Përshëndeteni Bin Ladenin me portretin e Asdrenit

Përshëndeteni Bin Ladenin me portretin e Asdrenit

Nga Klodian Tomorri - 17/06/2021

Emetimi i kartmonedhës së re me prerje 10 mijë lekë shkaktoi jo pak debate për tematiken, dizajnin por edhe portretin, që duhet të ishte aty. Por debati i vërtetë është; A i duhet ekonomisë shqiptare një kartmonedhë me prerje kaq të madhe? Dhe kush janë përfituesit më të mëdhenj nga kjo?

Çështja e parë është e debatueshme dhe mund të ketë argumenta nga të dy krahët, qe e mbështesin ose jo hedhjen në qarkullim të një kartmonedhe me vlerë ligjore të madhe. Por pyetja e dytë ka më pak debat. Përfituesit kryesorë të emetimit të 10 mijë lekëshit janë krimi dhe rryshfetxhinjtë në të dy ekstremet e spektrit të korrupsionit si rryshfetmarrësit ashtu edhe rryshfetdhënësit.

Prerjet e mëdha lehtësojnë levizjen e cash-it dhe ia bëjnë më të lehtë jetën djemve të këqinj. Konsideroni vetëm këtë shembull. Për të dhënë një rryshfet 1 milionë euro nevojiten vetëm 1 kilogramë kartmonedha 500 euroshe. Por nësë i njëjti rryshfet do të jepej me kartmonedha 20 euroshe do të duhej një thes 25 kg i rëndë dhe shumë i madh në përmasa. Ne nuk i dimë raportet e sakta të peshës për lekun, por është e qartë se 100 milione lekë rryshfet do të kërkonin një thes të madh me 1 mijë lekësha dhe vetëm një pako të vogël elegante me 10 mijë lekësha.

Ne Bashkimin Europian kartmonedha 500 euro u pagëzua me emrin Bin Laden. Arsyet ishin dy. Së pari, ashtu si Bin Ladenin edhe 500 euroshin, shume njerëz e dinin që ekzistonte, por shume pak e kishin pare ndonjëherë. Sipas vetë Bankës Qendrore Europiane, më shumë se 54 për qind e qytetarëve të BE-së nuk kishin patur kurrë në dorë një kartmonedhë 500 euroshe. Së dyti, prerja 500 euro u shndërrua në kartmonedhën kryesore të financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar. Jo më kot ish ministri francez i financave, Michel Sapin, dikur pati deklaruar: Ne nuk blejmë ushqime me kartmonedhën 500 euro, por bota e nëndheshme e përdor gjerësisht atë për biznes.”

Sipas përllogaritjeve të Bankës Qendrore Europiane, 70 për qind e kartmonedhave me prerje 500 euro zotëroheshin nga krimi i organizuar ose organizatat terroriste. Kjo ishte arsyeja se pse BQE në vitin 2019 ndaloi emetimin e fletushkës vjollcë.

Në SHBA, një grup ekonomistësh nga Universiteti i Harvardit me në krye ish sekretarin e thesarit, Larry Summers, i kanë propozuar qeverisë amerikane që të “vrasë” 100 dollarëshin për t’ia bërë jetën më të vështirë krimit. Madje sipas tyre, të njëjtin shembull duhet të ndjekë edhe Britania me prerjen 50 pound si dhe Zvicra me 1 mijë frangëshin e saj.

Në Shqipëri industria e rryshfetit është gjerësisht e përhapur dhe e ndarë mes euros dhe lekut. Por tani edhe Shqipëria do të ketë “Bin Ladenin” e saj me portretin e Asdrenit të stampuar në të. Ndoshta si pjesë e planit të Bankës së Shqiperisë për të inkuruajuar përdorimin e monedhës kombëtare në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Ndaj rryshfeti për një leje ndërtimi apo tender këtej e tutje do të peshojë fizikisht më pak dhe nuk do të kërkojë çantat e mëdha të zeza si më parë. Ministrat, kryetarët e bashkive dhe drejtorët e institucioneve publike nuk mund të jenë, përvecse të lumtur. Me gjasa, më shumë se 80 për qind e fletushkës së re me portretin e Asdrenit, do të jetë në duart, bodrumet apo oborret e vilave të tyre.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.18/06/2021 05:33

HEU, PËRSHENDETNI BIN LLADENIN ME PORTRETIN E ASDRENIT! EU, MËRRSHETRE-
RENDIN BIN LADENIN 500 EURO ME ASDRENIN ME DHJETË MIJË LEKË SHQIPTARIE!..
AHIII, NË ÇFARË SHKALLE T'INFLACIONIT KA RENË EKONOMIA SHQIPTARE,SA PËR 20
EURO,DUHËN ME DHJETA KG APO ME THASË TË MËDHENJ BANKNOTA NGA DHJETË
MIJË LEKË; AHIII, ÇFARË KATASTROFË KA RËNË EKONOMIA SHQIPTARE,DUKE INJO-
RUAR DHE IRONIZUAR EDHE ME FYTYRAT ME VLERA TERË KOMBËTARE DHE NDËR-
KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE! DUKE RËNË NË NIVELË TË BIXHOZIT,KORUPCIONIT,
SIKUR DIKUR,DINARI JUGOSLLAVË,QË RROGA NJË MUJORE NUK KUSHTONTE AS SA
DHJETË CENTË TË MARKËS GJERMANE, AS SA NJË BILETË AUTOBUSI 20 KM MU NGA
DRENASI,QENDRA E DRENICËS E,GJËR NË PRISHTINË; PORSE,NGA KJO KATRAHURË
VATRASKURRË,QË KRISI LUFTA DHE U SHKATRRUA JUGOSLLAVIA; HEEEJ O,KUSH PO
LUAN ME FATIN, TË NGRATIN E MBARË SHQIPTARISË,SI POPULLKOMBI M'I LASHTI O,
M'I STËRLASHTI,QË PSH, LEKA I MADHË SIPAS BIBLES QE PERSONIFIKIM BIBLIK,TEK
BËRI RIFORMATIMIN E BOTËS MBARË NJERËZORE,QË NGA PELLAZGO ILIRO SHQIP-
TARIA E,GJËR TEK INDIA; KËSHTU ËKZISOJNË DOKUMENTE TË SHKRUARA O,MU NGA
ARHIVAT E USA NË AMERIKË; HEJ, MOS E TURPËRONI GADISHULLIN PELLAZGO ILIRO
MBARË SHQIPTARINË; OUUU, PELLAGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË!! NGA MANI,USA.

Shqiptari17/06/2021 14:07

TË GJITHË SHQIPTARËT E KUJTUAN SIKUR AJO FYTYRË NË ATË KARTMONEDHË ISHTE STAMPUAR FYTYRA E KUJTIM GJUZIT, SI SIMBOLI I ATYRE DEPUTETËVE PLEHRA QË U BLENË ME KARTMONEDHA TË TILLA, DHE U DEKLARUAN E U NJOHËN GJERËSISHT TEK POPULLI SHQIPTAR SI BANDA E QELBËSIRËVE SHPËTIMTARË TË PUSHTETIT KRIMINAL TË EDVIN RAMËS!
SIKUR ATA QËLBËSIRË TË MOS ISHIN FUTUR NË ATË PARLAMENT NDYRËSIRASH, PUSHTETI I EDVINIT TË SURRELIT DO TË ISHTE RRËZUAR QYSH NË 2019!!!
PRANDAJ FYTYRA E KUJTIM GJUZËVE TË PARLAMENTIT ËSHTË E KAMUFLUAR NE KARTMONEDHËN 10 MIJË LEKËSHE SI FYTYRA E ASDRENIT!

Momenti.17/06/2021 10:37

D , M , TH . po nuk u pëlqeu juve , a dikujt nuk i vjen për shtat ju nuk ja dërgoni inicuesit të këti reagimi?

Momenti.17/06/2021 10:32

Z. Tommorri !
Sigurisht që ato që citon , qëndrojnë , por janë dhe vetëm njëra anë e medaljes ,ku exaktësisht duhet ta argumentojnë specialistët që e iniciuan e diskutuan dhe vendosën për përdori.in e saj .
Krahas së të mirës paralel hecën dhe e keqja .Përderisa ka hajdutë ne nuk duhet të prodhojmë bukë se na e vjedhin Hajdutët ?
A . NOBEL shpiku dinamitin , ku dhe tha :... ..njerëzimi do të zhvillohet me hapa shum të shpejta me këte lëndë . .... por ajo u mor edhe nga maskarenjt ku nuk llogariten dëmet shkaktuara etj.
Gjithmon duhet të kërkosh dritë në fund të Tunelit , dhe JO të shohësh vetëm errësirë .

Shto koment

Denonco