Shkrini Policinë Bashkiake të Tiranës

Shkrini Policinë Bashkiake të Tiranës

Nga Klodian Tomorri - 13/07/2021

Shkrirja e Policisë Bashkiake të Tiranës është një emergjencë e madhe kombëtare. Videot e dhunimit të të moshuarve që shesin ato pak mallra rrugicave të lagjeve në zhegun e vapës, janë provë e mjaftueshme dhe e pakontestueshme se Policia Bashkiake e Tiranës është ‘de facto’ një organizatë e strukturuar dhe e rrezikshme kriminale.

Kushdo deputet që ka fijen më të vogël të dhembshurisë dhe ndërgjegjes njerëzore duhet të shkojë në seancën e parë të parlamentit të ardhshëm me një projektligj me vetëm 2 nene.

Neni 1:

Policia Bashkiake e Tiranës shkrihet tërësisht.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Pamje si ato me dhunimin e të moshuarve, shqiptarët i kanë parë vetëm në filmat propagandistik të komunizmit, ku pushtuesit gjermanë ose italianë shkelnin bukën e fshatarëve të varfër. Sigurisht ato ishin të trilluara për efekte propagande se unë nuk besoj që ka pasur ndonjëherë ndonjë ushtar gjerman apo italian aq të pashpirt sa këta lacat e bashkisë që shohim në video.

Duhet thënë edhe qe, problemi real nuk është Policia Bashkiake. Fakti që nuk është një ngjarje e vetme, por janë thuajse të përditshme nga punonjës të ndryshëm të policisë, tregon se ky është orientim direkt i Bashkisë.

Por në pamundësi për të goditur menjëherë mafien, goditet krahu ekzekutiv i saj për t'ia bërë të pamundur të veprojë. Më vonë pastaj të merren si të duan. Por Policia Bashkiake e Tiranës nuk është më institucion publik, por një bandë dhunuesish.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Demokratikasi16/07/2021 18:26

Neser do nise fshesa e madhe kunder berishistave dhe gjithe atyre qe mbeshtesin Doktor Berisha. Do jene “non grata” ata qe nuk mbeshtesin Bashen… Ne shtator ene sala del nga salla…

Skrapari13/07/2021 16:09

Une them JO. Pordhicija bashkiake duhet te shtohet ne numer, qe ketij mileti tu q... robt ne cdo cep te vendit. A jane keta katunare skupidhje qe me shumice votojne ridhjerjen edviniane? Une them PO. Ndaj nuk ma ndjen fare sikur dhe ti shoh te hiqen zvare neper rruget e ketij vendi te mutosur.

Ranis Brahimi13/07/2021 14:57

Kjo nuk eshte polici bashkiake por xhandarmeri e nje mbreti te pa shpallur.Duhet te rrezohet mbreti per te ndtryshuar pozicionin apo destinacionin e kesaj policie.Kjo nuk eshte polici peofesionale por nje grup I pa shpirt njerezish qe nuk njeh ligj dhe moral njerezor.Duhet te bjere mbreti........

Leonsio13/07/2021 14:27

Shume i sakte propozimi , por , me pare ai fytyra e ndyre , ai bastard , duhet denuar publikisht moralisht dhe ligjerisht , fytyra dhe emri i tij duhen te behen publike , ne menyre qe ta njohin te gjithe kete bsstard dhe kriminel , e kuptoni se çfare mund te beje tjeter ky kafshë ...

stavri13/07/2021 13:45

Cfare felliqsire. Ky polici eshte per burg quhet dhune dhe tejkalim kompetencash. I uroj me te keqen e mundshme

xxxxxx x .13/07/2021 12:38

... ... ..___...__// sjellja jo denjë , por ky palo vënd do mbaje ndonjëherë era shtet si Ii
talija e Gjermanija që përmëndët?

Shto koment

Denonco