Përbuzja kryeministrore për ‘kutitë e zhurmave’

Përbuzja kryeministrore për ‘kutitë e zhurmave’

Nga Artan Hoxha - 19/07/2021

Rreth një vit me pare u kërkua, si tani, heqja ose zgjatja e orarit te kufizimit te lokaleve dhe muzikës përtej orës 20:00 si dhe lejimi i aktivitetit edhe te klubeve te natës krahas bareve dhe restoranteve te zakonshme, te paktën ne qytetet e zonat turistike. Ne atë kohe Kryeministri i quajti klubet e natës ‘kuti zhurmash’ dhe, justifikuar me nevojën e parandalimit te Covid-19, nuk lëshoi pe.

Ndërsa për shume aktivitete te tjera, qe nga pranvera, janë hequr ose lehtësuar ndalimet e zgjatur oraret (me se shumti edhe këto te pa zbatuara) për klubet e natës ndalimi ishte e mbeti absolut, gjate gjithë vitit, ne çdo orar, siç vijoi edhe ndalimi apo kufizimi i rrepte i aktiviteteve te tjera ne mjedise te mbyllura si festa te ndryshme familjare, dasma, koncerte e siç vazhdoi pa kuptim edhe ora policore ne qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.

Këto ndalime e kufizime te renda i kane shkaktuar dëme te mëdha e te parikuperueshme gjithë sektorit dhe gjithë njerëzve te angazhuar ne te: qe nga kamerieret, baristet, sanitaret e rojet e sigurise deri tek DJ, këngëtaret, valltaret, animatoret, agjentet, menaxheret, pronaret. Miliona Euro te humbura. Mijëra njerëz te ndikuar për keq, nga shume deri ne rrenim. Një sektor i tere, ngritur me mund te madh e stres te larte, thuajse ne kolaps. Qytete e zona turistike te shndërruara ne fjetore.

Sakrifice e pavlere. Pas një viti pandemik Shqipëria rezulton kampionia e Europes për përqindjen e vdekjeve shtese - mbi 40% apo rreth 10 mije vdekje me shume kundrejt rreth 22 mije zakonisht çdo vit. Po te ishim si Çekia, ne vendin e dyte me 24% (apo si Polonia, Spanja, Sllovakia) do kishim patur me pak se 6 mijë vdekje shtese.

Po te ishim si Mali i Zi(apo si Kroacia, Greqia apo Italia e Jugut ose e Mesme) do kishim patur me pak se 2500 vdekje shtese.

Pas një viti, rezultojmë gjithashtu kampionet e zbukurimit te te dhënave. Ndërsa vdekjet shtese ishin rreth 10 mije ato me certifikate Covid as 2500. Njëherazi, e nisem, e mbajtëm dhe e mbyllem vitin pandemik si kampionet absolut te testeve me te pakta për fryme. Sistemi qeveritar e sanitar, dështoi edhe ne paralajmërim, edhe ne parandalim, edhe ne kurim,edhe ne asistim, edhe ne kompensim ndërsa e zvogëloi me rreth 4 here te vërteten e dhembshur te vdekjeve dhe infektimeve duke ulur alarmin e duke rritur, për rrjedhoje, shkujdesjen shoqerore ne distancim me gjithë pasojat e saj.

Ne ndërkohe, rastet e infektimit, qe pas pikut te fundit te shkurtit 2021 ranë ne pikiate, nuk u ri-rriten nga marsi deri me sot as se patëm nje feste vere pagane, një feste bektashie, dy pashke kristiane, një bajram mysliman, e një fushate te tere elektorale; as se nisem vone vaksinimin masiv, nga fundi i marsit, e sot jemi ne nivelin modest prej 21% me një doze e 16% me 2 doza (kryesisht kineze); as se erdhi vera e turistet hyjnë pa kontroll e pa kriter; as se ne Bote e ne Europe prej javës qarkullon variant indian dhe infektimet po rriten edhe ne Angli, edhe ne Itali, edhe ne Greqi e gjetke ndonëse kane vaksinuar 2-3 here me shume popullate me vaksinat Pfizer, Moderna apo Astrazeneca.

Shpjegimi i vetëm logjik i kësaj ‘çudie’ shqiptare qe japin specialistet e pavarur te shendetesise është arritja natyrore e imunitetit te tufës qe pas valës se shkurtit, pasoje kjo e kufizimeve te buta dhe e zbatimit edhe me te bute te kufizimeve si dhe e përhapjes nga Qeveria e informatave te zbukuruara për gjendjen gjoja nen kontroll e me te mire se vendet e tjera.

Mbi këtë rezultat ne raport me pandeminë, ishte e është i pakuptimte vijimi i ndalimeve dhe i kufizimeve, e qe diktojnë aktivitetin e jetës se natës (te paktën për pjesën e mbetur te sezonit veror): qofte ndalimi i qarkullimit të njerëzve pas orës 24.00; qofte mbyllja e detyrueshme e lokaleve te çdo lloji pas kësaj ore, qofte ndalimi i muzikës pas orës 22:00 (nga nesër pas orës 23:00). Aq me shume i pakuptimte, sepse komuniteti i jetës se natës është i vogël ne numër krahasuar me atë te aktiviteteve te tjera ditore, si dhe qe individët e këtij komuniteti, kryesisht te rinj a moshe e mesme, janë nga te paret qe e kane kontaktuar virusin me kohe e vakt e sot janë imune për vete (te paktën për aq kohe sa vijon imuniteti i fituar natyralisht, njësoj ne mos me gjate se me vaksine) e te parrezikshëm për te tjerët.

Sa për ate qe thotë Kryeministri, duke kërcyer nga dega me dege, se muzika ne lokalet e ‘Lungomare’ te Vlorës është veçse ndotje akustike apo se shumica dëshiron tingujt gjumëndjellës te valëve te detit ndërsa dashnoret e muzikës se natës te sikterisen kodrave e maleve, këto janë çështje te tjera qe s’kanë te bëjnë me pandeminë, e qe, me se pari e ne vijimësi, rregullohen me norma akustike dhe/ose izolimi te tingujve e zhurmave, ndërsa ndalimi diku e lejimi diku tjetër janë zgjidhje ekstreme, vetëm kur nuk ka zgjidhje tjetër për bashkekzistencën pranë e pranë te aktiviteteve te ndryshme-asnjëherë me ore policore e mbyllje me orar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber24/07/2021 13:07

Ne fakt qe te rrime shtrember e te flasim drejt, muzika e lokaleve eshte e shpifur, nuk ka asgje te perbashket me muziken gje qe tregon edhe nivelin mizerabel kulturor dhe etike shume te ulet te popullit.

Skrapari21/07/2021 14:01

Pas komentuesit "Shqiptari" as nje koment tjeter. Nuk ka lene vend per kerkend. E ka qare komentin e Tij.

Shqiptari20/07/2021 11:56

U DHJEFSHA MU NE SPAK DHE MU NE KAPS!
VETEM NJE POPULL I KORRUPTUAR PRANON QE TE QEVERISET NGA NJE QEVERI E KORRUPTUAR DHE NGA NJE KRYEMINISTER I KORRUPTUAR!
VETEM NJE POPULL HAJDUT PRANON QE TE QEVERISET NGA NJE QEVERI HAJDUTE DHE NGA NJE KRYEMINISTER KRYEHAJDUT!
VETEM NJE POPULL HARBUT PRANON QE TE QEVERISET NGA NJE QEVERI HARBUTE DHE NGA NJE KRYEMINISTER KRYEHARBUT!
VETEM NJE POPULL PA DINJITET PRANON QE TE QEVERISET NGA NJE QEVERI PA DINJITET DHE NGA NJE KRYEMINISTER PA DINJITET!
VETEM NJE POPULL PA MORAL PRANON QE TE QEVERISET NGA NJE QEVERI IMORALE DHE NGA NJE KRYEMINISTER IMORAL!
VETEM NJE POPULL KRIMINEL PRANON QE TE QEVERISET NGA NJE QEVERI KRIMINELE DHE NGA NJE KRYEMINISTER KRYEKRIMINEL!
CDO POPULL E MERITON QEVERINE QE KA!!!
KUR KA QEVERI QE BLEN VOTA DO TE THOTE QE KA NJE POPULL QE SHITET!
KUR KA NJE QEVERI DIKTATORIAL DO TE THOTE QE KA NJE POPULL QE NENSHTROHET, UL KURRIZIN DHE KOKEN SHUME LEHTE!!!
KUR NJE VEND KA NJE PUSHTET DHE POZITE TE FUQISHME DO TE THOTE QE KA NJE OPOZITE TE DOBET, TE C'AKORDUAR DHE TE PAFUQISHME!
NESE DO TE KISHIM NJE OPOZITE TE FUQISHME, PATRIOTIKE DHE RADIKALE, ATEHERE SOT I GJITHE POPULLI DO TE MBUSHTE SHESHET DHE RRUGET E VENDIT ME PROTESTA DHE DEMONSTRATA TE FUQISHME! KJO QEVERI E NDYRE, ME E NDYRA NE BOTE NUK DO T'I MBUSHTE AS 5 DITE NE PUSHTET!
SOT NE VITIN 2021 PO TALL BYTHEN ME TE GJITHE POPULLIN NJE I SEMUR PSIQIK, NJE PSIKOPAT KRIMINEL I DROGUAR DHE SHQIPTARET STRUKEN NEPER VRIMAT E MIUT DUKE QARE, ULERITUR DHE NGASHERYER NGA DESHPERIMI!!!
SHQIPTARET PRESIN QE SHPETIMIN, LIRINE, DEMOKRACINE DHE BEGATINE T'UA SJELLIN ZYRTARET E KORRUPTUAR E MASKARENJ TE SHBA DHE BE!!!
OPOZITA MJERANE PO MUNDOHET QE TA RREZOJE PUSHTETIN ME TWITER DHE FACEBOOK!

Te vertetat20/07/2021 00:28

E di qe kete vit u lane ne mes ter terapite e semundjeve kronike?? sjan te tere nga covid jo...jane edhe keta qe jane rreth 5 mije

Shto koment

Denonco