Rritja e tarifave të ujit? Ja përse jam kundër

Rritja e tarifave të ujit? Ja përse jam kundër

Nga Nga Zef Preçi - 13/07/2021

Duke cituar Raportin e Performances se vitit 2020 te ERRU, prestigjozja Monitor shkruante sot se “paralajmerohet rritja e çmimit te ujit. ERRU deklaron se Ujesjelles-kanalizime ka nevoje per 5 miliarde USD investime, nje pjese e kostos do kaloje te faturat”.  Per kete qellim kerkohen rreth 200 milion Euro/vit duke patur parasysh projektimin e tyre ne 25 vite. Menyra e synuar e financimit te nevojave fizike te sektorit percaktohet ne draft Strategjine e Financimit te sektorit te ujesjelles kanalizimeve nepermjet sistemit te 3T-ve, perkatesisht nga Taksat (buxheti i shtetit), Transferta (financimi i donatoreve), si dhe nga Tarifat (faturat e sherbimeve te ujesjelles kanalizimeve nga konsumatoret” thuhet ne raport.

Dmth qytetareve shqiptare nuk ju mjaftojne 3P (PPP) qe po gerryejne buxhetin e shtetit dhe varferojne me tej edhe brezat qe vijne, por duhen edhe 3T, nder te cilet T e fundit (Tarifat) ndikon drejtperdrejt mbi nivelin e jeteses se qytetareve, duke i bere te varferit edhe me te varfer. Kjo perkon edhe me nje ide tjeter, shume te diskutueshme te dhene ne nje raport te meparshem te performances se ketij sektori, ku ERRU propozonte dy variante konkrete per agregimin (bashkimin) e ndermarrjeve te ujesjelles-kanalizimeve.

E para, aplikimi i nje fature e unifikuar per sektorin ne vleren prej rreth 1400 leke/muaj, (aktualisht vlera mesatare e fatures mujore varion nga 350 deri ne 2,000 leke ne muaj).

Kjo automatikisht do te çonte ne nje katerfishim te fatures per ata qe sot paguajne me vlere minimale. Ndersa shkruaj keto radhe m’u kujtua shprehja: “te varferit taksohen jo se kane shume, por se jane shume”…

Por a jane vertet kushtet per te rritur me rreth 200 milione euro investime ne vit ne kete sector per nje uje qe ne shumicen e territorit duke fillaur me Tiranen eshte i papijshem (nje aresye djallezore perse ne te gjitha raportet zyrtare “cilesia e ujit” lihet jashte raportimit – shih pasqyren me poshte)?

Ne vleresimin tim jo, eshte ende shpejt per te rritur tarifen fundore, per vecse nese ndokush ka vendosur ta marr me koncesion a PPP edhe kete sektor ende ne duart e shtetit… Per kete mjafton te shihni progresin e bere qe nga vitit 2013 sipas te dhnave zyetare te raporteve vjetore te ERRU.

Disa konkluzione, me dore te lire, jane:

Mbulimi me uje (zyrtarisht te pijshem) i territorit te vendit eshte perkeqesuar.

Mbulimi me kanalizime ka mbetur ne vendnumero.

Kohezgjatja e furnizimit ka shenuar nje permiresim, por qe nuk justifikon qindra miliona Euro, shumica kredi te KfW, Bankes Boterore, etj te hedhura kuturu ne kete sektor.

Mbulimi i kostos totale eshte perkeqesuar dukshem. Ne fakt, ky eshte nder treguesit me sintetike se si eshte menaxhuar sektori. Po keshtu edhe mbulimi i kostos operative dhe menaxheriale.

Eshte permiresuar norma e arketimit, ndonese mund te ishte me pak represiv dhe qe merr ne konsiderate ndikimin mbi nivelin e jeteses se qytetareve.

Eshte permiresuar eficiensa e stafit, ndonese mungojne te dhenat zyrtare mbi shperndarjen midis stafit drejtues dhe atij qe punon ne terren. Ne shtyp eshte denoncuar perdorimi ndemarrjeve te ujesjelles-kanalizmeve si hambar votash, strehe propagandistesh mediatike dhe patronazhistesh politike.

Eshte perkeqesuar uji pa te ardhura, dmth gjate 10 vitete te fundit ne cdo 3 litra uje qe hidhen ne rrjet, vetem 1liter kthehet ne leke, ndersa dy te tjerat ose vidhen ose humbasin ne rrjet (humbje teknike). Ky eshte edhe treguesi me komprometues qe flet per rezerven kolosale ne efektivitetin te Ujesjelles-Kanalizimeve duke investuar me pepraresi ne rrjet, por edhe per permiresimin e meaxhimit me stafin ne dispozicion pa patur nevoje per rritjen e tarifave per familjet shqiptare.

Eshte permiresuar niveli i matjes, dmth faturimit te ujit, ndonese ka nje rezerve shume te madhe edhe ketu per permiresimin e efektiviteti te investimeve te kryera dhe atyre qe do te kryhen ne te ardhmen…

Per te gjithe keta tregues personalisht jam kunder rritjes se tarifes se ujit ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine duke e konsideruar kete si nje politike anti-popullore qe nuk lejon permiresimin real te menaxhimit te ketij sektori. 

Eshte koha qe te gjithe ata qe marrin persiper te qeverisin fatet e vendit ne pushtet qendore dhe lokal te kuptojne se pa e bere ujin e papijshem (sot) te pijshem (neser), cdo debat tjeter per ceshtje tarifash, etj., shkon vetem ne dobi te tenderxhinjve, oligarkeve dhe abuzanteve me pushtetin qe duan te ruajne status quon-ne.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari14/07/2021 15:48

Krasastp. Me vjen keq qe ende besoni ne te ashtuquajturen drejtesi te re te projektuar dhe ndertuar nga PPSH,PS me emrin e ri ridhjerje. Nuk ka per te bere ssgje as SPAK as BKH, ato jane marioneta, zgjatim i ridhjerjes. Pike.

krasasi tp13/07/2021 21:47

Politikanët injorant me këpucë të futura në galloshe nuk u hapën me botën. Këta hajdutët me çizme po të kërkonin ekspertiz të huaj për hartimin e një strategjije kombëtare për kanalizim ujësjellsa do qe siguruar uji me bollëk miletit , pa i futur më duart ngul e çkul për ndoshta 500 vjet.Kompani serioze nga Italia ose Gjermania me kosto të ulët do kishin zgjidhur njëherë e mirë gangrenën. Inxhiinierët dhe teknikët tanë të mbrekullushëm i syrgjinosën me nenin 24/1.Gjykata Administrative e nxori ujin të pa pijshëm. Ndërkohë që kostua për qytetarët u shtua me 100 lek në ditë duke blerë bidona .Po kush mban përgjegjësi për shndërrimin e ujit në të pa pijshëm. SPAK dhe BKH duhet të filloj hetime kryesisht.Si kudo të gjurmojnë paranë. Nëse drejtora dhe ish drejtora të ujësjellës kanalizime kanë zhvatur fonde, si sytë që tu plasin, tu sekuestrohet gjëja e vjedhur.

ekspert13/07/2021 21:27

Pershendetje Z. Preci. Me gjithe konsideraten per ju me duhet tju korrigjoj. Ne asnje rrethane nuk behet dot krahasimi midis 2010 apo 2013 me 2020 kjo per nje arsye shume te thjeshte: Krahasoni te pakrahasueshmen per shkak te reformes territoriale e cila ndryshoi ate qe quhet zona e sherbimit te shoqerive UK. Mund te krahasor 2010, 2011, 2012 deri me 2016 dhe stop. Me tej do krahasosh 2017 deri me sot. Kjo e lidhur me menyren e raportimit te te dhenave. Rritja e tarifave nuk gjykohet ne makro pasi i sherben nje politike populiste te panevojshme. Le te mos flasim per agregimin sepse eshte teori "bullshit". Analiza behet ne nivel mikro per cdo shoqeri dhe zone sherbimi. Pasi te jete hartuar plani i biznesit mund te konkludojme me nje pergjigje me efektive nese eshte e nevojshme rritja e tarifave per te mbuluar kostot e PRANUESHME operacionale. Shikoni pak sa e ka Tirana mbulimin e kostove totale per 2020. Ne asnje menyre nuk duhet diskutuar rritje e tarifave per Tiranen. Nuk e pranon asnje llogjike e thjeshte ekonomike dhe sociale. Pra analiza duhet bere rast pas rasti ne nivel vendor.

Skrapari13/07/2021 21:26

Te nderuar zoterinj te Syri.net. Sot nje komentin tim qe lidhej me artikullin e shokut zef precit nuk ma botuat. Jam i indinjuar sepse nese une urrej nje,dy apo tre katolike qe kane mbajtur funksione publike dhe nuk kane bere detyren, kjo nuk mund te pergjithesohet per gjithe katoliket. Kjo eshte absolutisht e vertete, pavaresisht se cmendoj une ne te vertete per besimet fetare ne Shqiperi.

Abalone13/07/2021 15:00

Ke të drejtë o Z.Zef dhe beson se si unë mendojne shumë......por jemi jetimë.....shtet nuk ka! Ka vetëm një bandë që plaçkit dhe lejon plaçkitjen. E e mbështetësve yë tyre.....
O Zot, KUR DO ZHDUKET KJO MURTAJË QË NA KA ZËNË!!!!!

Shto koment

Denonco