Të vërtetat shqeto...

Të vërtetat shqeto...

Nga Kastriot Islami - 17/07/2021

“Kandidati” që preferon “burrat e fortë” dhe i do gratë thjesht si maskë apo për bebe-epruvetë, ankohet publikisht: Kam bërë dy “dasma”, por ekstremistët nuk më kanë dhënë “nuse”. Duket e çuditshme, por e vërteta e hidhur është: S’do të “martohet”! I urren “nuset”! E urren familjen! I urren fëmijët e rregullt! Kjo është e VËRTETA SHQETO, përse nuk hapen negociatat, ndërkohë që “kandidati” iu tregon shqiptarëve përralla me ekstremistë! Partnerët tanë të ‘dashur’ e kanë të qartë se shumica e shqiptarëve i dinë shumë mirë të VËRTETAT SHQETO se çfarë ndodh në Shqipëri dhe përse realisht nuk hapen negociatat me qeverinë shqiptare, duke shpërfillur ndërkohë broçkullat qeveritare me “nacionalistët europianë”, por pa e thënë të “VËRTETËN SHQETO” se mendojnë që shqiptarët e dinë dhe kështu nuk ju takon atyre ta thonë atë...!

1. Të VËRTETAT SHQETO, ndër të tjera, lidhen me këto mangësi kryesore: i) korrupsioni i niveleve të larta qeverisëse që ka çuar në kapjen e pothuajse të gjithë institucioneve të shtetit, ii) mungesa e shtetit ligjor që ka çuar në lidhjen e fuqishme të qeverisë me krimin e trafiqet; dhe iii) pandëshkueshmërinë e lartë të lidhur me varësinë e gjyqësorit nga qeveria, të rritur ndjeshëm edhe pas reformës së fundit të drejtësisë. Shkurt e qartë: nga mungesa e dëshirës dhe vullnetit të qeverisë për të avancuar drejt BE nga frika se çdo hap progresi do të thotë më shumë mbikëqyrje e kontroll për kryerjen e detyrave të shtëpisë të përcaktuara nga BE për qeverinë. Këto të VËRTETA SHQETO janë në formën e raporteve mbi tavolinat e punës të drejtuesve të lartë të kancelarive apo përgjegjësve të BE që merren me Shqipërinë dhe përbëjnë bazamentin e qëndrimeve/vendimeve të tyre.

2. Këto të VËRTETA SHQETO i dinë pra shumë mirë drejtuesit e qeverive të vendeve të BE, por edhe drejtuesit e lartë të SHBA, pavarësisht qëndrimeve të tyre ndaj qeverisë shqiptare, të “sheqerosura” thjesht për konsum të brendshëm shqiptar që KM i shet si mbështetje personale dhe “të vërteta” që KM bën sikur “mërzitet” sa herë merret vendimi i radhës për moshapjen e negociatave. Të gjitha këto janë të qarta për çdo shqiptar të lexuar e të ndershëm, pavarësisht qëndrimeve sipas interesave të partnerëve tanë, që gjithnjë kanë pasur ndikim të konsiderueshëm mbi zhvillimet në vend, për të cilat gjithnjë e më shumë shqiptarë po ndërgjegjësohen...

3. Shumica e shqiptarëve emigrojnë masivisht nga ndikimi i këtyre të VËRTETAVE SHQETO në jetën e tyre, që i njohin mirë edhe partnerët: i) korrupsioni qeveritar; ii) lidhjet e qeverisë me krimin e trafiqet; iii) dhe pandëshkueshmëria. Por së fundmi shqiptarët e ndershëm ndjehen edhe më të zhgënjyer e të tradhtuar nga qëndrimet e “sheqerosura” të disa partnerëve sa herë bëhet fjalë për konsum të brendshëm, ndoshta për shkak edhe të “interesave të tyre” (normale për çdo vend) ndaj vendit tonë, që kjo qeveri ka marrë përsipër t’i realizojë pa komunikuar apo biseduar aspak me qytetarët e saj duke shpërfillur interesat kombëtare, e madje duke dhunuar reagimet e qytetarëve me “përfundimet e raporteve të sheqerosura”, duke i shitur ato si mbështetje apo suksese. Përfundimi është: shqiptarët e ndershëm presin të dëgjojnë të VERTETAT SHQETO nga partnerët, pikërisht atë DRAMË që përjetojnë ata cdo ditë mbi kurrizin e tyre, që i shtyn të dyshojnë edhe për pasaktësinë e vlerësimeve të “sheqerosura”...

4. Thënë ndryshe: Nuk ka as më të voglin dyshim se DRAMA që përjetojnë shqiptarët çdo ditë vjen vetëm nga keqqeverisja dhe kjo është arsyeja kryesore që po i detyron ata të emigrojnë, dhe me shumë gjasa pa shpresë do të vijojnë të emigrojnë (shpresoj që ky të mos jetë ndërkohë misioni që ka marrë përsipër të nxisë kupola e kësaj qeverie autoritare e dështake, në shkëmbim të mbështetjes me raporte të “sheqerosura” për të qëndruar edhe disa mandate në pushtet, më gjatë se paraardhësja e saj?!)... Por shqiptarët ndjehen edhe më keq e neveriten në ekstrem kur për më tepër dëgjojnë mashtrimet e qeverisë që kërkon t’i bindë se ajo i ka bërë me sukses të plotë detyrat e shtëpisë dhe moshapja e negociatave nuk ka të bëjë me punën e saj që cilësohet e “shkëlqyer” në “raportet e sheqerosura”, por me dështimin e partnerëve. Prandaj shqiptarët presin të dëgjojnë nga partnerët, të thënë me gjuhë të thjeshtë e troç, të vërtetat, sado të hidhura qofshin ato, që i përjetojnë çdo ditë mbi supet e tyre dhe që i shtyn ata të largohen nga vendi; e këto të vërteta ti përplasen në fytyrë qeverisë dështake e mashtruese.

5. Pavarësisht interesave të themi “normale” (sepse shqiptarët e lexuar janë koshientë se marrëdhëniet mes shteteve përcaktohen në masën më të madhe nga interesa reciproke dhe jo nga “dashuritë” mes tyre) që mund të ketë për momentin ndonjë partner, një pjesë të madhe të së cilave kjo qeveri ka marrë përsipër t’i përmbushë pa kushte, thjesht për interesa të forcimit të pushtetit të saj, apo akoma më keq pa e çarë kokën për pasojat mbi demokracinë së brishtë shqiptare apo rritjen e halleve të qytetarëve të thjeshtë e të ndershëm, shqiptarët e lodhur edhe nga vlerësimet e tyre me dy standarde, ndryshe për konsum të brendshëm dhe ndryshe kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave, presin me padurim të dëgjojnë të VERTETAT SHQETO për t’i përplasur në fytyrë qeverisë mashtrimet që ia hedh fajin vetëm partnerëve, ndërkohë që mburret me dështimet e saj...

6. Përfundimisht, nëse boshatisja e vendit nga shqiptarët dhe/ose zëvendësimi i tyre me emigrantë lindorë s’përbën ndonjë objektiv madhor global (unë vazhdoj të besoj se kjo është sajesë e pabazë apo lojë e qeverisë, sepse si një nga ata të shumtë që i kthyer në atdhe nga Franca e Gjermania, mbetem i angazhuar seriozisht për ndërtimin e demokracisë shqiptare dhe zhvillimin e integrimin e vendit, ndryshe nga çfarë po ndodh në këto 8 vitet e fundit), të cilin kjo qeveri ndoshta ka marrë përsipër të lehtësojë realizimin e tij, në shkëmbim të qëndrimit të saj të gjatë në pushtet të garantuar jo vetëm me mbështetje, por edhe me spastrimin e terrenit nga të gjithë ata kundërshtarë të ndershëm e patriotë (por aspak nacionalistë) që vazhdojnë të besojnë me fanatizëm por edhe pa naivitet në ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e integrimin e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco