COVID nëpër botë dhe çfarë duhet të bëjë Shqipëria

COVID nëpër botë dhe çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nga Erion Dasho - 07/07/2021

1. A funksion CoronaVac?

Tajlanda, një vend që ka përdorur masivisht CoronaVac për të imunizuar qytetarët, u bë dëshmia e fundit mbi efektivitetin e dyshimtë të kësaj vaksine. Një dokument konfidencial, i bërë publik së fundi, tregon se autoritetet shëndetësore nuk i besojnë CoronaVac-ut por kanë frikë ta pranojnë këtë për të mos përkeqësuar më tej mosbesimin e publikut.

2. A duhet t'i kthehemi normalitetit?

Dy vende Singapori dhe Britania e Madhe po hedhin hapin e parë në këtë drejtim. Efekti i kombinuar i vaksinave cilësore (Pfizer, Moderna dhe Astra Zeneca) si dhe disponueshmëria tashmë e opsioneve për trajtimin e komplikacioneve, i ka bindur këto vende t'i kthehen "normalitetit të vërtetë" dhe jo të ashtuquajturit "normalitet të ri", një term që jo pak ka frikësuar botën këto muajt e fundit dhe ka nxitur teori të shumta konspirative. Në veçanti, vendimi i Singaporit për ta trajtuar COVID-in si një virozë të zakonshme është shumë domethënës.

3. A duhen vendosur barriera në kufi?

Izraeli ka vaksinuar gati 100% të popullsisë mbi 12 vjeç me Pfizer dhe ka botuar të dhënat nga impakti me virusin delta. Edhe Pfizer nuk arrin të mbrojë 100% nga ky variant, prandaj autoritetet izraelite kanë kërkuar rivendosjen e maskave në mjedise të mbyllura dhe po ndërtojnë një qendër testimi të përhershme në aeroportin "Ben Gurion".

ÇFARË DUHET TË BËJË SHQIPËRIA?

Së pari, t'i kthehet normalitetit të plotë, pa maska dhe pa orë policore. Nëse këtë po e bën Anglia dhe Singapori bazuar në arritjet e vaksinimit, Shqipëria që bazohet tek imuniteti natyral e ka plotësisht të mundur një gjë të tillë.

Së dyti, të heqë dorë nga shpenzimet e kota të imunizimit me CoronaVac. Të dhënat nga shumë vende, përfshi Tajlandën, Seishellët, Kilin, Indonezinë, etj., flasin për efekt të dyshimtë. Shqiptarët nuk kanë para të tepërta për të harxhuar.

Së treti, të mësojë nga shembulli i Izraelit dhe të vendosë menjëherë kontrollin në kufi. Derisa të kemi sigurinë se imuniteti natyror zgjat më shumë se një vit dhe mbron nga variantet, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt.

Përballja e botës me COVID-in vazhdon, ndërkohë që Shqipëria ndodhet tashmë në një pozicion shumë komod. Qeveria ka përgjegjësinë ta shfrytëzojë këtë moment për të lejuar kthimin në normalitet të qytetarëve dhe për t'i dhënë frymëmarrje biznesit.

Le të marrim nga bota ato mësime që na vlejnë për të sotmen dhe të ardhmen!
Vaksinat e COVID-19 kalojnë shumë testime për sigurinë dhe efektivitetin e tyre dhe më pas monitorohen nga afër.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

TIRONCI09/07/2021 15:54

Z.BASHO KEMI PROBLEME ME FEMIJET , MUNDOHEMI TI VAKSINOJME POR NA
SYGJEROJNE VETEM CORONAVAC . LIDERI GLOBAL ME MINISTREN E SHENDETESISE VENDOSIN SE KUJT DO I BEJNE PFAIZER E FEMIJEVE ME PRINDER PA PUSHTET U
REKOMANDOJNE VETEM CORONAVAC , PA CKA SE PAGUHEN NGA TAKSAT TONA .....

Shto koment

Denonco