Reforma 100-ditëshe për muzikën që duam, me të njëjtin udhëheqës artistik

Reforma 100-ditëshe për muzikën që duam, me të njëjtin udhëheqës artistik

Nga Kastriot Islami - 10/07/2021

1. Një gomar i rëndomtë s’kishte fare veshë për muzikë por megjithatë kishte mbledhur kafshët e pyllit për të formuar një ansambël muzikor. Vetë u përcaktua drejtues i ansamblit, kompozitor e dirigjent. Në ansamblin e tij bënin pjesë ujku zullumqar, dhelpra mashtruese, hienat grabiqtare e shumë kafshë të tjera. Në një varrezë gjetën disa instrumenta të shkatërruar muzikorë dhe u paisën seicili me nga një prej tyre. Dhanë shfaqjen e parë në amfiteatrin e pyllit që rezultoi një skifo e madhe... Kështu vazhdoi kjo histori për 3000 ditë...

Gomari, drejtues artistik, sa herë që shfaqjet rezultonin skifo, sulmonte të gjithë kafshët e ansamblit për paaftësi dhe ju kërkonte reformën e rradhës e cila konsistonte në shkëmbimin e veglave muzikore me njëri tjetrin dhe të vendosjes së tyre në ansambël... Këto përpjekje për ti hedhur hi syve “spektatoreve” i bëri gomari për 8 vjet me kafshët që i kishte përzgjedhur vetë sipas kritereve të “mediokritetit, babëzisë dhe dhelpërimit”... Vetë gomari drejtues s’e kishte pranuar fajin asnjëherë për të gjitha prezantimet skifo…

Në fund, duke menduar se “spektatorët” kishin memorje të shkurtër, pra s’mbanin mend, gomari i “shkathët” bëri propozimin “gjenial”: kafshët e ansamblit kishin në dispozicion vetëm 100 ditë për reformë, duke shkëmbyer vëndqëndrimet dhe veglat mes tyre... Vetëm kështu mendonte lideri do të mund të mashtroheshin “spektatorët” harraqë duke i premtuar se këtë rradhë do të shijonin “muzikën që duan” nga “amsambli që duan”... Por ansambli u prezantua më skifo se çdo herë tjetër më parë; sepse realisht s’mund të ndodhte ndryshe me të njëjtat kafshë që ju binin të njëjtave vegla, për më tepër që në krye kishin të njëjtin udheheqës artistik, gomarin veshgjatë, pa veshë për muzikë...

2. Dikush në rrjetet sociale me të drejtë do të shkruante: “Policia që deshëm” për 8 vite rresht me urdhër nga lart, na doli e pabesë, tradhëtare....Madje nga lart, është zbuluar se ndryshe nga eprorët e tyre, policët qenkan të pasjellshëm, të korruptuar dhe “bakderra”. Ndërkohë, lideri global shkoi edhe më larg duke ofenduar inteligjencën qytetare kur deklaroi se përballë mungesës së etikës, korrupsionit dhe “barkderrësisë” të policëve të thjeshtë, qëndron madhështore etika, ndershmëria dhe eleganca e funksionarëve të lartë qeveritarë...Me këtë rast lideri global ka hedhur në treg idenë gjeniale: efektivët e thjeshtë të policisë, kanë plot 100 ditë për të ndryshuar "zhguallin" e për t'u kthyer në rrugën e mbarë të eprorëve të tyre... me etikë, pastërti dhe elegancë.

3. Si është e vërteta. Pas 8 vjet qeverisjeje dështake në të gjithë aspektet, pra pas 3000 ditëve qeverisjeje, lideri gjenial kërkon edhe 100 ditë shtesë për të reformuar policinë që duam?! Kjo është sa për të qarë me denesë aq edhe për të qeshur me lot. Ali Babai me 12 “drejtuesit”, elegantë, të ndershëm dhe plot etikë, hedh në treg mashtrimin e rradhës.

Kjo refomë gjeniale vjen pasi është kapur para tetë vjetësh avioni me rrotë të thyer që transportonte drogë drejt Italisë, pasi policia rrugore ka udhëhequr operacionin më të madh në Europë për kanabizimin masiv të vëndit, pasi shumë nga këta “barkderra” janë bërë deputetë, kryetarë bashkie apo drejtorë në poste kyce, pasi kanë bashkëpunuar me prodhuesit e drogave të forta , pasi janë kapur duke blerë vota e kërcënuar votuesit, e tjerë e tjerë. E githë kjo reformë gjeniale ngjan me përpjekjet e dirigjentit për reformimin e ansamblit muzikor të kafshëve të pyllit që për 8 vjet rradhazi kishin dale skifo në “spektaklet” e tyre...

4. Nuk ka rrugë tjetër për të mashtruar qytetarët... Liderit elegant e të “shkathët” i ka mbetur t'ju kërkojë të njëjtëve kafshë të shkëmbejnë nes tyre vëndqëndrimet dhe veglat e shkatërruara muzikore për të mashtruar “publikun”, me reformën gjeniale, se këtë rradhë do të kemi “ansamblin që duan” e kështu do të mund të dëgjojnë “muzikën që duan”... Nga i njëjti ansambël, me të njëjtët kafshë që ju bien të njëtave vegla… dhe për më tepër që në krye kanë të njëjtin udhëheqës artistik, të njëjtin dirigjent, liderin plot etikë, elegant dhe të ndershëm... 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari10/07/2021 13:26

Profesor i nderuar,respekte per shkrimet realiste qe shkruan,dhe per opoziten e shkelqyer kundra qeverise me anti Shqiptare e te gjitha kohrave,tu mir e ke po ky krye gajdhur ka tete vite qe na qeveris,deri kur?

krasasi tp10/07/2021 13:05

Profesor, ja edhe një fabul me kafshët e pyllit. Luani, mbreti i kafshëve të pyllit, i mblodhi të qeverisurit prej tij, i kritikonte për shkelje etike dhe grindje mes tyre por edhe bënte shaka me ta. Të gjithë qeshnin me shakatë e 'Mbretit". Vetëm gomari s'po kuptonte pse qeshnin të gjithë. Pasi analizoi fjalët e 'mbretit' e kuptoi se shakaja e meritonte një qeshje.Ja futi të qeshurit , por kur u përqëndrua te fjalimi konstatoi se kafshët e tjera qeshnin edhe kot sa për ti bër qejfin Luanit. Gomari më shumë se sinonim i trashësisë, është sinonim i kafshës së duruar, punëtor dhe i pa gojë. Por edhe i diskriminuar nga populli ,i cili në një moment reflektimi pranojë se, "punën e bën gomari dhe tagjin e ha kali". Përtej fabulave ka edhe realitete të tjera. Ai që pretendon se punon si gomari dmth Kryeministri i ka hapur rrugë SPAK dhe BKH të 'fusin hundët' në kontot bankare të gjithë Ministrave të Brëndshëm psh e kujtëdo tjetër. DMTH të ndjekin paranë. Kushdo pastaj duhet ti vër kokë muhabetit. Ti gjejë Ai provat e ti justifikoj pasuritë e lujtshme dhe të palujtshme të vetat dhe të lidhurve me të. Aty ku ka korrupsion ,pas tij qëndrojnë titullarët zakonisht. Reforma në Drejtësi dhe Vetingu ecin paralelisht. Kush penetron dhe shket mes shalëve ,shpejt apo vonë do shkoi te shokët.

Shto koment

Denonco