'Lulit po i nis një letër'

'Lulit po i nis një letër'

Nga Agim Xhafka - 19/06/2021

E kam ndjekur çast pas çasti fushatën tënde, i dashur Lulëzim Basha. Dhe si të gjithë e pohoj që ishte bindëse, e detajuar, shpresëdhënëse dhe e realizueshme. U duk më rrezëllitëse ngaqë kundërshtari përballë nuk afroi gjë, hiç fare. U shfaq me bilanc 8 vjeçar negativ dhe me rrena të realizuara më së miri. Ai veç shau e fyeu këdo që i vinte në mendje atë moment.

E kur shqiptarët në shumicë menduan se fitorja kishte trokitur te PD, duhej t’i hapej veç dera e t’i thuhej: welcome, ndodhi çudia. Qeveria dështake, mashtruese, përtace dhe hajdute paskëj fituar zgjedhjet. Ndodhi si në një vrapim që merr medalje atleti që del i fundit në vrapim.

U kuptua që ky bollëk votash vinte prej pabarazisë në garë, prej kodit kusar, prej përdorimit të burimeve të shtetit, prej kërcënimeve, prej blerjes së votës, prej manipulimit me komisionierë. E për shumë shkaqe të tjera.

Nëse një gjë e tillë do të ndodhte kudo qysh më 26 prill ai shtet do zjente nga protestat e revoltat. Por ja që Shqipëria është mësuar me kryet në tokë. Duruam 50 vjet çdo rrëmbim të lirive tona. U burgosëm brenda atdheut dhe spiunuam vëllain, motrën, babain, nënën vetëm që mos të na mërzitej qeveria e partisë së vetme.

Në fakt vendi ynë pati debate e sherre. Por ama jo për masakrën e 25 prillit. Pati zjarr në media për qëndrimin tënd Lul në krye të PD. Donin të ikje si humbës, si gjumash, si njeri që nuk frymëzon për fitore. Fjalë, imzot, fjalë, do thoshte Shekspiri.

E ja, tani që u krye parimi një anëtar një votë e që u zgjodhe kryetar i PD-së marr guximin të të sugjeroj:

-LULËZIM, BËHU SI RAMA! URGJENT!

Nëse do fitore, mos bëj fushatë me program dhe me analiza. Nisja talljes në takime me TIMON, KAZAN, TEPSI. Mos zgjidh kandidatë për deputetë nga rinia e shkolluar. Shko në burgje, në gjykata, në polici, merr emrat e më kriminelëve. Sidomos VRASËSIT e TRAFIKANTËT  të bëjnë më shumë punë. Afro te partia BIZNESMENË të pasur dhe premtoju që do u japësh çdo truall të atdheut. Ata të vendosin gishtin e ju qoftë falë. Kërko financime nga NDËRTUES e lejoji ata të bëjnë kulla edhe me 100 kate, kudo në Tiranë, madje dhe në mes të fushës të stadiumit “Air Albania”. Në fund, por jo nga rëndësia, bli sa më shumë tv. Pronarëve të tyre premtoju autostrada e analistëve arkëtohu para e vendosu emrin e tyre ca shkollave. Kështu ata do ngrysen e gdhihen me emrin tënd në gojë. Do u kullojnë jargët nga masturbimi e të zezën do e quajnë të bardhë, madje të bardhë të shndritshme.

Lul, nuk ke mundësi ta mundësh çakallin me fjalime drerësh e me këngë zogsh. Ai do përballë hijena dhe tigra të uritur. Nuk ke shans tjetër me bandën që ke përballë. Ajo luftohet vetëm me mjetet e saj. Dhëmb për dhëmb e kafshim për kafshim. Ndryshe…Ti e di vazhdimin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

emigrant21/06/2021 17:58

Vërej se disa komentues nuk e kanë kuptuar mllefin e sarkazmës që ka përdorur autori i këtij shkrimi.
Z.Xhafka i rekomandon "Lulit" që të bëhet edhe ai një politikan faqezi si Rama e dikush e ka marë këtë megjithë mënd..
Jam skandalizuar duke dëgjuar Arben Ristanin të rrefehet tek Dyrnjaja i Top Channel duke e sulmuar Bashën po me stilin e Edi Ramës, vetëm me subjektivizëm idhnak të një politikani inferior, pa qenë në gjendje që të parashtrojë ndonjë fakt se ky na qenka një demokrat më i formuar e më intelektual se lideri i PD.
I vetmi "fakt" që përmend ai për "gabimet trashanike të Bashës" , është po ajo histori që përsërit i gjithë kori i laraskave mëngjerashe që kanë vetëm një dëshirë.
Ashtu si Rama, dhe analistët me bindje komuniste apo pjesa dërmuese e mediave të kapura nga kjo qeveri, edhe këta karrieristë egoistë medemek "demokratë", mezi paskan pritur që PD të "humbasë" zgjedhjet, më saktë Rama ti masakrojë zgjedhjet e fundit, që ti vërsulen Bashës e Berishës e ta drejtojnë këta hiçër Partinë demokratike.
Jo vetëm PD, por e gjithë opozita e bashkuar vendosën duke parë që me Ramën nuk mund të funksionojë një parlament normal, që të linin mandatet e të bashkoheshin me qytetarët në protesta..
Bëri mirë apo keq opozita me këtë veprim ?
Nëse Shqipëria do të kishte pasur si kryeministër një njeri normal, në këto kushte ai do të kishte dhëne patjetër dorheqjen.
Nuk ja vlen të rëndis skandalet e kësaj qeverisje e veprimet skandaloze të Ramës për të cilat cilido kryeministër europian do të kishte dhënë dorhejen me dhjetra herë.
I vetmi "gabim" i opozitës në lënien e mandateve, ishte se nuk arritën të parashikonin se kishin të bënin me një njeri tërësisht anormal si Rama dhe ajo që ishte më e keqja, nuk parashikuan qëndrimin e ndërkombëtarëve.
Kryeministri i Kroacisë u arrestua vetëm për disa mijra euro të abuzuara, e kujt mund ti shkonte në mënd që pasi OSBE ta kishte akuzuar Ramën se kishte 200 milionë euro të fshehura, BE e SHBA do të mbyllte sytë për karagjozllëqet e tij ?

MANI,USA.19/06/2021 22:48

HEU, LULIT PO I NIS NJË LETËR TË HAPUR; EU, LULIT DO I QINDIS NJË SEDËR TË
KAPUR! ËËËH, LETRA E HAPUR DHE, SEDRA E KAPUR; SIKUR EDI RAMA NËN PS;
SHIKUR KËRDI DRAMA RËN RS!! QË 30 VITE, KE TRIDHET VRITE; DUKE VJEDHUR,
DUKE TREDHUR, SI LIRINË, DEMOKRACINË, PAVARËSINË! KËTU NË SHQIPËRI OH,
KËTU NË SHTIPEGRI; NUK SHKON ASGJE PËR MBARË; NUK SHKON ASGJE TERË
SHKARË; GJËR VRARË DHE SHARË; DUKE KORRUPTUAR, HORRUKTUAR, DUKE
BLERË VOTAT, DUKE NGRERË NOTAT; TEK SHITUR PASURINË SHETËTRORE, DUKE
SHKITUR DASHURINË SHKRETËHORE; VETËM OH, VETËM,PËR KARIERA PËRSONA-
LE, AHIII, PËR BARIERA TËRSOGALË; DUKE PRAPTUAR, KUKE RRAPTUAR; AHIII ORE,
ASGJASUAR, KRAHASUAR, SIKUR NË XHUNGLËN E SAHARËS, FIKUR NË CUNGLËN E
VARSFARËS; DUKE VRARË, SHARË, PËRÇARË, PËRSKARË; NËN DHUNË, PËRDHUNË,
QË NA PËRZUNË, PAKTHIM, MASHTRIM; QË TROJET E SHQIPTARISË DUKE UA FALUR
PA U NDALUR, TRAGJEDISË, PRAGJEGRISË, OUUU, RUSO SERBO GREKO MAFISË OH,
PUSO VËRBO FERRKO MARRËZISË!!. TË FALA REFUGJAT LUFTË KOSOVË-MANI,USA.

Jeta19/06/2021 21:10

O moj Shqypni, e mjera Shqypni!
Kush te ka qitun me krye n'hi.....!?
A do bahesh ndoj here "Zonje e rande"
Qe ne, bijte e tu te t'thrrasim "NANE" !?!?!?

Skrapari19/06/2021 17:23

Agim! Te puth ne lule te ballit per cka i sugjeron kryetarit te PD-se. Intelektualit perendimor. Keto dite po shoh e ndjek neper tv te ndryshme te ashtuquajtur analiste. Nder ta vecoj vetem nje emer, ky eshte Artur Zheji. Duhet degjuar me vemendje te tjeret plehra ndyresira qe bejne pis shoqerine shqiptare. Nje pjese e tyre para fushates gjasme mbeshtesnin PD-ne sepse mendonin te perfitonin sepse ceshte e verteta te gjithe prisnin fitoren e saj. Sot kjo kategori me ne krye Ydh Rakipin bytheqirin ,Fatos Lubonjen apo Andi Bythshatin na tregojne si duhet te demokratizohet PD nderkohe qe as nje fjale per PS-in dhe Edvin bytheqirin parti plehre dhe lidership ndyresire. Tani me thoni mua as kam te drejte per keto qe them? Ku e ka demokratizimin partia e zeze me emrin PS?

Selim Rroshi19/06/2021 16:49

Aman te gjithe kostatues per gjera qe i dime. Qe nga Luli dhe ju penat.

Lek19/06/2021 16:35

Nuk e shoh tè drejtè qè pèr tè luftuar tè keqen tè bèhemi tè kèqinj jo.Duhet tè jesh i drejtè edhe kur gjith bota èshtè kundèr teje.Nèse tè keqen e pèrqafon shumica atèherè rrezikojmè tè pèrballemi me ndèshkimin e Zotit por nèse shumica reziston duke qèndruar e mirè atèherè ka shpresè qè Zoti mund ta largojè qeverinè e keqe sepse duke pranuar tè keqen u bèmè vendi i vetèm ateist nè botè duke sfiduar dhe Zotin vetè.Shqiptarèt nuk kanè nxjerrè mèsim, shkojnè nga gènjeshtra, a nuk futèn gjith pasurinè e tyre nè firmat piramidale, a nuk shkuan nè vetèvrasje dhe depresion shumica e shqiptarève duke i besuar gènjeshtès vuan pasojat por tani kjo gènjeshtèr po e vjedh dhe shpirtin e njeriut duhet ta denoncojmè tè keqen jo tè strukemi prej saj.Duhet patur guximi i njè fèmije tè pafajshèm qè tha se mbreti ishte lakuriq kur tè gjithè lavèronin rrobat e tij qè nuk i kishte.Nèse lavdèrojmè tè keqen do bèhemi tè gjithè tè kèqinj.

t19/06/2021 16:31

Ke trokit ne nje dere te shurdhet o zotni.Luli dhe opozita e pati ne dore rame&rilindjen ta rrexonte qe ne shkurt 2019 dhe nuk ja mbajti b.....prandaj nje zot e di si do i shkoje filli kesaj pune

Shto koment

Denonco