Demokratë, të gjithë po ju gënjejnë

Demokratë, të gjithë po ju gënjejnë

Nga Çim Peka - 16/07/2021

Nesër Partia Demokratike mbledh Kuvendin e saj Kombëtar për të analizuar farsën zgjedhore, për të provuar manipulimin dhe blerjen e votës, por edhe për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjes së Kryesisë dhe Sekretariatit të ri.

Demokratët shkojnë nesër në këtë Kuvend kokë ulur, të zhgënjyer, të mërzitur, të braktisur dhe të tradhtuar. Shumë prej tyre ndoshta edhe kanë bërë gati valixhet për tu larguar përgjithmonë, duke ju bashkuar qindra e mijëra të tjerëve, që nuk patën nervin të shpresonin deri në fund.

E ndërsa këta ‘mohikanë të fundit’ i drejtohen Pallatit të Kongreseve, në mendjen e secilit prej tyre nuk reshtin dilemat dhe pyetjet: si ndodhi? Çfarë ndodhi? Ku gabuam? A na i thonë të gjitha?

Në këto tre muaj demokratët kanë dëgjuar justifikime të pafund nga mbështetësit e lidershipit aktual, po kaq akuza të pafundme nga kundërshtarët e lidershipit, e po kaq analiza nga të baraslarguarit e këtyre kampeve. Në procesin e nxituar të zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike, demokratët u ndeshën me një fushatë elektorale farsë.

Farsë, jo për shkak se kandidatët ishin pjesë e ‘lojës së Bashës’, porse platforma e tyre, ashtu si dhe e Bashës ishte farsë. Një qark falsiteti, mungese vizioni dhe paaftësie për të parashtruar një platformë që do të mund ti mblidhte të gjithë demokratët bashkë. Një mungesë e dhimbshme vizioni për të mbledhur të gjithë shqiptarët e zhgënjyer në përballjen me Ramën.

Kundërshtarët e Bashës veç e veç dhe të gjithë bashkë bënë një fushatë të bazuar në platformën se Basha është në pazar me Ramën. Edhe mund ta akuzosh kundërshtarin për një gjë të tillë, edhe mund ta personalizosh fushatën në sulme personale, por kjo nuk tregon lidership.

Të akuzosh Bashën se është në pazar me Ramën duhet së pari të provosh që ti vetë nuk je në pazar. Të akuzosh që është i lidhur me oligarkët, duhet së pari të kesh kurajën ti përmendësh me emër. Të akuzosh se Basha nuk është lider, duhet së pari të frymëzosh. Të akuzosh Bashën se shiti Berishën dhe nuk i doli në krah me rastin e shpalljes ‘non-grata’ duhet së pari të dalësh me një qëndrim politik të qartë, dhe jo mbash frymën për tu takuar me Ambasadoren Kim, e aq me pak të kesh kurajën për t’i shprehur pakënaqësinë apo padrejtësinë (reale apo të perceptuar). Nuk mund të hiqesh si ‘Berishist’ sa për të marrë votat e mbështetësve të tij dhe mos ta mbrosh.

I gënjen edhe Basha kur u thotë se ndërkombëtarët nuk mbështesin Ramën. Se amerikanët nuk mbajnë anën e tij. I gënjen sepse faktet tregojë të kundërtën. Nuk e kundërshtuan kur ai në mënyrë të njëanshme bëri Reformën Territoriale. Nuk e kundërshtuan kur ktheu Shqipërinë në laborator droge. Nuk e kundërshtuan as kur përdori trafikantë droge për të fituar zgjedhjet e vitit 2017.

Nuk e kundërshtuan as kur zhbëri ndryshmet kushtetuese për Reformën ne Drejtësi. As kur kapi të gjitha institucionet. As kur plotësoi vendet vakante në parlament në mënyrë anti-kushtetuese. As kur mbajti zgjedhjet lokale moniste. As kur shembi Teatrin në mënyrë të paligjshme. As kur mbushi parlamentin, administratën dhe pushtetin vendor me trafikantë droge, vrasës e përdhunues. As kur nxori Kosovën dhe detin në shitje, as kur ju vërsul mediave kundërshtare, apo kur i mbylli ato me kosto marramendëse për buxhetin e shtetit. As edhe kur zhbëri zgjedhjet e lira dhe të ndershme duke ndryshuar Kushtetutën, duke blerë apo duke përdorur grupet kriminale. Dhe lista vazhdon.

Fatkeqësisht nuk ua thonë as kundërshtarët e Bashës. Nuk ua thotë as Doktori.

Nuk u thonë, sepse po ta thonë, do t’u duhet të tregojnë edhe ‘pse-në’. E, siç duket, asnjëri nuk ka kurajën ta hapë këtë temë. Aq më pak Basha.

Nuk është konspiracion, por fakt. Ashtu siç është fakt se as këtë radhë nuk ndodhi, përpos të gjithë argumenteve që përmenda më lart. Ashtu siç është fakt se lidershipi i opozitës sot gjendet i mbështetur pas murit. Ashtu siç është fakt se diplomatë amerikanë rendin pas çdo figure periferike të opozitës, sa tek Rudina Hajdari, sa tek Nisma Thurje, sa tek Edith Harxhi, e sa tek Leka Zogu.

As Berisha nuk është i hapur dhe i sinqertë me demokratët. Fatkeqësisht. Në kulmin e kësaj ‘embargoje’ ai nuk la studio televizive pa deklaruar e premtuar se tashmë do të kthehej fuqishëm dhe me kohë të plotë në PD dhe në politikën aktive. Por ai është i munguari i madh në Kongresin e nesërm. Që nga 2017 nuk ka demokrat që të mos ketë pyetur me zë dhe nën zë: po Doktori? Çfarë mendon ai? A konsultohet Basha me të? As demokratët e as ndërkombëtarët kurrë nuk morën një përgjigje shteruese nga ai.

Unë nuk kam një përgjigje të saktë apo shteruese për dilemat e, dhe mbi lidershipin e PD, apo mbështetjen e parezervë që i jepet Ramës. Arsyeja mund të jetë një e vetme, por mund edhe të jenë shumë. Më shumë se për çdo gjë tjetër, demokratët kanë nevojë për ta ditur. Dhe askush tjetër përveç Bashës nuk mund t’ua thotë.

Mund të jetë për fajin e tij, mund të jetë për arsye edhe më të mëdha sesa vetë ai. Ndoshta Rama u ofron gjëra që Basha nuk mundet, por ama duhet t’ua thotë. Ndoshta nuk kanë qasje të njëjta për çështje rajonale siç është marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, apo mini-Shengeni, apo një Jugosllavi e re. Ndoshta ka një projekt për ta lënë Shqipërinë jashtë BE. Ndoshta është çështje lobimi.

Ndoshta ka një projekt EU-US për një qeverisje të përbashkët midis dy partive të mëdha. Ndoshta është çështje lidershipi. Ndoshta lidershipi aktual nuk shihen si interlokutorë seriozë. Ndoshta ka një frymë të përgjithshme kundër partive konservatore dhe të djathta.

Të gjitha këto mbesin në kuadrin e hamendësimeve për aq kohë sa nuk kemi një përballje me të vërtetën, e për aq kohë sa askush nuk ua thotë demokratëve. As Basha, as Berisha, e as kundërshtarët e njërit apo tjetrit.

Nuk pres që nesër Kongresi i PD ta prekë këtë temë të nxehtë, por jam i sigurtë se çfarëdo që të thuhet në atë sallë, pyetja ‘pse ndërkombëtarët mbështesin Ramën’ do të jetë aty.

Në mos në mendjet folësve në podium, ne mendjen e secilit në atë sallë me siguri.

Nëse PD do të fillojë të ringrihet, fillimi është pikërisht nesër në atë sallë.

Dhe ringritja fillon gjithmonë duke ju përgjigjur pyetjeve të vështira.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arqiduka 17/07/2021 12:18

Perëndimi krijoi Ramën dhe e mbështet pa rezerva sepse në Shqipëri bëhen eksperimentet, me këtë rast a mund të sundohet me një parti të vetme në perëndim. Nesër në Itali, Francë e gjetkë. Ska zgjidhje, duhet të bie ky konsensus i kalbur ndërkombëtar. Mund të ndodhë nesër, mund të ndodhë pas 20 vitesh.

Agron17/07/2021 11:04

PDja ne keto vite ska ditur te orientohet politikisht e gjeje aleatet e saj. Amerikanet vene me me te fortin, PS eshte ne qeveri. Kuptohet faktori SOROS, po PDja dhe Basha jo vetem ska gjetur aleatin anti-soros ne amerike po ftuan dhe Sorosin ne PD. Lobim pothuaj inegzistent ne SHBA dhe shqiptaret e Amerikes. Dhe kur Rama ne 2019 pothuaj i vuri kunder gjithe nderkombetaret me orientimet e tije Basha me bojkotin e parlamentit dhe zgjedhjet e shpetoi. Troc si ne cdo fushe dhe ketu 8 vite deshtime ne lidershipin e PDse, e skemi pse qahemi po duhet te qe nje gjenerim i ri nga PDja me udheheqes, program, dhe perqasje te re te regullonte keto probleme.

Kosta17/07/2021 10:06

Vetem ti Peka nuk e di qe jane kundershtuar te gjitha ato qe ka bere Rama te ashtuquajtura reforma!!!!!!! ti i di se je shume afer Berishes dhe Bashes por edhe se je gazetar jo i keqe dhe jo shume i shitur.....vetem ti nuk e di perse ambasada amerikane dhe ajo Europiane, aresuen e mbeshtjes se Rames dhe kunder PDs kjop sepse jane kunder Berishes sepse asnjehere politika amerikane nuk ka qene me demokratet por qysh se ka hyre ne Shqiperi, gjate luftes dhe deri ne keto momente, ka mbeshtetur vazhdimishte komunistet edhe tani qe jane kthyer ne MAFIA me kumbaro Ramen....nuk te mjafton ty qe Rajersoni, diten e dhjete te hyrjes ne zyre ne ambasade, mori shofer, shoferin e Enver Hoxhes?....nuk e di ti qe po ku Rajerson mori shef personeli ne ambasade te birin e Hysni Kapos, Pellumb Kapo shefin e sigurimit te Kom. Qendror te ppsh?....apo ben sikur nuk e di sepse nuk ta mban se nuik mer dote viza amerikane....turp per ju qe ne vende te godisni MAFIAn dhe politiken amerikane qe e mbeshtet, godisni PD qe eshte e vetkja shprese per te shpetuar nga MAFIA......turpe te kini.....

Gimi17/07/2021 08:16

Zoti Peka.Mos të fillojmë të rrekemi e të themi fajin tani e kryesisht Luli. Ndoshta shumë argumente nga ajo që thoni qëndrojnë por mos harro që çdo kush të ishte në krye të Pd nuk fitonte zgjedhjet. Shoqëria e shteti shqiptar janë kriminalizuar aq shumë nga Rama që është e pa mundur të fitosh kundër tij.Përsa i përket Amerikës kam mendimin që kur ishte Trump pritjet ishin të mëdha por fatkeqësisht dolëm të zhgënjyer. Nga demokratët e majtë nuk shpresoj shumë por një shpresë të vetme e kam të Gjak dhe te Europa.

krasasi tp16/07/2021 22:04

z.Peka, ylli i së djathtës nuk mund të ndris as këtu as kudo, nëse në yllin e së djathtës e të majtës në SHBA 'reaksionet termobërthamore' zhvillohen me intensitet të ulët. Për shkak të pakicave bllokuese atje. Me siguri, endrra e oligarkisë globale për të instaluar komunizmin 'panoramik' do dështoi, sepse kjo do kalonte nëpërmjet shpërbërjes së SHBA . As Republikanët e z.Trump dhe as Demokratët e z.Bajden nuk do ta lejojnë.E djathta këtu pamvarësisht ndikimeve të 'atmosferës planetare' ngatërroi aeroplan. Tamam si tifozët çekë në mos gaboj që në vënd të shkonin në Budapest ku zhvillohej ndeshja, përfunduan në Bukuresht. Tash, avionin, pasagjerët dhe destinacionin e kanë përcaktuar perëndimorët. Edhe se kush, edhe se kur . Elita politike majtas e djathtas, në mazhorancë apo në opozitë, kudo që ndodhet, në salla kongresesh, në studio televizive apo në zyra pushteti, kanë një dilemë tjetër."Po sikur Amerikanët mos të më mbajnë me hatër".

i deleguari16/07/2021 20:41

Zoti Peka,me gjithe respektin,por ky shkrim ,ndonse e paraqet me realitet situaten, ka brenda tij nota te theksuara pesimizmi,cka ben qe edhe kush s'e ka nder mend per te ikur,te turret tek valixhja! Jam nder ata qe per shkak te situates se krijuar e pres zgjidhjen nga Berisha dhe vetem nga Berisha! Perse askush,perfshi edhe analistet e vertete, nuk e thote hapur dhe me plot gojen qe Lulzim Basha (edhe sikur te perjashtosh konspiracjone te tipit,i shitur,i blere) eshte absolutisht i pa afte ne teresine e tij,per te perbaluar kete lugat ? Teresisht e vertete se asnjeri kandidat,nuk meritonte kreun e PD,por largimi i Bashes eshte fillimi i ngritjes,jo kongresi i neserm! Nga ana tjeter,ju thoni "As Berisha nuk është i hapur dhe i sinqertë me demokratët"! Sinqerisht mendoj se nuk keni te drejte! Une per vete mezi po pres qe ceshtja e tij "non grata" te zgjidhet gjyqesisht dhe pas ketij momenti fillon numurimi! Asnje sekonde me pare! Jam plotesisht i bindur qe Berisha,te cilin Olandezi dhe te tijet,nuk denjojne as te konsultohen,do marri edhe nje here dosjet nen sqetull e nuk do lere kancelari, zyra dhe personalitete vendim marrese te Europes dhe Amerikes pa spjeguar e diskredituar monstren dhe monstruozitetet e kesaj qeverie te pa shoqe! Jam plotesisht i bindur se zgjidhja mund te ndihmohet ose kundershtohet nga jashte,por vendimtare jemi ne dhe vetem ne! Shembulli me i madh eshte pengesa dhe anulimi qe ju be ndarjes se Kosoves! Shembull tjeter shume i madh eshte zgjedhja e Albin Kurtit nga vete Kosova dhe vetem nga Kosova! Nuk ka mekanizem qe e mban ne kembe nje qeveri kaq perverse e te korruptuar,por kjo kerkon ne rradhe te pare te jesh vete i besueshem si edhe pune me te gjithe faktoret jashte e brenda dhe jo e premte ,e shtune, e djele pushim dhe shifemi te henen nga ora 10!

Skrapari16/07/2021 17:31

Bravo Z. Peka. Si nje nder demokratet e pare jam plotesisht dakord qe gjerat neser ne Kuvendin e PD-se te thuhen ballas dhe pyetjeve Tuaja tu jepet pergjigje. Ne te kundert ajo shprehja : Ku ishe? Asgjekundi. Cfare bere? Asgje vlen per rastin. Edhe njehere pergezime i nderuar Z. Peka.

altini16/07/2021 17:29

Epo nuk do e leme udheheqesin e opozites te na e shohin thuaje lakuriq, vetem me breke. Mire e ke or mik, nese sillet keshtu kur eshte ne opozite dhe me celesat e kashtes, cfare do te beje kur te vije ne pushtet? Po na ka zene rrota bishtin dhe do votojme kedo qe eshte nen flamurin e te djathtes prej alergjise qe kemi nga shoket komuniste.

Flo16/07/2021 17:11

Basha eshte ne opozite dhe sillet si sultan. Vetem te shikosh se si ka rrethuar plazhin public ne vala Mar ne hamallaj do te kuptosh se ai Ska asgje te perbashket me nje lider opozite. Shije me te keqe se ai rrethim plazhi me gardh deri ne det me keq se diktatori ne kohen e komunizmit nuk kam pare.

Shto koment

Denonco