Kë po paguajmë 100 milionë euro?

Kë po paguajmë 100 milionë euro?

Nga Klodian Tomorri - 15/06/2021

Njerëzit dëgjojnë që sektori publik është zgjeruar me 20 mijë vetë vitet e fundit dhe ndoshta nuk u bën shumë përshtypje. Por nuk është aq e thjeshtë.

Paga mesatare në shtet është rreth 54 mijë lekë në muaj. Për 20 mijë vetë janë plot 120 milionë dollare ose 100 milionë euro në vit, që paguhen nga taksapaguesit.

Çështja është kë po paguajmë?

A kemi ne 20 mijë mjekë më shumë në spitalet tona publike? Nuk i kemi. Edhe ata që i kishim, po na i merr Gjermania.

A kemi ne 20 mijë mësues më shumë në shkollat tona publike? Nuk i kemi. Madje numri i shkollave është ulur për shkak të rënies së numrit të nxënësve.

A kemi ne më shumë policë?  Ndoshta. Por a kemi më shumë rend dhe siguri? Nuk kemi. Përkundrazi, kemi më shumë vrasje, më shumë armë dhe më shumë krim.

Pra pyetja mbetet kë po paguajmë 100 milionë euro në vit? Ndoshta orekset e militantëve të partisë, të cilët sistemohen nëpër borderotë e shtetit.

Janë shpenzuar gati 1 miliardë euro për Shqipërinë dixhitale, por administrata fryhet dhe korrupsioni rritet.

U bë reforma territoriale, por zvogëlohet numri i bashkive dhe rritet numri i punonjësve.

Koncesionohet gjysma e shërbimeve publike te privatet, por administrata dhe ryshfetet vetëm rriten.

Kë po paguajmë? Dhe për çfarë? Kjo është çështja.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.16/06/2021 06:12

KË PO PAGUAJMË 100 MILION EURO MË SHUMË PËR 20 MIJ VETË,VITET E FUNDIT?!
NË ARSIM NUK JANË SHTUAR 20 MIJ ARIMTARË, PËRKUNDRAZI JANË ZVOGËLUAR!
N'SHNDETSI S'KEMI 20 MIJ MJEK MË SHUMË, DHE KËTA PAK PO I MERR GJERMANIA!
NË POLICI DHE SIGURI NUK JANË SEPSE GJENDJA DHE VRASJET PO SHUMOHËN!.
PO ATËHERË,KË PO PAGUAJMË 100 MILION EURO TEPËR, 20 MIJ VETË MË SHUMË?!
SI DUKET QË 20 MIJ VETË DHE 100 MILION EURO PAGUHËN NGA TAKSA E POPULLIT
MË TË VARËFËR TË SHQIPËRISË, PËR MILITANTËT SHPIJUNA TË PARTIVE OH,PËR
TË SHPJUNUAR DHE SIGURUAR ME HAJNI DHE TRADHËTI,PËR VAZHDIMIN E MANDA-
TEVE,TË TRAKTATEVE,TË URDHËHEQJES SË KORRUPTUAR OUH, T'KURTHËDREQJES
SË HORRUKTUAR,PËR VAZHDIMIN OUH,PËR GRAZHDIMIN,DHE SHTYPJEN, MBYTJEN,
E POPULLKOMBIT MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARË,DUKE SHITUR, SHKITUR,
INETERESAT KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE; KJO ËSHTË SI TRDHËTI KOMBËTARE!!.
MANI,USA.

Balo Bna15/06/2021 15:57

Bravo
Sapo deklarove vijen opozitaret ne Shqiperi qe shqupi nuk e ben dot...
Eshte e vetmia fushe ku kellufi i Kristaq Rames nuk ja ka haberin...ekonomia
Bravo

Fiku bashkis15/06/2021 15:06

Pergjigja esht shum e thjesht zoti gazetar, po paguajme patronazhistet ose ndryshe hafijet e aleances se qelbesirave. 110 milion te tjera Beketi, dhe ja ku dolem ke ara Tares, per pensionistet shtohet nga nje 2000 leksh i vjeter ne vit!

Shto koment

Denonco