Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

Dialogu me Vuçiç, çfarë përmbysi Albini

Dialogu me Vuçiç, çfarë përmbysi Albini

Nga Sokol Shameti - 20/06/2021

Me bisedimet e zhvilluara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, u pa një ndryshim kolosal me gjithçka tjetër që kishte ndodhur deri tani.

Për herë të parë Kosova e drejtuar nga Albin Kurti doli fituese nga një raund bisedimesh, pas kaq kohësh kur në vend të dialogut, e gjithë situata kishte nisur t’i ngjante një gjyqi të mundimshëm ndaj Kosovës, ku liderë të sajët injorantë e të korruptuar hynin me kokë ulur për të marrë shënim nën shantazh kërkesat gjithnjë e më kapriçoze të Serbisë, nën vështrimin e bezdisur dhe neutral të ndërmjetësuesve europianë.

Kësaj radhe, Vuçiç del i stresuar dhe ankohet se ka qenë takimi më i vështirë në jetën e tij. Diçka e keqe për të dhe e mirë për shqiptarët, pra ka ndodhur.

Nëse deri tani Serbia ishte mësuar që të hynte në dialog ‘për Kosovën’, Albin Kurti u hodhi një kovë ujë të ftohtë këtyre manovrave që deri tani kishin ecur si thika në gjalpë për shkak të budallallëkut dhe inferioritetit të udhëheqësve të Kosovës. Dialogu tani nuk është ‘për Kosovën’, siç ia ka qejfi Serbisë ende shoviniste. Dialogu, po të duan dialog, duhet të jetë ‘me Kosovën’. Pra, Serbia nuk ka më asnjë shans të hedhë në pazar çfarë ajo mund të fitojë prej Kosovës. Serbia duhet të nisë të mendojë se çfarë i detyrohet Kosovës.

Dhe kryeministri i Kosovës ua numëroi një për një ato që duhet të bëjnë.

E para: Minishengeni neo-jugosllav që i kthen Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi në satelitë ekonomikë të Serbisë (gjithmonë kjo e fundit pa e njohur Kosovën), nuk do të ndodhë. Nëse BE ka qëllim që t’i organizojë vendet tona në një lloj strukture që synon lëvizje e tregti të lirë, modeli duhet të jetë sipas asaj që funksionon tashmë edhe me vende të tjera të Europës, e jo një përbindësh që kënaq orekset hegjemoniste të Serbisë. Serbia vetë, nëse dëshiron të kryejë tregti e lëvizje të lirë me Kosovën, duhet ta njohë atë si shtet dhe t’u nënshtrohet rregullave të tregut ndërshtetëror. Nëse synon të trafikojë me ndihmën e idiotëve nga Tirana modelin e Jugosllavisë ku Kosova gjithsesi ishte një provincë e Serbisë ku Serbia lëvizte e tregtonte lirisht edhe para luftës, atëherë ky s’është dialog por marrëveshje rikthimi në Jugosllavi e për këtë s’ka dialog.

E dyta: Serbia të zotohet se nuk ka synime ekspansioniste dhe të ndalë kërcënimin ushtarak ndaj Kosovës (dhe Shqipërisë). Me propozimin e tij, Albin Kurti e fut në krizë lojën e dy-standardeve të Serbisë e cila nga një anë vijon të armatoset deri në dhëmbë me armë ruse, kineze e turke, e nga ana tjetër kërkon dialog me Kosovën së cilës nuk ia pranon të ketë ushtrinë e saj. Lëvizja e Albin Kurtit tashmë e detyron Serbinë të flasë hapur: do luftë apo dialog? Nëse do dialog, të firmosë marrëveshje paqeje e të ndalë shantazhin. Nëse do luftë, atëherë për çfarë dialogu po flasim?

E treta: Serbia të pranojë që serbët janë qytetarë si gjithë të tjerët e jo ndonjë popull i zgjedhur superior i destinuar të sundojë. Zhurma për Asosacionin racist që u jep serbëve të Kosovës atribute që nuk i kanë as gjermanët e Tirolit, mori në propozimin e Albin Kurtit këtë përgjigje: serbët në Kosovë do të trajtohen ekzaktësisht si shqiptarët në Serbi. Nëse për shqiptarët në Serbi nuk ka asnjë lloj asosacioni por vetëm një Këshill Kombëtar, pra një lloj shoqate të brendshme që mbledh dhe artikulon kërkesa – pa vendimmarrje ekzekutive – pse për serbët në Kosovë duhet të ketë trajtim tjetër? Nëse Serbia mendon që serbët janë të barabartë me shqiptarët, të pranojë statusin e tyre në Kosovë si ai i shqiptarëve në Serbi. Nëse i do ata superiorë si Hitleri gjermanët, atëherë s’ka dialog.

E katërta: Serbia duhet të njohë trashëgiminë e saj kriminale në Kosovë e jo ta fshehë e aq më pak ta promovojë atë. Kriminelë të njohur serbë, shefa represivë policie të kohës së Millosheviçit, komandantë çetnikësh e paramilitarësh, sot bëjnë karrierë në Serbi. Ndërkohë varret masive të shqiptarëve, shkaktuar nga këta kriminelë dergjen poshtë autostradash e repartesh ushtarake. Albin Kurti e detyron Serbinë të dëshmojë nëse e mbështet apo e dënon krimin masiv ndaj shqiptarëve në Kosovë. Nëse e dënon, të largojë kriminelët nga ekipi negociator e të tregojë ku janë mijëra të zhdukurit. Nëse e mbështet, s’ka dialog.

E thjeshtuar, kjo është ajo që ndodhi dje në Bruksel. Për të mirën e shqiptarëve, sikletin e serbëve dhe lehtësimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Sigurisht edhe për marazin e gomerëve që kujtojnë se do u pijnë akoma ujë hartimet me akrobaci gjuhësore ku parimi quhet delir, konsistenca kokëfortësi dhe interesi i vendit tënd madje – tradhti.

Marre nga Facebook i autorit Sokol Shameti

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Artur21/06/2021 19:54

Bravo Z.Kurti
Qendrim i drejte,korrekt dhe shume DINJITOZ
Urime per takimet e ardheshme

Faik gjolena21/06/2021 09:08

Mire e ke ti po cfar thote kapter ANDRI Nurellari

MANI,USA.21/06/2021 04:38

HEU, DIALOGU ME VUÇIQ, ÇFARË PËRMBYSI ALBINI! EU, PRIALOGU ME TRUHIQ,
ZVARRË RRËMBYESI MALTRIMI!! QË 10 VITE DIALOG, KE TRETË PRITE GRIABLOG!!
SERBIA ME PROQESË TË MONTUARA,KA KAPUR DIALOGUESIT E KOSOVËS; AUH,
VËRBËRIA MË DROSTRESË TË TRONDUARA,KA ZDAPUR DIALOGUESIT E HORRË-
PROVËS!! ME KËSO SHANTAZHE DISKRIMINUESË; QË PËSO DEMARRSHE OH, MË
RIKRIMINUESË,DUKE LUAJTUR, DUKE SHUAJTUR, FATIN TË NGRATIN OH, E TERË
SHTETIT TË SHKRETIT,POPULLKOMBIT MË TË VUJATUR, MË TË SHUAJTUR AH,TE
KOSOVËS-HORRPROVËS,DUKE RIKTHYER, RIFYER, PRAP TEPRAP NË KTHETRAT
PORSI TË BISHAVE AUH,TË ISHAVE, KISHAVE, MË KATASTROFALË, MË KANIBALË;
TË PUSO VËRBO JUGOSLLAVE, AHIII, RUSO SERBO TUGOSLLAVË; POR, DASHTI O
FATI, ASHTI MË I LASHTI; QË POPULLKOMBI ZGJODHI ME SHUMICË VOTASH AUH,
EDHE NJË KRYMINSTËR E PRESIDENTË TË RINJ, QË E KTHYEN EDHE E THYEN,
TERË FAVORIZIMIN, MAJORIZIMIN, KTHIMIN, SHFRIMIN; PRPAP TEPRAP OUH,NËN
KTHETRAT KANIBALË, TË VJETRAT MË KATSROFALË, TË FASHIZMIT,DRAZHIZMIT,
KRYEKERIMINELË, FRYESHFRIMI NGELË MILLOSHEVIÇIANE OUH,MOJ MJERANE!!
TË FALA NGA MANI REFUGJAT I LUFTËS NGA KOSOVA ANËMBANË BOTËS-MANI,USA.

Shto koment

Denonco