Jo rithemelim - reformim të ideve, programit e strukturave të PD-së!

Jo rithemelim - reformim të ideve, programit e strukturave të PD-së!

Nga Enver Bytyçi - 19/07/2021

Dje u mbajt Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Profesor Mark Marku ishte më i spikaturi ndër diskutantët. Ai kërkoi një Parti Demokratike tjetër. Madje foli për riithemelim të saj.

Pajtohem me shumicën dërmuese të ideve dhe propozimeve të tij. Por nuk pajtohem me idenë e riformimit të Partisë, madje përmes një komisioni nismëtar. Ky koncept më ngjan si ide revolucionare. Sipas tij "Hajde t'ia nisim nga e para"! Këtë nuk e pranojnë as  partitë me programe revolucionare. E djathta dallohet nga revolucionarët majtistë për shkak se bazohet në procese evolutive, reflektuese dhe përvojën e së shkuarës e përdor si mjet për suksesin e të ardhmes!

Rithemelim të njëmendtë nuk bëri as Partia e Punës në qershorin e vitit 1991. Thjesht ndryshoi programin dhe anëtarët e Byrosë Politike u larguan për të dërguar në këtë parti bijtë e tyre! Se ajo e pranon revolucionin për t'iu imponuar të tjerëve, por jo vetes së saj!

Po a duhet të ndryshojë Partia Demokratike në kushtet e ndryshimeve politike?! Sigurisht që po. Megjithatë, si në kohën kur PD u themelua edhe sot ajo përballet më një regjim! Prandaj nuk shkon rithemelimi edhe sa i përket përmbajtjes dhe ndryshimeve të rrethanave politike e shoqërore në vend.

Rithemelimi do ta ngurtësonte PD-në. Do ta bënte më sektare, më të mbyllur. Ndërkaq ajo ka nevojë për hapje. Ka nevojë për struktura të qëndrueshme e të forta. Ka nevojë për guxim në vendimmarrje. Ka nevojë për energji të reja në funksionet drejtuese dhe një komunikim më intensiv me anëtarët e saj për të ndërgjegjësuar ndryshimin, hapjen dhe pranimin e realiteteve të reja.

Partia Demokratike ka nevojë për program të ri, për qasje të re, për hapje të pakushtëzuar. Kushti dhe kriteri i vetëm është e duhet të jetë lufta kundër regjimit autokratik të Edi Ramës! Pra ballfaqimi i ideve të lirisë e demokracisë me alternativën autokratike të regjimit të sotëm në Shqipëri!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

I djathti natyral 30 vjet i syrgjinosur19/07/2021 16:09

Vetem nje parti e djathte qe nuk eshte kjo, qe nga Berisha i pare, e djathta natyrale e shqiperise u masakrua 50 vjet rresht, ne '91-shin pinjollet e se djathtes ishin te trembur, te drobitur dhe te pa shkolluar, partia demokratike u themelua tek shtepia e heroit te popullit, ustallaret komunist e dini vet se cben, dhe ja ku jemi, nipi i Spiro Kolekes 20 vjet krueminister

Skrapari19/07/2021 15:33

Nga ato qe shkruan antiservili vetem anetar i PD-se nuk ka qene ndonjrhere. Ndaj them koncepti hapje e PD-se nuk do te thote detyrimisht cdo individ mund te hyje ne PD. Te jesh simpatizant dhe anetar i PD jane dy gjera te ndryshme.

Skrapari19/07/2021 15:11

Vetem kete punen e hapjes se PD-se nuk arrij ta kuptoj dot. Nese ka parti qe i tejkalon kufijte e konceptit hapje vec kesaj force ne Shqiperi nuk ka tjeter. Derri dhe dosa kane depertuar ne te. Fillimisht me shumice ne PD depertuan shume spiune te sigurimit te shtetit, madje dhe ne pozicone te larta partiake dhe shteterore, po deshet kam guximin ti citoj dhe me emra. Ndaj mendoj qe ne radhet e saj kushdo qe kerkon te militoje duhet te kaloje ne filter. Nuk eshte PD per te hyre dhe per te fituar individi. Cdo anetar i saj ka nje mision te qarte bazuar ne programin dhe statutin e saj. Ne emer te hapjes kjo force ka humbur shume nga idealet per te cilat ajo u krijua si forca e pare pro perendimore.

N19/07/2021 14:26

Je i saktë profesor rithemelim do të thotë të reabilitohen ata qe i futen thiken pas shpine në kohet më të veshtira të saj.Pra të vinë në drejtim Murrizet e ferrat qe mbasi i bën sherbim Rames,ta çojnë deri në fund këë sherbim duke i dhënë goditjen finale P.D përçarjen përfundimtare të saj.

antiservili19/07/2021 13:19

Shume dakord me idee e z. Bytyçi, por PD ka nevoje per nje menyre te re drejtimi. Te djathtet nuk mund te vendosen ne rrjesht dhe te ecin me hap rreshtor duke iu bindur komandave te kryetarit. Te djathtet adhurojne lirine dhe jo barazine e ne kete kontekst eshte edhe ajo qe thote Mark Marku per rithemelim. Nese PD ngre nje komision per te zgjedhur emrat e kandidateve per deputete dhe ne fund eshte kryetari qe vendos se kush duhet te jete ne liste dhe kush jo, kuptohet qarte se ky eshte nje veprim per t'i hedhur hi syve votuesve te PD. Hilja qendronte tek fakti se 20% te emrave ne liste i vendoste kryetari dhe dhe meqe PD mori me pak se 40% te votave, atehere i bie qe ne lista te kene qene te gjithe ata qe vendosi kryetari dhe e gjithe puna e komisionit di dhe votimi i antaresise, ishte nje veprim ininfluent. Mandatet i shkuan atyre qe qe donte kryetari. Kam qene antar i PD dhe kam punuar per ate force politike thjesht per bindjet personale dhe pa asnje interes deri ne 2017. Pas zgjedhjeve 2017, kur Basha i ngriu funksionet e tij, e kam hedhur tesern e PD diku. Megjithate, kete vit prape binda disa njerez te votonin PD, por eshte hera e fundit. Kete lloj PD ku gjej shume pak njerez qe me perfaqesojne dhe ku kryetari i saj ben pazare te pista politike per te perfituar financiarisht, nuk do e votoj me. Si une mendojne shume te tjere. Nje kryetar partije qe mendon me shume se si te marre mandatin ne krye te partise, se sa t'i fitoje zgjedhjet, kuptohet se cfare eshte. Pra quajeni si te doni, riorganizim, rithemelim apo si t'ju vije tjeter neper mend, por kjo parti duhet te ndryshoje. Duhet te ndryshoje statutin, duhet te krijoje nje baze ideologjike, duhet te ndryshoje kryetarin dhe shume gjera te tjera, ne te kundert, do perfundoje ne koshin e plehrave. Do e shihni ne zgjedhjet lokale se me sa vota do dale PD dhe atehere do shohim edhe justifikimet dhe shpikjen e re te Bashes si ato budallalleqet me shifra relative (me perqindje) qe tha ne Kuvendin Kombetar. PD DUHET TE NDRYSHOJE RRENJESISHT, NE TE KUNDERT MJERE KY VEND

t19/07/2021 13:17

Kot lodheni o profesora te nderuar se me L.B. ne krye asgje nuk do arrihet.E mbajten per kryetar,le ta gezojne edhe kushedi sa vjet ne opozite.Shiko çfare beri me keshillin kombetar,e çoi ne 300 dhe prap ne të nuk kishin vend kritiket e LB.Kete quan hapje ai.

Shto koment

Denonco