Veç 29% të vaksinuar, e vërteta e Shqipërisë së gënjeshtrave me veshje luksi!

Veç 29% të vaksinuar, e vërteta e Shqipërisë së gënjeshtrave me veshje luksi!

Nga Kastriot Islami - 20/06/2021

Ja një e vërtetë e lidhur me realitetin meqë ndonjë pyet për të vërtetën në realitetin shqiptar: sasia e vaksinave për 100 banorë.

Në grafikun e mëposhtëm jepen:

1) Emiratet e Bashkuara Arabe, vendi i parë në botë.

1) Izraeli, vendi i dytë në botë.

3) Britania e Madhe, vendi i tretë në botë.

4) SHBA me 94,5 % të popullsisë së vaksinuar.

5) Kina me 68,8 % të popullsisë së vaksinuar.

6) Europa me 59,97 % e popullsisë së vaksinuar.

7) I gjithë globi (planeti) 33,17 % e popullsisë së vaksinuar.

Shqipëria e mburrjeve të mëdha - me 29,98 % të popullsisë së vaksinuar, pra sa e gjysma e popullsisë së Evropës ose më e ulët se e gjithë planetit, ku futen edhe vendet afrikane, aziatike e ato në luftë e në konflikt.  

Kjo është e vërteta e mbetur lakuriq nga gënjeshtrat me veshje luksi dhe armatim kriminal.

E di që do të futet ndonjë e do të thotë që jemi "mirë", por duhet pasur parasysh se kjo "gjendje ku jemi sot" ka ardhur sepse qeveria i la qytetarët në mëshirë të fatit dhe sot rezultojnë rreth 16 mijë viktima nga Covid, duke zënë vendin e parë në botë për frymë të popullsisë për sa i përket viktimave të shkaktuara nga Covid-19. Kjo është e vërteta e lidhur me realitetin tonë të hidhur.

Qoftë me kaq!

GRAFIKU:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

elmaz bufi21/06/2021 10:21

jane sa doza jane administruar jo sa njerez jane vaksinuar. mos elexoni si edi qe i interesonnu

Shto koment

Denonco