Vaksinimi/ ‘Dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë...’

Vaksinimi/ ‘Dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë...’

Nga Kastriot Islami - 21/07/2021

Rama mburret me vaksinimet në Shqipëri, duke mashtruar shqiptarët e varfër me shifrën e vaksinimit, por e vërteta është krejt ndryshe, kjo lexohet jo në gënjeshtrat e qeverisë, por në portalin amerikan (https://ourworldindata.org/covid-vaccinations). 

Kjo sjellje është tipike për “dhinë e zgjebosur që e mban bishtin përjetë...”.

Shqipëria, me rreth 20 përqind të popullsisë së vaksinuar, me 1 dhe 2 doza, është nga të fundit në Europë. Madje Shqipërisë ia kalojnë edhe disa vende të Ballkanit Perëndimor si Serbia (me rreth 40 përqind të popullsisë së vaksinuar me 1 e 2 doza), Kroacia (me rreth 38,5 përqind), e deri edhe Mali i Zi (me rreth 23 përqind)... 

Nuk mund të bëhet fjalë për të gjithë Europën që ka arritur 46 përqind të popullsisë, sa dyfishi i Shqipërisë. Dhe akoma më larg është Bashkimi Europian me 56 përqind, gati tre herë më shumë.

Shqipëria është edhe pas Rusisë, e cila ka vaksinuar rreth 22 përqind të popullsisë prej mëse 145 milion banorësh.

Vala tjetër e pandemisë po troket te dera për shkak të mutacionit Delta. Kudo në Europë, SHBA e Mbretërinë e Bashkuar, ka debate dhe po merren masa.

Në Shqipëri vazhdojnë mburrjet qeveritare të “dhisë së zgjebosur me bishtin përpjetë...”...

E vërteta e hidhur është se shqiptarët, të lënë në mëshirë të fatit përballë virusit në shtator-dhjetor 2020, kanë arritur imunitetin e tufës dhe këtë të vërtetë të hidhur që e vuajnë familjet shqiptare te cilat kanë humbur nga fillimi i pandemisë mbi 16 mijë njerëzit e tyre të dashur, s’ua thotë qeveria. 

Por qeveria mburret me deklarimin e përditshëm të numrit të “lartë” të vaksinave (që edhe ky është më i ulëti në Europë e rajon) dhe me shifrën ende të ulët, por në rritje eksponenciale të infektimeve nga mutacioni Delta që po prek kryesisht të rinjtë...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cuf dabjoni21/07/2021 10:50

E drejtë.....Më në fund flitet me shifra të qarta e zyrtare..
më konkretisht dhe sipas Ministrisësë shëndetësisë deri më dt 18 (përfshirë) janë vaksinuar:
me dy doza : 466.905 persona
me dozën e parë: 135.555 persona
janë përdorur : 1.069.365 vaksina
Jemi shumë prapa dhe duhet shtuar ritmi e jo pallavrat

Shto koment

Denonco