Mark Marku dhe Indrit Hoxha

Mark Marku dhe Indrit Hoxha

Nga Agim Xhafka - 18/07/2021

Tashmë Markun, deputetin e porsa zgjedhur, thuajse e njohin të gjithë. Ndërsa Indrit Hoxhën besoj e njohin më pak. Po pse i bashkova te ky shkrim? Ç’dua të them me këto dy emra?

Marku dhe Indriti kanë qenë më parë deputetë.

Marku katër vite, Indriti një pasdite.

Marku një legjislaturë të plotë, Indriti një çast, ca disa minuta. Nuk pranoi të betohej se ky parlament, i deklaroi me guxim ai, është i jashtëligjshëm dhe nuk mund të rri mes këtij llumi. Kaq foli dhe doli. Nuk pranoi rrogë të majme, benefice pa fund. Shkurt u tregua demokrat i vërtetë, nuk u bë vegël, qëndroi si burrë.

Pas këtij gjesti kurajoz Basha e pa të udhës që Indritin mos e qaste në asnjë listë deputetësh.!!!

E la mënjanë sikur Indriti të kishte ikur në hënë. E ndërkohë Basha u kujtua se më parë PD-ja kishte në kuvend një deputet me emrin Mark ndaj e thirri dhe jo vetëm e shkroi me stilograf emrin e tij, por edhe e bëri kryetar të zonës së Lezhës.

Kështu historia rrodhi së prapi. Indriti bënte fushatë që Marku të bëhej deputet.

Nuk ndodhi veç me Indritin. Në Korçë kryetarja e rinisë demokrate, Soela Myrtollari, që katër vite protestoi e mbajti bashkuar dhjetëra të rinj u vu të punojë që të bëhej deputet Salianji apo Spaho, apo dikush tjetër. Pa folur për kryetarin e Korçës Mano i cili mblodhi aq vota sa mund të zgjidhej tre herë deputet. Por ja që nuk i vlejti besimi i votuesve. Partia e shkrojti poshtë vijës së fitores.

Ndërkohë Mark Marku në kuvend kërkoi Rithemelim të PD-së. Përveç kësaj renditi plot mangësi dhe më e thekura qe shprehja e tij: ‘Na vodhën, por edhe humbëm.’

Më ngjau si filmi ‘Zonja nga Qyteti’ me frazën: ‘Qumështin fshatit ia doni, çunat nuk ia pëlqeni për dhëndurë!’

Marku ka të drejtë. Ajo parti u vodh nga Rama, por u ‘vodh’ dhe nga Marku. Se u katapultua pa garë, pa krijuar frymë, pa rrezatuar besim, pa ngjallur shpresë. Mark-ër pati në çdo zonë. Ishte zgjedhje e kryetarit, jo dëshirë e votuesve.

Dhe ai rezultat që u arrit erdhi prej Ramës, prej qeverisjes së keqe të tij. Jo prej fushatës prozaike që u bë.

Sot PD duhet reformuar.

Padyshim që do strukturuar dhe aty duhet plugim i thellë. Kjo nuk arrihet me teori e manuale, siç deri tani, por me garë dhe pa kulisa e pa klientelë. Në se Marku e ndjen dhe e do, siç unë e besoj vërtet, duhet ta dorëzojë mandatin. Ta marrin ata që qëndruan pranë PD ditë e natë. Psh t’i jepet Indritit, Soelës apo plot Indritëve që kur u erdhi deputetllëku te dera e larguan me neveri. Nga që donin mandat të pastër, ligjor dhe plot moral.

Reformat efikase fillohen nga vetja, ndryshe do na ndodhë si me ujin e Lali Erit.

Që na e shet për të pijshëm kur të gjithë e dimë se ai ujë ‘pihet’ veç nga lavatriçja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari21/07/2021 17:30

Daj Jaku. Ta botuan komentin.

Daj Jaku19/07/2021 22:47

Ke harruar të shtosh faktin që është “i bukur”, i pispillosur” , i veshur me alta moda, harxhon dy orë në ditë për të kuruar imazhin për të na kënaqur ne padenjët mosmirnjohës për sakrificat që ai bën përditë, për orët e harxhuara për xhel e brilantinë, në vend që të mësonte tabelën e shumëzimit ose përdorimin e fjalës për të shprehur mendimin dhe jo për efekrtin viziv. Bredh me super mercedes benz “dhuratë” nga miq fiqtë. E Drama kur ishte në opozitë por kryetar i bashkisë bridhte me një wwpassat të vjetër për tu dukur pranë popullit të varfër. Por Lulit i pëlqen luksi dhe vdes për ta reklamuar dhe paraqitur çdo minutë, biri i mekanikut të parkut të mallrave dhe mësueses së bllokut mbështetëse e nxënësit të cikatun Ilir Enver Hoxha. Me gjithë dështimet ulëritëse që ka korrur, duke filluar tek “marrëveshja” me E Dramën e deri tek braktisja e komanduar e Parlamentit, në mbarim mospjesmarrja në zgjedhjet lokale, që i dorëzoi E Dramës të gjitha pushtetet dhe institucionet, duke e kthyer në sulltan absolut, si dhe fushata e dështuar dhe shpëlarë për 25 Prillin, në vend që të nxirrte tërë popullin demokrat në protesta për shkeljen e marrveshjes dhe shkatërrimin e njëanshëm të Kushtetutës, për patronazhistët, për blerjen e votës, për masakrën elektorale.... Me gjithë këto dështime të llahtarëshme duhej të arratisej në Zelandën e Re e jo të kurdiste farsat e shëmtuara të zgjedhjeve në PD dhe Kongres të PD si kundërpërgjigje të kongresit të E Dramës në Stadium. Një herë të vetme ka thënë të vërtetën Elisa Spjerdhopalla: “Edi Rama e ha Lulin për mëngjes, si bukë me djathë.” E marr me mënd që nuk do ta botoni komentin tim.

Skrapari19/07/2021 12:01

Agim! Shkrimet Tuaja jane te lwxueshme. I lexoj me endje, por ne rastin konkret nuk me pelqeu sepse Prof. Marku smund te krahasohet me Indrit Hoxhen. Kjo kuptohet. Por zeri i Prof. Markut ka vlera. Une si nje nder demokratet e pare ideja e Tij per rithemelim te PD-se me pelqeu shume. Plejada e demokrateve te pare pothuajse eshte inekzistente ne PD, kjo eshte e pafalshme. Strukturat e PD jane inekzistente. Nuk me duhet mua numri 300 i anetareve te KKombetar. Mua me duhet te funksionojne seksionet e PD, grupseksionet e PD, deget e PD, me anetare te vertete jo lista fiktive. Kur degjova se numri i delegateve ishte 7650 delegate u skandalizova, thashe eshte kuvend apo miting. Me kujtohet ne 20-21 shtator 1991 ne kuvendin e pare te PD ishim rreth 600 delegate, ama te zgjedhur nga aktivet e PD ne rrethe me votim te fshehte. Keshtu do te vazhdojme ende? Gabim i rende. Me kete menyre funksionimi te PD asnjehere nuk kemi per te ardhur ne pushtet. Kjo eshte pergjegjesi e pare e Z. Basha, por edhe e te gjithe atyre qe jane pro apo kunder Z. Basha. Kush ka bythe te punoje sic i takon se nuk jane zgjedhur ne struktura si burra te mire, por per te bere punen qe u takon. Ne te kundert te hapin krahun se ka plot burra dhe gra, te rinj dhe te reja qe dine te punojne shume shume me mire se ata qe na perfaqesojne. Keto fjale me burojne nga shpirti si nje nga demokratet e pare ndoshta i pari ne Shqiperi.

N18/07/2021 22:10

P.D i ka borxh Indrit Hoxhes për ta bërë deputet ,djal me dinjitet dhe besnik.

cafka18/07/2021 21:52

edhe ti e njihke indritin qe lere mos e pyet. mashtrues eshte edhe indriti o agim. sa nuk e futi basha ne liste per deputet doli kunder tije. po kur mashtronte ne media se ma kane hequr emrin nga lista e votusve demokrate per kr partie. per markun ke te drejte po edhe ky legen si marku eshte o ago.

Nardi18/07/2021 21:50

Bukur z. Xhafka po nuk e kuptoj me kete shkrim sulmon Markun apo mbron Bashen . Kam pershtypjen se po vazhduam ti bejme elozhe Bashes dhe te mos i veme gjerat ne dukje te pakten ne forumin me te larte te PD atehere kot te pretendojme qe kjo parti te behet ndonjehere parti fituese . Nuk degjova te kerkohej ndjese nga ana e kryetarit per kandidatet qe katapultoi ne listat per zgjedhjet e 2017 qe zune vendet bosh ne parlamentin qe prodhoi ato ligje te cilat i mundesuan midis te tjerashedhe fitoren Edi Rames , apo edhe mos marjen pjese ne zgjedhjet per pushtetin lokal duke ja lene te gjitha pushtetet Rames . E pra politikani duhet te parashikoje te gjitha pasojat nga veprimi apo mos veprimi i tij . Edhe mos kandidimi ne keto zgjedhje i disa figurave te cilet ju i permendni me te drejt qe treguan vertet integritet dhe personalitet vertet per tu pershendetur eshte nje gabim i Bashes . Nuk duhet te fshihemi pas gishtit per hir te ruajtjes se unitetit por duhen thene gjerat sic jane dhe te regullohen ne kohe se neser do te jete shume von .Ndoshta ka ardhur koha qe edhe disa figura te konsumuara duhet te terhiqen me dinjitet dhe tu lene vendin te rinjve , mes te cileve edhe atyre qe ju permendni me te drejte ne shkrimin tuaj . Zgjedhja e figurave si Marku apo Gjekmarkaj pavaresisht kontestimeve te tyre per ceshtje te vecanta i ben nder PD sepse fryma e debatit dhe mendimi ndryshe jane dy nga shtyllat kryesore qe i duhen nje partie me te vertete demokratike .

Agron18/07/2021 21:46

Si nje person qe se njihte njeri dhe per dy muaj u be deputet e minister e pastaj gjithe partia luftoi per te.

t18/07/2021 21:18

2 fjale me mend i thua dhe i ke thene gjithmone,por ristrukturim apo rithemelim me lulin kryetar nuk ka per te patur kurre,aq me shume qe tani u zgjodh per te treten here.Duhej bere me parë dhe nuk u bë.

Shqiptari18/07/2021 21:01

Ke te drejte i nderuar Agim. Jam shume dakord me ty, sepse Basha ndonje nje skeme se prapthi, e nisi me bythe dhe jo me koke! Ne vend qe demokratet te zgjidhnin me te miret e te renditeshin neper lista sipas votave te marra, zgjodhen cili nuk duhet te jete dhe listen e renditi vete Basha. Basha i vuri neper lista Market, Salijanjet, Spahot dhe te gjithe. Prandaj, I nderuar Agim, perpara se te dorezoje mandatin Marku, duhet ta dorezoje dhe te largohet Basha. Basha po e ben Partine Demokratike lemsh fare. Nuk po merret vesh se cfare lloji partie po behet, nje tip rrokoko!
Nuk eshte faji i Markut, sepse Marku ka plotesisht te drejte ne gjithcha qe thote!!
Me te vertete PD ka nevoje per nje rithemelim dhe ristartim!

Balo Bna18/07/2021 20:38

Nuk ka më PD,....sepse nuk ka arsye të ketë!
Sa më shpejt të shpërbëhet ajo,aq më pak do jetojë Rama dhe ramizmat....
Makijazhi i Ramiz Alisë....po shërben sot si makijazh i Ramiz Ramës!
Mjaft më,boll...
Në zgjedhjet që vijnë nuk marrin më asnjë votë...asnjë!

Tani18/07/2021 20:24

Marku te zona e tij doli fitues megjithse dhe aty si ne cdo pjese te shqiperise shteti perdori te njejtat metoda per manipulime. Marku tha disa te verteta dhe se kuptoj pse ju ka djegur se ju sjeni as anetar i pd. Problemi eshte se mbase se keni kuptuar akoma qe ky lidership i pd nuk ka kellqe ne rastin me te mire te perballoj ramen dhe kete e ka treguar gjith kto vite, dhe ne rastin me te keq qe per mua eshte me i mundshmi ai eshte pjese vet e pazareve me ramen dhe eshte tamam dekor i rames. Te rikujtoj daljet e pakuptueshme nga parlamenti, dhe mos hyrja ne zgjedhjet lokale, dy veprime kapitale qe mund te thote njeri cfare gjeje pozitive i sollen pd dhe vendit.

Shto koment

Denonco