Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Reforma që po ballkanizon ambasadorët perëndimorë

Reforma që po ballkanizon ambasadorët perëndimorë

Nga Andi Bushati - 23/07/2021

Ambasadorët kryesorë të perëndimit në Tiranë janë bërë sot protagonistë të një parade turpi që rreket t’ua shesë shqiptarëve sapunin për djathë.

Ata kanë folur me superlativa për foshnjën e tyre që lindi e vdekur duke përkujtuar përvjetorin e pestë të Reformës në Drejtësi. Kryediplomatja amerikane Kim përmendi edhe njëherë argumentin e lodhur të spastrimit të gjykatësve të korruptuar, ndërsa kolegu i saj Soreca e quajti atë si një nga hapat më të rëndësishëm që janë ndërmarë që pas rënies së diktaturës.

Në fakt, është krejt e kundërta. Po të shikosh të gjithë argumentat propagandistikë që u përdorën në këtë vit jubilar, ato lidheshin me një sukses të vetëm, spastrimin nga vetingu të mbi 200 gjykatësve dhe prokurorëve.

Kjo shifër ka përmbytur prej dy ditësh titujt e servirur të medieve, a thua se qëllimi primar i këtij aksioni të nxitur nga ndërkombëtarët ishte thjeshtë organizmi i një gjuetie shtrigash.

Nuk ka dyshim se drejtësia e vjetër shqiptare kishte nevoja për një qilizëm të thellë të një mjedisi ku allishverishi ishte kthyer në normalitet, por objektivi kryesor i 140 deputetëve që votuan unanimisht në korrikun e 2016 duke duartrokitur përqafimin epshor Lu-Vlahutin, nuk ishte ky.

Ai qe krejt tjetër: rivendosja e një sistemi ku peshorja e drejtësisë të ishte e ekuilibruar për të gjithë, goditja e atyre që u fiksuan në zhargonin e ndërkombëtarëve si peshq të mëdhenj dhe ringritja e një sistemi koherent dhe funksional për t'i përballuar këto sfida.

Cili është bilanci? Pothuajse afër zeros.

A beson dikush sot se një qytetar i thjeshtë, që i bie fati i keq të jetë në konflikt për truall ndërtimi me oligarkun e mbështetur nga pushteti, mund të gjejë të drejtën në gjykatat shqiptare?

A ka shpresë familja e një minatori të vdekur në galeri të fitojë atë që i takon? A ka optimistë që imagjinojnë, se për ata që humbën jetën nga neglizhenca ulëritëse në pallatet e shembura nga tërmeti në Thumanë, drejtësia do të thotë ndonjëherë fjalën e saj?

Në këndvështrimin e një drejtësie që funksionon për të gjithë njësoj ne jemi ende po aq larg sa pesë vite më parë. Por edhe në pjesën më të dukshme dhe më të prekshme të medaljes, punët nuk janë më mirë. Kushdo që e dëgjonte ambasadorin Lu që fliste që në 2018, se rënia në rrjetë e peshqve të mëdhenj ishte punë javësh, sot nuk i mbetet veçse të tallet.

Kjo reformë jo vetëm i ka bërë më të pacenueshëm njerëzit me pushtet politik dhe ekonomik, por ata po ndihen aq të fortë sa mund të diktojnë edhe vetingun si në këtë rastin e fundit kur shpërtheu një përplasje publike mes lokalëve dhe ndërkombëtarëve.

Pra, ndonëse qëllimi i kësaj reforme ishte t'i jepte fund pandëshkueshmërisë, deri më tani ajo vetëm është betonifikuar.

Edhe mënyra se si u konceptua reforma, se si ajo ra pre e kalkulimeve dhe interesave të vogla të njerëzve më pushtet, për të pasur sa më shumë ndikim, prodhoi një katastrofë. Tashmë provohet gjerësisht se fillimi i saj nga lart poshtë ishte një gabim. Kështu për shembull shkatërrimi i Gjykatës Kushtetuese, që i kishte zbrapsur mbi 40 ligje pushtetit të Berishës dhe filloi të godiste me një njëjtën vullnet edhe kapërcimin e kufijve nga qeveria Rama, solli pasoja shkatërrimtare.

Vendi mbeti për tre vite pa këtë organ që ende nuk është i plotë, duke i i hapur rrugë abuzimeve kolosale nga shumica në pushtet. Vetëm një shembull banal. Po të kishim pasur Gjykatë Kushtetuese, sot Teatri Kombëtar do të ishte ende në këmbë.

Gjithashtu vendi mbeti nga 2017 deri në 2019 pa Gjykatë të Lartë, që ende nuk funksionon, duke bërë që drejtësia të mungojë për mbi 30 mijë dosje që presin në radhë.

Po të flasësh pastaj për një SPAK dhe një Gjykatë të Posaçme që vendimet ua rrëzon gjykata e Strasburgut, që nuk kanë këllqe të marrin në shqyrtim krimet elektorale po iu përcjellin prokurorive e gjykatave lokale, që vazhdojnë t'i shikojnë me venerimin e perëndive pushtetarët e lartë, gjendja bëhet krejtësisht e pashpresë.

Janë pikërisht këto elementë që e detyruan Fondacionin Soros dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit të botonin që në 2019 një sondazh ku thuhej se 63% e shqiptarëve nuk besonin më se vetingu ishte i drejtë. Po ashtu edhe në Bruksel u arrit në përfundimin se terapia e rëndë, që u zgjodh të aplikohej në Shqipëri krijon aq shumë probleme, sa nuk rekomandohet të kopjohet edhe në vende të tjera.

Por pavarësisht nga këto, ambasadorët e perëndimit në Tiranë vazhdojnë të flasin si për një histori suksesi, duke u përpjekur të arsyetojnë mbi 60 milionë eurot tashmë të shpenzuara për këtë fiasko.

Edhe gjatë konferencës së fundit për 5 vjetorin e reformës ata zgjodhën të përdorin sërisht epitete lavdëruese për një gërmadhë që nuk funksionon duke huazuar metodat e politikanëve vendas që përpiqen t'i imponojnë publikut një realitet që nuk ekziston. Prandaj në këtë përvjetor mund të thuhet me ironi se reforma që u nis me ambicien për të perëndimorizuar Shqipërinë duket sikur po përfundon me ballkanizmin e përfaqësuesve të perëndimit të Tiranë.

/Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kore23/07/2021 18:36

Po ju jape nje shembull konkret.Ne 2004 ndodhi aksidenti ne Fush- Arse ku vdiqen e u plagosen student nga Kosova.Akoma nuk e kan marre demshperblimin dosja e tyre ndodhet ne Gjykaten e Larte.Pre 17 vjet pa dhen drejtsi.#Si nuk kane turp Kime e Sorre qe dalin ne konferenca per te mbrojtur c'jreformen turp turp...

krasasi tp23/07/2021 16:05

Sontazhin e Fondacionit Soros dhe K.SH.H ku në 2019 ju dalin 63% e qytetarëve si të pakënaqur me R.D dhe Vetingun , mesa duket në teren i kanë ndihmuar 'media e kazanit'. Vetingu ka të meta dhe gjithkush që është goditur padrejtësish mund të apeloi deri në Gj.Strasburgut. Edhe legjislacioni nuk është i plotë. Pas shtatorit, 'gazetarëve të kazanit' do ju duhet të gjejnë avokat për të justifikuar vilat dhe pasuritë që posedojnë. 'Karvani ecën përpara, qentë lehin nga pas'.

Shqiptari23/07/2021 15:40

5 VJET REFORMË NË DREJTËSI DHE REZULTATI? PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KJO REFORMË REZULTOI NJË TOP I MADH MUTI NË TEPSI!
KJO ËSHTË REFORMA NË DREJTËSI DHE DREJTËSIA E RE, PËR TË CILËN ZNJ. KIM PO GËZON DHE PO FESTON!! PIRDH-PIRDH ZNJ. KIM, I THEMI NE KËTEJ NGA SHQIPËRIA!!! TË DHJERËT DO TË KONTROLLOJNË TË PËRMJERËT!!! PRANDAJ
ASNJË CIRONKË NUK ËSHTË MBI LIGJIN!! ASKUSH TJETËR PËRVEÇ SATRAPIT TË SURRELIT, LALI ERJON PLEHUT DHE ANTARËVE TË KLANIT NARKO-MAFIOZ "RILINDJA"!
TI ZNJ. KIMETE VAZHDO FESTO, FESTO ME EDVIN RAMËN PËR FITORET E DON KISHOTIT, POR TË GJITHË SHQIPTARËT PO E SHIKOJNË SIÇ SHIKOJNË DRITËN E DIALLIT SE KUSH E BËN LIGJIN, KUSH I CAKTON GJYQTARËT DHE PROKURORËT DHE KUSH JANË MBI LIGJIN!! VETËM ZNJ. KIM NUK SHIKOKA NGA FARE, PO FARE NGA SYTË!! ZNJ. KIM DHE Z, SORECA FESTOJNË, NDËRSA SHQIPTARËT TË GËNJYER, TË ZHGËNJYER E TË MASHTRUAR PO ULËRIJNË, PO QAJNË DHE PO VAJTOJNË!!!
HAPI SYTË ZNJ. KIM!! HAPI SYTË DHE LËRI DEKLARATAT TEORIKE!!!
SPAK VAZHDON AKOMA ME CIRONKAT SIPAS REGJISË SË SATRAPIT TË SURRELIT DHE E DUARTROKITUR ME BUZËQESHJE DHE NGA VETË ZNJ. KIM!!
ATA QË MENDER VETTINGU I NXJERR NGA DERA SATRAPI I FUT PËRSËRI NGA DRITARJA!!!

Skrapari23/07/2021 15:17

Ambasadoret perendimore per mendimin tim jane me te korruptuarit. Mbushin valixhet me dollare dhe evro dhe shohin punet e tyre. Me vjen per te vjelle kur degjoj te flase per reformen ne drejtesi shoqja Kimete e amb. Amerikane dhe Sora i e BE-se. Si nuk kane turp, kujtojne se ne hame bar. Iku ajo kohe kur ne prisnim cfare do te thote ky apo ai ambasador. Shqiperia eshte sot vend i hapur fale puneve te shkelqyera te qeverise se PD-se dhe legjendarit Doktor Berisha, qe sot cdokush leviz i lire dhe shikon si funksionojne demokracite perendimore. Ndaj sera e diplomateve perendimore jane bere teper te neveritshen me gjoja mesimet qe na japin per demokraci. Shqiptaret duhet ti zgjidhin punet vete. Te ashtuquajtur nderkombetare ne Shqiperi ne vend se te merren me poziten qe e ka bere mutin mullar meren me opoziten nje non sens ky. Ne Shqiperi mjafton te organizohen zgjedhje te lira dhe te ndershme kaq mjafton. Ai qe fiton te beje punet konforme kushtetutes dhe ligjit. Nderkombetaret nese kane ndonje sugjerim qe i sherben mbarevatjes se puneve tona le ta bejne, ne te te kundert te shohin punet per te cilat vendet perkatese i kane atashuar ne Republiken e Shqiperise dhe ne te na lene rehat ne punet tona. Me daljet e tyre neper Tv te ndryshme na jane bere me te papranueshem se Edvin Kellira.

hetuesi23/07/2021 13:32

Analize e bukur por fjalia mbyllëse një perlë!

N23/07/2021 13:21

Ambasador qe vinë me fry xhepat e me shfry hallatet.

Shto koment

Denonco