1 milion vaksina për popullatë të imunizuar ose si kofini pas të vjeli

1 milion vaksina për popullatë të imunizuar ose si kofini pas të vjeli

Nga Erion Dasho - 25/06/2021

Pas disa ditësh, Borati do të njoftojë "suksesin" e 1 milion vaksinimeve si prolog të mandatës së tretë që u poftisi shqiptarëve.

Kjo situatë më kujton filmin humoristik me Gregori Pek ku thjesht posedimi i një çeku me vlerë 1 milion stërlina e ktheu një person nga marinar të varfër në një antar të nderuar të shoqërisë së lartë angleze!

Të njëjtën gjë po bën edhe Borati me shqiptarët! Ai pret dhe shpreson që 1 milion vaksinat do ta transformojnë përgjigjen shqiptare ndaj COVID-it, nga një përgjigje skandaloze dhe me pasoja tragjike, në një histori suksesi!

Vetëm se kjo përpjekje duhet të kapërcejë një sërë pengesash.

Së pari, 1 milion vaksina nuk janë ndonjë sukses në Europë. Ky numër e vendos Shqipërinë në vendin e 85-të në botë dhe në 5-6 vendet e fundit në Europë.

Së dyti, ky numër është arritur në mbi 90% me vaksinat kineze. "Efektin" ose më saktë mungesën e efektit të vaksinës CoronaVac, e ka treguar tashmë Kili, Indonezia, Bahrejni, etj. Kudo ku ajo është aplikuar nuk ka parandaluar as infektimet, as sëmundjet, as vdekjet.

Së fundi, por më e rëndësishmja, Shqipëria po i aplikon këto 1 milion vaksina në një popullatë tashmë të imunizuar, ose si kofini pas të vjeli. Janë 2 milion shqiptarë të imunizuar pasi kanë kaluar sëmundjen, ndërkohë që të vaksinuar me një dozë janë rreth 500 mijë, kurse me dy doza rreth 300 mijë.

Me programin e vet të vaksinimit, Borati po arrin "suksese" imagjinare, duke shpërdoruar paratë e shqiptarëve dhe kohën e personelit shëndetësor për një fushatë totalisht të panevojshme!

Sikundër marinari amerikan që hutonte aristokratët anglezë me çekun një milionësh në kuletë, edhe Borati po e nis mandatën e tretë sikundër mbylli dy të parat, duke mashtruar dhe manipuluar qytetarët shqiptarë!

Nuk ka faj! Shqiptarët e meritojnë një lider të tillë...
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari25/06/2021 10:42

Fundi i shkrimit i permbledh te gjitha.

cuf dabjoni25/06/2021 10:27

Po beni si Edvini qe mburret se ka vaksinuar 900 e ca mije shqiptar kur eshte mashtrim !!!!
Ne Shqipëri deri ne date 22 .06.2021 sipas shifrave zyrtare janë vaksinuat gjithsejta 525.792 persona . nga te cilët 375.629 persona me te dy dozat dhe 150.171 persona vetëm me dozën e pare. duke e studiuar prej disa ditësh ecurinë shohim se po vaksinohen me dozën e dyte sepse numri i përgjithshëm rrotullohet aty aty.
ne se do njehsojmë dhe se pakut 500.000 qe e kane kaluar sëmundjen, sipas një përafrimi mbështetur te numëri katastrofik i vdekjeve sipas statistikave zyrtare nga 20 marsi 2020 duhet te jete rreth 520.000 Pra janë ende te imunizuar rreth 1.000.000 -persona barazi me rreth 35% e popullsisë.
Mjafte me përralla. !!!!
Lipset sa me pare te gjehet sa persona realisht e kane kaluar…. dhe te shtohet ritmi i vaksinimeve

Shto koment

Denonco