamare ordinere qe leh aty ku han.

Arber01/03/2017 06:19

Sa shume shperdorohen figurat e njohura boterore ne Shqiperi. Sic duket eshte kompleks inferioriteti dhe padije. Nuk jemi duke folur per keshilltarin e Trump, apo te Merkel, apo te Tereza May, po flasim per nje mi te gjirizave te komunizmit, keshilltar i nje drogaxhiu e horri te rendomte, nje sharlatan qe eshte dhe me kartele psikiatrike. Pradaj mos beni "ndere" te tilla. Gebelsi ishte ideologu i atij qe vuri ne rresht gjithe rruzullin. I mire a i keq eshte tjeter ceshtje, por statura eshte shume lart qe te mund te krahasosh kete miushin me te. Ky eshte nje kamare ordinere qe leh aty ku han.

Claus28/02/2017 17:10

Kur ofensiva hitleriane kishte marre rrokopujen, ne nje miting propgagandistik ne pallatin e sportit ne Berlin ministri i propagandes Joseph Goebbels hedh ne eter nje pyetje:
"Wollen wir einen totalen Krieg?" (Duam ne nje lufte totale?)
Dhe pergjigja ishte po ashtu plot entuziasem te cakerdisur:

"Ja, wir wollen einen totalen Krieg!" Po, ne duam nje lufte totale!

Ja me cadrat qe kane mbire si kerpudhat, ashtu sic thote dhe autori, kryeministri Rama i telendisur ne nje derexhe, ku krimi ben ligjin, droga lulezon ane e mbane vendit, liste deputetesh qe nuk ke nga i kap se te mbesin ne dore si burgaxhinj dhe te denuar burgjeve te vendit dhe botes, tanime kane gjetur Eureken duke mbledhur firma per nje ligj qe asgje nuk ka per te nxjerre ne selamet.
Arsyet dihen: Ashtu sic ka filluar ai ligj me nje projekt jashtekushtetues, me organizma qe nuk i merr vesh kush, me Lu dhe Vllahutin qe nga ambasadore kthehen ne guvernatore te nje vendi sovran, Rama dhe tere spurra e tij mendojne se do te krijojne nje drejtesi qe do te sjelle te drejten!
Besim ne ato pazarlleqe qe nuk kane aspak transparence nuk kam.
Me mire te sjellin nje EULEX dhe te rrine rehat se sa merren me organizma qe do te funksionojne vetem ne sherbim te interesave ekonomike dhe financiare.
Populli nuk ka per te perfituar ne asnje rast ne tere kete tenxhere nderkombetare.

Segmenteve sorosiane u ka mbetur vetem drejtesia pa u marre. Rasti me i mire eshte Zharreza. Kush do te beje drejtesine per Zharrezen kur dihet qe manjatat e naftes matane Atlantikut, nga vjen dhe Lu-ja kane e kapur fushat naftembajtese neper bote, ku kane filluar dhe luftera?

Ja pra. duke dashur nje "lufte totale" me cadra dhe mbledhje firmash Rama, Sorosi dhe segmentet e krimbur mafiozo-financiare kerkojne te shtijne ne dore cdo hallke te jetes se vendit per t`u pasuruar me parate e shqiptareve te varfer qe tashme trajtohen si popuj afrikane qe jetojne mes puseve te ndyre te naftes dhe gazit te firmave Shell, Total a ku ta di une.
Nuk mund ta beje Rama dhe shumica e tij ndarjen te shapit nga sheqeri, kur te tere jane me keq se dhe vete shapi.

cuf dabjoni28/02/2017 16:17

shume e ngrite . ai eshte nje mi ferrash e asgje me teper. nuk ka dale asnjehere ne publik nuk ka nje shkrim me firmen e tij.
Gebels dilte trimerisht ne publik.....ky eshte nje ordiner sternip i Enverir.

Vetingu28/02/2017 15:39

Autori i shkrimit nuk e njihka mire Endri Fuga apo Fugen/
I ati Perparim Fuga(fizikant) eshte djali i madh i Myqerem Fuga (Fuges) ish minister i Qeverive Komuniste te Enver Hoxha, Myqeremi ishte i martuar me kusheriren e Enverit, Shpresa Fuga, shefe e protokollit ne Mnistrine e Puneve te Jashteme te rregjimit diktatorial komunist. Po te doni me teper pyetni se do ta gjeni qenin e ngordhur.......

Shto koment

Denonco